Nga Skënder Minxhozi
Në dhjetorin e vitit 2018, nja njëzet mijë studentë e nxënës shkollash, megjithë prindërit e tyre, mbushën rrugën e Durrësit në protesta disaditore me kërkesa kryesisht ekonomike. Ajo lëvizje, ku nuk u thye asnjë xham, por ku pati pjesëmarrje masive, aq sa u mbush e gjithë Rruga e Durrësit, provokoi largimin e tetë anëtarëve të qeverisë Rama. Ishte rasti klasik kur një presion “i butë“ i prodhuar nga masiviteti, e jo nga shashkat, gurët apo heshtat, prodhoi një përmbysje qeveritare të paprecedentë në dekadën e fundit.
Ajo ngjarje ka hyrë në fjalorin politik të tranzicionit shqiptar si një dukuri e rrallë dhe nga shumë anë e papërsëritshme. Arsyeja ka qenë një dhe vetëm një: protestat i kanë thirrur dhe më pas i kanë përdorur partitë politike, duke organizuar transportin, pagesat dhe madje edhe ushqimin e atyre që kanë sjellë nga rrethet. Për këtë arsye kemi pasur protesta për motive kryesisht politike, të vogla, agresive dhe të dominuara nga militantët e jo nga qytetarët.
Kjo e Sali Berishës në oborrin e Partisë Demokratike, ishte antipodi më i largët i imagjinueshëm, me protestën studentore që shkundi realisht nga themelet Edi Ramën. Ishte pikërisht gjithçka që s’duhet të jetë një protestë që aspiron të arrijë diçka pozitive. Edhe për ata që e organizojnë.
Protestat e dhunshme si ajo e djeshmja, janë gjithnmonë protesta të vogla në numër. Janë grumbullime militantësh fanatikë, e jo manifestime të një konsensusi të gjerë qytetar. Një protestë agresive ka të gjitha gjasat të krijojë tension në një territor të ngushtë, të provokojë frikë dhe terror tek ata që e shohin ose e pësojnë, e të fashitet më pas duke dëmtuar edhe vetë ata që e krijuan.
Këtë mëson tranzicioni shqiptar 30 vjeçar, ku azapët e jeniçerët që kanë sulmuar mure, dritare, zyra, institucione dhe kane thyer e djegur, më pas janë zbythur duke lënë pas zhgënjimin e pjesëmarrësve dhe përbuzjen e pjesës tjetër të shoqërisë.
E tillë ishte protesta e Sali Berishës. Një politikani që të vetmin ritual dhe markë dalluese ka dhunën. Na ktheu edhe të shtunën për pak orë në vitet ’90, në atë dekadë ku mbretëroi dhunshëm përmes burgosjes së gazetarëve e djegies së redaksive, përmes futjes në burg të kundërshtarit kryesor sapo u ngjit në fronin e pushtetit, dhe ku la pas një bisht tragjik vdekjesh e krizash të thella në ditën që la Presidencën.
Vetëm se këtë radhë, një detaj esencial e la në baltë Doktorin. Një detaj që s’e kishte imagjinuar kurrë vendosi në fakt, ende pa nisur, fatin e Vaterlosë së tij në dyert e partisë që drejtoi për 22 vjet. Ishin numrat e vegjël të pjesëmarrësve në protestë ato që e vulosën vetë fatin e protestës.
Berisha dhe i gjithë shtabi i tij politiko-mediatik u kujdesën që ta përgatisin javë më parë opinionin publik shqiptar se në tetë janar do të ishte dita kur do të formalizohej me “një lum njerëzor” largimi i paapelueshëm nga zyra i Lulzim Bashës. I vendosnin këtij akti një aureolë gazi e hareje, talljesh banale nga ato që gjen vetëm në Tik-Tok, e paraqisnin si punë të mbaruar marrjen e selisë së partisë, duke paracaktuar edhe fatin e këtij apo atij zyrtari që do të gjenin në zyrë. Talleshin e kënaqeshin duke dëgjuar vetveten, më shumë sesa duke parë realitetin në sy e duke bërë llogari me mendje të ftohtë.
Në 20 dhjetor të vitit të shkuar Berisha organizoi një protestë në dyert e Kryeministrisë kundër takimit të “Open Balkan“ mes liderëve ballkanikë. Vetëm dhjetë ditë pas kongresit-miting në Air Albania dhe dy ditë pas referendumit “më 44 mijë vota për largimin e Bashës“, Sali Berisha ishte i pari që u habit e u mpak nga numri i vogël i pjesëmarrësve. “E organizuam me nxitim dhe në pak orë“, ishte justifikimi i Foltorasve.
Në fakt paska qenë paradhoma e 8 janarit, ditës kur rreth një mijë veta rezultuan shumë të paktë për të larguar nga selia jo Lulzim Bashën, por madje edhe Gaz Bardhin, me të cilin janë tallur e ironizuar banalisht ata që erdhën me matrapik e shkallë bojaxhinjsh në krahë. Numrat lanë në baltë ende pa nisur fushatën e Sali Berishës për të rimarrë Partinë Demokratike. Numrat janë “kleçka“ që askush brenda Foltores nuk e kishte vënë re, sepse e kishte autosugjestionuar veten se kishte pas shpine gjithë Shqipërinë, e ndoshta edhe Kosovën e Maqedoninë e Veriut.
Foltorja ra nga pesha e madhe e pritshmërisë që krijoi. Ra nga flluska që fryu për javë të tëra, duke premtuar përmbysje, ndërkohë që s’kishte ushtarë as për të larguar nga puna rojen e parkingut të PD. I cili u dorëhoq pas shumë vitesh shërbimi në atë seli, mesa duket për të mos parë gropën e zezë ku e katandisën partinë ata që deri dje i dinte për tribunë e heronj. Nuk është i vetmi i zhgënjyer këto orë fatkeqësisht.
Po meqe paska pasur vetem 1 mije vete as sa per te larguar rojen pse u desh nderhyrja e policise qe ne fakt erdhi me kerkese publike te atyre qe kishin mbushur breket brenda ?!?!?
Edhe kur grinden 2 vete nderhyn policia. Kur grinden njemije nderhyn shume policia
Ata qe kishin mbushur breket, ja mbushen bythen saliut… Le ta mbaje tani qe e hengri sa krahu…iku vdiq… MBAROI me turp si LEGEN.
Te lumte
Policia Lenc shkoi jo se ata kishin mbushur breket siç te shkon mendja ty por se kishte nga ata qe kishin frike se ishin pa breke si puna e Gaz Bardhit ,ndaj dhe u dha alarmi.Kjo ishte aresyeja se perse shkoi policia.
Berishistet duhen te shpallen Organizate terroriste . Berisha duhet te arestohet .
Oskender matjani, ju mingjoset jeni ngref e llastu shume ne kohen e dulles, nje mut jeni te gjithe.
NË FAKT TI O ANDUSH JE NJË MUT MUTI QE FYEN NJË NJERI TE NDERUAR SI MINXHOZI.
…me xh Jo me gj.?
Po si flet keshtu ne publik, me fjalor vulgu, ti qe paske emrin Landy! Në se ke argumente, kundershtoje, mos u merr me biografite, se ai sistem qe merrej me to, ka cofur. Te gjithe thone që ishte skene turpi e krimi ajo qe pame, kurse ti…
Bukur dhe sakt jeni nje analist me logjikë te ftoht
ZOTI MINXHOZI,
THONE: QENIT KUR I VJEN NGORDHJA PSHURRE SHTEPIN E VETE.
Ke te drejte Skender. Dhunen nuk e do kush. Sidomos dhunen Berisha.
Jo një mijë që s’ishin por në obor ishin më shumë makina se protestues , nga ata nja 10 Anëtarë të Komitetit Qëndror të Rithemelimit me në krye Kryeanëtarin , nja 20 truproja te rrethuar nga nje BRIGADË PUNE SHKATERIMI prej 150-200 veta ,të paisur me vare , leva ,kazma ,lopata matrapikë , shkallë bojaxhiu , çanta , qese të mbushura me gurë , nja 300 kameramanë e gazetarë , që kryeanëtarit i dukeshin 44000 referendarë !
Si gjithmone , analizat e Minxhozit goditin ne shenje . Perkrahesit e Foltoreve , jan e pakice e pakices . Mjafton ky fakt , per te gjykuar fundin e sajusit te Foltores . Foltoria edhe nga emri kuptohet se c’eshte nje tubim , ku behen fjale . kjo mund t e quhet e dhe fjaletore . Pervec numurave , qe i ka spjeguar bukur Skenderi , suksesi varet edhe nga motivi . Ne rrastin e foltores , motivi eshte te mbrojne Sali Berishen nga non grata . Jane thjesht mercenare . Sa per numurat , ato do te jen ezvogeluar edhe me , pas dite se djeshme . Ata jane njerez dhe bejne pyetjen ? Per se po sakrifikon ? Saliu nuk ka ndryshuar , metoda e tij ka qene dhe mbetet dhuna . Me guxim , prej krimineli , e quan levizjen revolucion . Pra e thote vete , qe eshte leninisti i fundit ne planet . Organet ligjzbatuse se si e lene te lire , kete kriminel potencial , ata e dine vete . Saliu ka kryer dhjetra krime ne te njejten kohe , pervec , qe ka damken , Nongrata .Bukur e tha nje qytetare dje , jashte protestes . Saliu , tha ajo ,ka pasuri gjysmen e Tiranes . Zgalem
O ti “futja kot, kur ja fut ja fut plakes tate mor car. Po komenti per vete mor kellire ca ke me te tjeret mor bole.
Ato robt ku i ke e se i ke a i ke mire
Ke te drejte Skender, por eshte edhe nje faktor tjeter qe numrat e Saliut jane ne zvogelim. Ne keto grumbullime nuk eshte e vertete se vene simpatizantet e Berishes. Kjo ishte e vertete para shpalljes se tij “non grata” nga ana e Amerikes. Ne protestat e meparshme ishin jo vetem simpatizantet e Sali Berishes por edhe shume te tjere qe donin ndryshime. Sot pjesemarresit jane zvogeluar ne maksimum, sepse shumica e ka braktisur spiunin serb. Ata qe shkojne ne keto mitingje, mbas shpalljes nga ana e Amerikes qe Saliu eshte armik i demokracise, jane vetem spiunet dhe idjotet qe nuk shkulen nga besa e dhene per te vjedhur. Nga keta 1000 apo 2000 ndjekes, 1500 jane idjote dhe 500 jane spiune. Numri do zvogelohet dhe aty do mbeten vetem turpi i kombit. Me ne fund Ismaili do shkruaje librin e famshem “Sali Berisha me 200 spiune”.
Vetem nje spiun nuk terhiqet dhe te gezoje gjene e vjedhur dhe pleqeri te mbare. Padrinua nuk e le….Qellimi i serbit dhe Rusit eshte ta beje Shqiperine rrumpalle. Te rroje Amerika qe i hapi syte shumices….
Andi,
Familja Minxhosi nuk ja ka pase per pese as Dulles e as Saliut.Jane nje Familje elit ne Shqiperi.Kane shkelqyer gjithandej,fale punes te ndershme dhe shkalles se inteligjences qe i karakterizon.Kush ka patur fatin ti kete kolege ,shok apo miq jane ndjere me fat dhe te nderuar.Mjaft me balten qe doni te beni pis vlerat e ketij vendi.
Berisha eshte kthyer me kohe nje figure e urryer per te gjithe shqiptaret. Ata pak qe i shkojne pas, jane disa te manget nga trute e disa jane spekulatore te cilet Berisha shpreson ti perdore ata, dhe ata (nga ana e tyre) shpresojne te perdorin Berishen. Disa shkojne per vende pune e disa per vend deputeti. Berisha eshte tashme shembulli me i keq se si NUK duhet te jete nje politikan. Kjo karikature groteske nuk ben dot numura, pervec nje numri te vetem qe do ti vendoset ne bluzen e burgut per krimet, vjedhjet dhe korrupsionet qe ka bere. SHBA-te na erdhen ne ndihme, dhe i varen ne qafe tabelen “non grata” per t’ia hequr qafe shqiptareve. Faleminderit atyre.
Artikull ekselent.Bravo Skender i bere nje analize te perkryer perpjekjes per ‘ grusht shteti’ si ajo e vitit 1998 te Vucidolit. A kishte pamje me domethenese kur plaku i marrosur ne diten me te zeze te tij, ne diten e fundit ne politike shoqerohej per ne shtepi nga Geringu i pds Kryevagabondi Muli horri, komandanti i uniformave kafe qe dogjen bunkerin e Tiranes para disa vitesh ,neonazisti Belind kerrici, si dhe nga qejflija e merzitur ne kulm Floriana me kreherin ne xhep per ti rregulluar floket plakut kur ja mer era e revolucionit.
Ky iskander perendimori nje pseudoanalist i varfer ne llogjike, kampion ne vrer dhe I ceket ne analize. Sigurisht qe tyja o Mutjane (qenke Matjane) keshtu ti nxjerr mushka drute. Ti te duket si kur din cdo gje dhe mundet se ju te Pa udhet ju pelqen vetja, por nje gje nuk kupton ti: shkrimi tend I ngjan nje femije te llastuar I rritur ne boten e marrezesise qe vetem ky din gjithcka dhe ka te drejte te shkruaj gjithcka. O Mutjane iskander jenicer perendimori ky shkrimi tend I ngjan nje fleterrufeje te partise tende kunder gulakeve, besoj se duhet te keshe shkojtur edhe kunder Zogut.
O antropide, ti je nje lakuriq I futur ne shtepi prej xhami dhe gjuan me gura. Berisha eshte 77 vjec, histori me vete, krenari kombetare dhe eshte shnderruar ne makth dhe verem per juve. Sa per protesten kunder vuqiqit ju futet bishtin ndershale dhe e futet ne avlline tuaj dhe mysafir nderi ne dhomen tuaj te cnderimit. Me thonte nje mik qe moti qe cdo njeri zere mik por aman vetem komunist Mutjane mos se jane me te pabeset. Ja pra qe dole Mutjane dhe jo krujtane. Here tjater mos nderro as mendje, as titull artikulli, as syzet, as kostumin por oreksin dhe prognozen. Do vdesesh duke lehur kunder Saliut, kunder Zogut ( meqe qenke nga i njejti vend) dhe duke ngrene te pa ngrenshmen.
Ti Morrat e Kuq, je tipik i “pordhores”. Vetem flet dhe asnje argument.
Nuk kam ndermend te flas per te te ndryshuar ty, sepse ti do e kesh vendin ne librin me te ri te I.Kadarese “Sali Berisha me 200 spiune”.
Ajo qe dua te te them eshte se permend demostraten e Sali Berishes kunder Vuciqit. Vetem po te kujtoj se si Sali Berisha e ndryshoi qellimin e kesaj proteste nga ajo qe tha ne fillim se do ishte kunder vizites se Vuciqit ne nje tog fjalesh se do protestohej per korrupsionin e “inceltreculareve”, varferine, mungesen e demokracise dhe ne fund per viziten e Vuciqit.
Qellimi im eshte te te them se sipas te dhenave te “dixhitalit”, Vuciqi i dha udhezimin e fundit qe protesta te behet per te bere Shqiperine Rrumpalle dhe jo Serbine Rrumpalle.. Ata e udhezuan qe ta ndryshonte axhenden dhe te zbuste qellimin e pare te Saliut per te “goditur” viziten e Vuciqit ne Tirane. Kjo ishte kunder orjentimeve strategjike te Serbise. Po ashtu dixhitali spjegon se Saliu i kerkoi “ndjese” Vuciqit per djegjen e flamurit serb. Vuciqi shprehu mirekuptim dhe i tha qe te vazhdoje vetem me programin e Rrumpalles shqiptare, pa u ngateruar ne politiken e jashtme.
Kjo eshte edhe arsyeja qe Saliu eshte perqendruar ne luften e tij kunder Amerikes dhe Shqiperise dhe nuk permenfd me Serbine.
Apo ke ndonje mendim thjeter?
PO CFARE POLICE ORE ATA ISHIN KAFSHET E RAMES CE HODHEN GAZ TOKSIK ME ZI SE KRIMINELET E BASHES BRENDA
ik o minxhoz ik se ti je i anshem ,ti thjeshte se duron dot berishen …mbase berisha sduhet duruar po ai per ate fyellin ka te drejte ,ai eshte kufome politike o mik dhe e djathta me ate dhe berishen ska asnje te ardhme ….
Zoti Minxhozi,keni te drejte,por ama Ai udhehoqi gjithe ato egersira,i organizoi e i nderseu dhe nje pjese e mire e tyre u arrestua,duke u akuzuar per kryerje te nje vepre penale dhe krahun e djathte te gjeneralit te ushtrise se vdekur apo Mareshallin bandit.Por perse prokuroria e perjashtoi ate dhe nuk e akuzuan,pa le me ta arrestyojne si te tjeret? Kete mund ta spjegosh? Kush e mbron apo nga kush trembet SPAKU e prokuroria qe nuk vepron ndaj ketij bastardi? Kush mund te pergjigjet per kete pyetje te shumices se shqiptareve?
Tamam e ke gjetur, jo vetem rrumpalle serbe por jeni pjelle serbe qe nga grupi komunistmuti i korces 1929, 8 nentor 1941 mugoshe, popovic dhe edver peder hoxha. Ne vazhdimsi terror, vrasje persekutime ne te gjithe trojet shqiptare. Vuqiqi eshte vellai tend ku rruhesh, krruhesh, puthesh e peshtyhesh dhe sulmon te gjithe eliten e kombit ( kovoses) qe luftuan. Vuqiqi bishtin ndershale me gjithe kete kryemisterin tend. Berisha ka hyre ne histori, eshte vete historia, eshte krenari kombetare, eshte antitode kunder helmeve tuaja. Ay nuk ju nderron mendje por ju hoqi telat me gjemba nga qafa o te harbuar.
Tani mendja juaj nuk ndryshon se e keni te trasheguar nga ballaret tuaj serbe-politike. Dy gjera ju hyme ne hake tju ndryshojme mendje/ose tjua heqim nostalgjine serbe dhe tju sherojme nga sindroma Berisha. Po te bejme kete te dyten juve vdisni edhe pse trurin e keni ne koma dhe flitni percart.
Urime sindroma Berisha
Ti Morrat e Kuq je tipik pjesemarres i “pordhores”. Ti flet me fjale te pergjithshme dhe nuk thua asgje.
Ja disa fakte qe Berisha eshte kulish i serbit:
1- Donte te sabotonte Rrambujene. Per kete genjeu edhe Kurtin qe dhe ai beri politiken e Sales. Tere kjo kundervenie e Sales Amerikes ne Rrambuje ishte plani i UDBES qe Serbia mos te sulmohej nga NATO. Ishte Hashimi qe e firmosi dhe NATO(Amerika) cliroi Kosoven.
2- Saliu vazhdonte te zbatonte udhezimet e UDBES edhe pasi Serbia u sulmua dhe UCK vazhdonte luften per clirimin e Kosoves. Ai nen pretekstin qe do “ndihmonte” kosovaret, shkaterroi ushtrine shqiptare. Hapi depot e armatimit dhe tere armatimin ja dha serbit nepermjet kompanise “Shqiponja”. Serbi sipas planit serbo-Rus-Berishe, i derguan keto arme ne Afganistan qe te luftohej Amerika atje. Eshte kjo nje e verteta qe Amerika mori vendim per Berishen ta diskreditoje. Kjo eshte nje histori qe kerkon nje tjeter roman nga Kadaraeja se si spiunet e serbit me ne krye Saliun sulmuan Ameriken ne Afganistan…
3- Po ashtu ai thyeu embargon e naftes dhe furnizoi ushtrine serbe per te vrare kosovaret. Pyetur nga gazetaret per kete fakt, ai e justifikoi se kjo ishte thjeshte tregeti…Keto tre pika te veprimtarise agjenturore te tij ishin ne kundershtim direkt me interest e Kosoves dhe Amerikes. Amerika nuk ja fali sidomos kete veprimtari agenturore te tij kunder shqiptarizmes dhe Amerikes dhe prandaj e vuri ne nje kandar me Dododikun.
Une mund te vazhdoj te flase per “bemat” e ketij spiuni strategjik te Serbit me dite te tera, por permenda vetem keto qe ishin goditje dhe direkte edhe per interest e Amerikes ne bote dhe vecanerisht ne Ballkan.
Per politiken e brendeshme, ato i di shumica e shqiptareve, pervec teje. Politika per ta bere Shqiperine Rrumpalle ishte orjentim i UDBES. Ai shkateroi shtetin dhe krijoi nje shtet vampir i shprehur aq bukur ne psikollogjine e “tokes se Xanum”. Krijoji “njeriun e Ri” shqiptar te bere nga balta serbe per te vrare shqiptaret e ndershem dhe ata qe dine se nje popull pa shtet nuk eshte me popull. Pra ne vend te popullit shqiptar ai u mundua te krijonte vampirin shqiptar qe Serbi ta kish me te lehte per te na future thiken ne zemer. Etj…etj…
Ti flet per mua sikur jam me Mugoshen, apo jam kunder elites se kombit Kosovar. Une nuk kam flour ne pergjigjen time per asgje nga keto, por ti edhe mund te cuditesh se une kam marre pjese ne UCK….
Pra nqs te ka mbetur pike gjaku shqiptar dhe nqs gjaku nuk te eshte helmuar si gjaku i spiunit Sali, ben mire te terhiqesh. Te pakten mos diskredito vehten. Po te ishte se vertet se do mendoje keshtu dhe nuk e ben kete per fitime agjenturore, ti do na jepje argumenta se cmendim ke ti per ato qe kam thene me lart….
Skender Minxhozi eshte vlere e shtuar e kombit tone. Plehrat ate pune kane – te vjellin. Vazhdo Minxhoz, sherbeji vendit tend. Skenderi, Perparim kabo, Afrim Krasniqi, Mero Baze, Mustafa Nono etj do ti benin nder nese do te kontribuon ne nje parti te re demokratike. Berisha eshte i vdekur ndersa Lul Basha e ka mbyllur me turp ciklin e tij. Nuk vlen me sepse ka qene zagar i berishes. Populli thote – c’len nga macja – gjuan per mij. Jane kopje e njeri tjetrit sepse Luli eshte gatuar ne laboratorin e Sales.
Skender Minxhozi eshte vlere e shtuar e kombit tone. Plehrat ate pune kane – te vjellin. Vazhdo Minxhoz, sherbeji vendit tend. Skenderi, Perparim kabo, Afrim Krasniqi, Mero Baze, Mustafa Nono etj do ti benin nder nese do te kontribuon ne nje parti te re demokratike. Berisha eshte i vdekur ndersa Lul Basha e ka mbyllur me shume turp ciklin e tij. Nuk vlen me sepse ka qene zagar i berishes. Populli thote – c’len nga macja – gjuan per mij. Jane kopje e njeri tjetrit sepse Luli eshte gatuar ne laboratorin e Sales.
Skender Minxhozi eshte vlere e shtuar e kombit tone. Plehrat ate pune kane – te vjellin. Vazhdo Minxhoz, sherbeji vendit tend. Skenderi, Perparim kabo, Afrim Krasniqi, Mero Baze, Mustafa Nono etj do ti benin nder nese do te kontribuon ne nje parti te re demokratike. Berisha eshte i vdekur ndersa Lul Basha e ka mbyllur me turp ciklin e tij. Nuk vlen me fare, sepse ka qene zagar i berishes. Populli thote – c’len nga macja – gjuan per mij. Jane kopje e njeri tjetrit sepse Luli eshte gatuar ne laboratorin e Sales.
“Lenci”!
Sali Berisha, ne rrethin e ngushte ku ishte Mul Noka, Ed Paloka, Tritan Preshi, Albana Vokshi, i lehtesuar kur nderhyri policia tha:
Kjo dreq policie, pse nuk erdhi me pare, po na la qe te mbushim breket para se te iknim te turperuar, te kishte ardhur me pare qe ne te kishim mundesi qe te linim REVOLUCIONIN te tipit URAGAN, CUNAM te dhjere, por krenar.