Artan Hoxha rrëfen çfarë s’u pa nga protesta e Berishës: Si u futa i maskuar, kishte “sy” dhe në pemë

10 Janar 2022, 22:40Kronika TEMA

Dy ditë pas protestës së dhunshme në selinë e PD-së, gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Log.” në “ABC” bëri një skaner të gjithçkaje që ndodhi dhe si rrodhën ngjarjet hap pas hapi nga hyrja brenda oborrit deri te përplasja dhe futja në godinë. Gazetari investigativ rrëfeu si u kamuflua mes protestuesve dhe lëvizjet që bëri gjatë kohës që protestohej.

“Unë shkova rreth orës 09:30, sepse duhet të shkosh çikë përpara për të parë vendosjen e atyre që po mbrohen dhe si po pozicionohen kamerat për të dikur ku të kërkosh nëse ndodh diçka. Dhe gjëja tjetër, ke mundësi të shikosh njerëzit që ti njeh.

Një pjesë e tyre unë i njoh dhe më pas lëviza në varësi të ngjarjeve. Jam mundur që edhe me maskim edhe i kamufluar, të jem në një pozicion që të shoh, por të mos identifikohem se ku jam pozicionuar.

Ne kishim raportuar se cfarë ndodh brenda PD-së, blindimin dhe një grup personash brenda selisë. Kamera ishin vendosur edhe nëpër pemë. Kishim raportuar edhe për sasi gazi, edhe maskat kundërgaz.

Se cfarë mbrojtje po bënin “skuadra e saldatorëve” e Bashës. Ajo nuk ka qenë godinë luftarake, por godinë argëtimi për ushtarakët dhe nëse do të harxhohej 5 minuta kohë me ato matrapikët, për 5 minuta hynin brenda.

Por e godinën Bashën aty ku ishte mbrojtur me mirë. Gjëja që më erdhi keq në gjithë atë histori, që është tragjedi për shqiptarët është që në momentin që saldatorët e Berishës u bënë gati të korrnin fitoren ndërhyri policia dhe u hoqi fitoren nga duart. Aty ishte e lehtë të lëvizje sepse vëmendja u përqendrua te pjesa ballore e sulmit, ku bëhej sulmi.

Vendosja e makinave që kishte bërë Basha synonte që të pengonte një turmë të madhe të përqendrohej, por kjo të lejonte mundësi për të lëvizur. Ishin tre dronë, njëri ishte i policisë” tha Hoxha.

34 persona u arrestuan pas protestës nga grupi i Berishës dhe njerëzit që ishin brenda selisë në katin e dytë ku ndodhej Lulzim Basha me kupolën e partisë.

8 komente në “Artan Hoxha rrëfen çfarë s’u pa nga protesta e Berishës: Si u futa i maskuar, kishte “sy” dhe në pemë”

  1. Jeton says:

    Të erdhi keq ty motërqirë që nuk u fut Berisha?

  2. Vrana Konti says:

    Deshira e Tanit ishte qe banda e Saliut ta merrte kalane qe mbrohej nga banda e Lulit.

  3. Ganiu says:

    Ky bajga e mban veten si investigator te madh, i di te gjitha , i pa te gjitha , eshte kompetent per gjithcka , dava mullari me mut , tani u maskua dhe u fut brenda ne godine , po koken si qen Terbaci ?? Koken me se e maskoi ??? Koka e ketij maskohet vetem me uniforme pullumbari ..
    Tipa si puna e ketij , ose si ata plerat analiste , i bejn nje dem kaq te madh shoqerise dhe Shqiperise sa qe nuk llogaritet….shpifin , shtremberojne ngjarjet , dezinformojne , ky per cdo gje kompetent ….behet nje krim , ky e dinteqe do behej , dhe e di se kush e beri ,behet nje trazire si tani , u fut ne godine i maskuar ….dava idjoti

    1. USA says:

      I madh je Gani, një pershkrim perfekt!!!

  4. Qamushi says:

    O delirant, kush mund ta besoje se ti me ate koke sa nje shinik mund te hyje i maskuar aty?

  5. Balo says:

    Ti more spurdhjak gazetar u nive keq se ne momentin qe do shperthehej dera e qe do vriteshin me njeri tjetrin nderhyni policia. Ku ka ne bote plehra si ty. Ti je nje kriminel jo gazetar

  6. Shefqet Çela says:

    KU ISHE?
    HIÇGJËKUNDI!
    XHË PE?
    HIÇGJËKAFSHË.
    Ka një transformim ky njeri. Gazetari hero i sqarimit të 21Janarit, që i dha faktet e tragjedisë gjykatës e shoqërisë, d’ora – dorës po rrëshqet drejt gjëmëmadhit vrasës Sali.
    TRISHTIM!

  7. Scutari says:

    Pse nuk ka Shqipëria legjislacion për përdorimin e dronëve?! Nuk duhet dhe nuk mund të përdorë gjithkush gjithfarë droni!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje