Berisha mohon dhunën: Gazi i parë u hodh nga Basha, pala tjetër s’ka asnjë të gërvishtur

9 Janar 2022, 15:00Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha jashtë selisë së PD, ku u rikthye një ditë pas protestës tha se protestuesit nuk ushtruan dhunë, por iu përgjigjen personave që i qëlluan me karrige dhe tavolina nga Brenda selisë.

“Ne jemi revolucion paqësor! E pe si u qëlluan protestuesit me karrige dhe tavolina! Sigurisht që ka reagim, nëse ti merr tavolia dhe t’ia hedhësh tjetrit kokës, normal që do këtë reagim. Ju patë vrasës që reagonin si bisha të tërbuara protestuesit”, tha Berisha.

Ai është justifikuar me faktin se pala e Lulzim Bashës provokoi turmën me hedhjen e gazit. “Kush e hodhi gazin?! Ata hodhën gaz, gazi i parë u hodh nga Lulzim Basha! Kjo sigurisht që revoltoi. Ai hodhi gaz dhe erdhi në katin e parë, s’mund të shtrohet kjo pyetje, protestuesit. Ka njeri të gërvishtur nga pala kundërshtare? Asnjë, kjo është protesta!”, tha ai.

2 komente në “Berisha mohon dhunën: Gazi i parë u hodh nga Basha, pala tjetër s’ka asnjë të gërvishtur”

  1. Sara says:

    Mesazh i qarte per barbaret e vet: s’keni bere detyren, asnje i lenduar nga pala tjeter….

  2. BABALE i pd says:

    Po ky eshte komuniste kriminele dje per kete plehre nuk ishte asgje ky ne 1997 dogji vendin dhe thoshte asgje jo dje sa here e kane thyere kryeministerine keta terroriste dhe thoshin asgje jsne mesjetare njerez pylli te thyesh djegesh per keta eshte normale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje