Ish-kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli ka reaguar pas protestës së dhunshme të zhvilluar një ditë më parë te selia e Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Me anë të një shënimi në “Facebook”, Kadilli shkruan se Berisha dhe Basha nuk mund të jenë e ardhmja, ndërsa shpreh keqardhje për demokratët të cilët u dhunuar ditën e djeshme.
“Dua të rithem edhe një herë, ndoshta për të një mijtën herë: E VETMJA mundësi që PD të mbijetojë është të largojë si Bashën dhe Berishën nga drejtimi.
Basha nuk ka të ardhme politike si udhëheqës!
Berisha nuk mund të jetë e ardhmja! Dje, mbaroi edhe projekti i Berishës për të rithemeluar PD-në.
Dje, unë ndjeva një keqardhje të thellë dhe të hidhur në shpirtin dhe në mendjen time për demorkatët e thjeshtë të rrahur, të përhumbur, të pashpresë.
Është koha që demokratët të mos e shohin të ardhmen si një dënim ose me Bashën, ose me Berishën, por si vullnet për të ndërtuar një parti demokratike, me konkurencë të ndershme dhe vlera morale. Vetëm një parti e tillë do tërheqë pas vetes shumicën e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Çdo projekt tjetër, çdo iluzion tjetër do jetë disfata e e rradhës”, shkruan Kadilli.
O Kadill… Per cilet demokrate te vjen keq… Per ata qe i bindjen nje hitleruci si Berisha dhe si haxhiqamilistet duan ti vene flaken Shqiperise. O Kadill… Duhet vertet nje rithemelim I PD por duke demaskuar dhe flakur tej Berishen dhe primitivet è tij qe te shnderruar ne vegla idiote jane edhe ata fajtore.Meso pak nga Bejko Kadill.. Ka bere kthese te plote. Desh e pagoi. Por nje dore ne revani dhe nje ne ballava nuk mundet.
Kadill me vjen keq per ty se coc u duke,por qenke me rrush se ata qe u rrahen .Mos i merr ne mbrojtje injorantet vandale qe Skane ci bejne gomarit dhe i bien samarit.Cpune u prishte godina atyre dhe ty bashke me ta.
Kadilli degjo ketu basha dhe berisha jane bashke kur amerika e nxori person te pa deshiruar saliun ai i tha bashes qe po qene te dy bashke nuk do kete njeri ne pushtet qe ti mbroje sepse partia demokratike do shpallej parti e pa deshiruar prej perndimit keshtu si po i bejn gjerat shpresojn tia hedhin botes dhe demokrateve berisha nuk ka hallin e tij politik por ka hallin e çupes se tij djalit te tij dhe pasurise qe ka shpresen e ka vetem te basha qe ta ndimoj besome eshte nje loje e qelbur qe po ben berisha dhe basha jane bashkeeeeeee
Jam absolutisht dakord me ty o Kadill dhe vleresoj qendrimin tend prej kohesh.Pyetja eshte se kush mund te marre drejtimin ne PD qe ta ndryshoje kete parti karagjozesh,maskarenjsh dhe njerezish pa dinjitet.A mund te jete ky/kjo Salianji,Grida,Paloka,Muli,Vokshi etj etj etj.Ne ate parti nuk gjallon asnje figure e besuar,perfshi dhe ty.Shkolla e SB i ka kalitur vetem pabesine,dhunen,vjedhjen e mashtrimin,pabesine te gjithe atyre intelektualeve qe militojne aty.
Shqiperia pas 30 viteve nuk do te ishte kjo qe eshte po te mos e ideonte me malokerine e tije plaku djall.Nje shkemb budalla dhe i lig,u shkeput nga mali dhe beri gjemen ne fushe.