Roja i godinës së Partisë Demokratike, Pëllumb Matraku i dorëhequr nga detyra disa ditë përpara protestës së thërritur nga ish-kryeministri Berisha, rrëfen në një koment në Facebook arsyet e vërteta të largimit të tij pas vitesh të tëra pune në këtë seli.
Matraku tregon se brenda selisë së PD në ditët e fundit qarkullonin njerëz me armë dhe të kërkuar nga policia dhe kjo sipas tij ishte një ndër arsyet e vërteta të largimit.
“Aty menduan se po më bënin viktimë”, shkruan Matraku
E paprecedentë ishte ajo që ndodhi ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike. Militantë të Sali Berishës pushtuan katin e parë të godinës, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama.
Lulzim Basha kërkoi ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur me vonesë sipas tij, duke marrë në kontroll situatën. Policia ka rrethuar me shirit ‘skenë krimi’ godinën..
Policia ka shoqëruar deri tani 50 persona, dhe janë arrestuar 11 persona. Nga protesta ka pasur edhe disa të plagosur por nuk dihet ende numri i tyre.
KUR KISHTE NJEREZ TE ARMATOSUR PSE NUK SHKOVE SI QYTETARE NE PROKURORI ?
KUR KISHTE NJEREZ TE SHPALLUR NE KERKIM PSE NUK TELEFONOVE POLICINE ?
PSE MOS TE MENDOJE QE JE I MANIPULUAR NGA KOMUNISTI BERRISHA PA DASHUR TE MARE NE MBROJTJE BASHEN PASI PER MUA JANE NJESOJE
.PD ESHTE PARTI KRIMI RRIGACESH DUHET TE SHKRIHET DHE TE NDERTOHET NJE PARTI E RE ME KRRITERE PER ATA QE DO ANTARSOHEN .