Nga Ylli Pata
Gjatë protestës së dhunshme në selinë e PD-së, një zhvillim i rëndësishëm, përveç numrit të vogël të pjesëmarrësve, ishte mosdalja në pah rreth Sali Berishës, i deputetëve që e kanë përkrahur që nga foltorja e parë.
Edhe në daljen e tij dje, kur u rikthye në selinë e shkatërruar të PD-së, ra në sy mungesa gjithashtu e një grupi të deputetëve që e kanë përkrahur pas 9 shtatorit.
Mungesa e djeshme ishte thuajse identike me atë të së shtunës.
I gjendur në këtë situatë, Berisha drejtoi një diversion ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, ku siç tha që “protesta jonë ishte paqësore”, shtoi se Lulzim Bashën e kanë bojkotuar të gjithë deputetët.
Paralelisht me këtë linjë, mbështetësit mediatikë e afërt të Berishës kanë mbajtur të njëjtën linjë, duke i bërë thirrje deputetëve të opozitës, që ose të djegin mandatet, ose të mos përkrahin Lulzim Bashën, duke e lidhur këtë linjë si mbështetjen për Edi Ramën.
Në fakt, me kalimin e kohës, kur situate do të nisë të qartësohet gjithnjë e më shumë, do të kuptohet se fuqia politike e Sali Berishës është rrudhur deri në atë masë, sa ai do të jetë një faktor periferik, pra një drejtues i një partie të vogël që përkrahet thjesht nga një grup militantësh.
E deputetët, natyrisht do të shkojnë ku lëviz edhe gjilpëra e busullës në orientimin e gjëografisë opozitare.
Në këtë sens, edhe thirrja që bën në mënyrë të përsëritur Lulzim Basha, se do të diskutojë e dialogojë me të gjithë mbështetësit e Sali Berishës, por jo me të, i ka cytur edhe më shumë zhvillimet në këtë lëmi.
E sipas gjasave, Basha edhe mund të ketë avancuar në hapjen e një linjë komunikimi me të gjithë ata parlamentarë që përkrahin Berishën e nuk kosiderohen si shtabi i tij i ngushtë.
Përveç Belind Këlliçit, Albana Vokshit e Flamur Nokës, që mbanin edhe poste të larta politike në strukturën e PD-së, për të cilët duket e pamundur një rikthim me Bashën, 10 deputetët e tjerë, nuk duket se e kanë të djegur këtë mundësinë.
Sidomos ata që kanë aksione të rëndësishme në bazën e PD-së në qarqet që përfaqësojnë. Duke nisur këtu që nga Vlora, me Bujar Leskajn, në Fier me Luan Baçin, Edmond Spaho në Korçë etj. Tritan Shehu, i cili është rreshtuar që në fillim me Berishën, madje ishte edhe dje në rikththimin e tij në selinë e PD-së, nuk preferoi të dalë në televizion si pjesë e “grupit të zjarrit’.
Shehu, ka në karrierën e tij të gjatë, disa përvoja kur është larguar nga Berisha, madje ka dalë edhe kundërshtar i tij. Po ashtu edhe vetë Edi Paloka, që është një mbështetës i fortë dhe nga të parët i ish-kreut të PD-së mungoi si në daljen e “komisionit të rithemelimit” në komisariatet e policisë, të shtunën në darkë, as në takimin e djeshëm përpara selisë së PD-së.
Edhe dje, Lulzim Basha, adresoi një thirrje më të fortë drejtuar deputetëve dhe mbështetësve të Sali Berishës. “Le të vijnë që ta rithemelojmë nga e para PD-në, aty ku është e nevojshme”, tha kreu i PD-së, i cili deklaroi se të vetmit që nuk negocon janë “Berisha dhe grupi i njerëzve me precedentëve penalë”.
Në ktë atmosferë, e cila do të zgjasë ca do të prevalojnë natyrisht interesat, e ku bazike janë mundësia e deputetëve aktualë për të rikandiduar…
Kalbësira Sali berisha duhet vënë nën hetim, te paktën të shoqërohej ne burg, në atë vend ku ka çuar me mijëra njerëz. Po nuk u godit fort, ai prapë do gjejë halabakë nga periferitë e Tiranës për thyerje e grabitje. Jam shumë kurioz të shoh sonte Opinioni se çfarë do të thojë argati i tij BF dhe si do e mbrojë ai doktorrin? Besoj me Rakipllarë e Shkullakër do të jetë më e lehtë.
.si shembelltyra me gjeniale e neandertalit modern
Ky kafsha duhet te shkoje ne burg sa me pare. Vetem atje gjen sherim vendi nga kjo monster.
Te vuaje me keq se Pinocheti!
Kurse ate Argiten ta denojne si madame Antuanete.
Po mer PATE, biles edhe ALIZOTI qe ishte asnjanes ju bashkua Bashes !!!!! Apo ndodhi ndryshe ????
Jeni mjeshtra te mashtrimit po sa te gjeni kara qe o hane bravo ju qofte se fundja ju merrni leket.
DO KRIJOJ PARTI ME VETE…DO TA QUAJ PARTIA E SALI PROSTATIT…OSE E MUL SHURRES…