Kryeministri Edi Rama nisi sikurse kishte paralajmëruar në Facebook bashkëbisedimin live me demokratët pas protestës së dhunshme të zhvilluar një ditë më parë në selinë e PD.
Rama ka sulmuar Lulzim Bashën dhe Sali Berishën duke thënë se ata janë të dy përgjegjës për situatën e krijuar dje në selinë e Partisë Demokratike.
“Ndodhia e djeshme ishte shumë e rëndë për demokratët por edhe për të gjithë Shqipërinë. 3 a 4 miq të huaj më kanë marrë të më pyesin të habitur: “a është e vërtetë që selia e PD është sulmuar nga mbështetësit e saj”.
Lajmi mori dhenë, është absurd, sa i rëndë, aq edhe qesharak sa në një vend demokratik, sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj. Nuk ka ndodhur asnjëherë diçka kaq ekstreme që shkon përtej cdo logjike dhe sigurisht shumëkush mund të mendojë se për mua është e mirëseardhur.
Nuk i vë faj kujtdo që mendon se është e mirëseardhur në aspektin cinik të politik por një zhvillim i kësaj natyre që patjetër e dobëson ushtarin politik, në fakt e godet vendin, godet shoqërinë dhe të gjithë ngrehinën.
Kjo dëmton dhe gjithë kornizën institucionale të vendit. Kjo është përgjegjësia e dy personazheve pa asnjë vizion ardhmërie, pa asnjë projekt politik, pa asnjë mesazh më të fortë sesa akuza se kush nga të dy është shërbëtori im. Pikë e zezë”, u shpreh Rama.
Nuk ja vlen me dhe nuk eshte ne interes tuajin si Qeverri dhe vet shqiptareve ,
ti japesh Vendejn e Panevojeshme shperthimit te Mutrave brenda Halese PD .
Nji fjale e urte popullore thote qart ;
Qendroj?mutit large nqs sdo te ndotesh / qelbesh ,
prej tij (sali & luli jane thjeshte muti i fermentuar brenda Halese 30 vjevare PD qe shperthyen brenda saj )?
Normal. Te dy sherbetore kane qene, brez pas brezi. Zihen kot.