Të arrestuarit nga policia për skandalin e pagërrjedhjes: Endri Ikonomi, Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota
Lirohen nga qelitë 4 të arrestuarit për skandalin e publikimit të pagave. Gjykata e Tiranës ka vendosur detyrim paraqitje për punonjësen e Tatimeve Eni Qirjako si dhe arrest shtëpie dhe pezullim detyre për tre personat e tjerë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, pasi dyshohet se nxorën tw dhwnat duke ia shitur subjekteve private.
Sipas prokurorisë, Eni Qirjakodhe Andi Agaraj i shitën të dhënat e qytetarëve tek dy personat e tjerë të arrestuar Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Mësohet se Sota është përmbarues privat ndërsa Ikonomi punon në një institucion financiar.
Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj tha se fillimisht, specialistja e AKSHI-t, Eni Qirjako, ka pasur qasje në këto të dhëna dhe më pas ia dërgonte mikut të saj, Andi Agaraj, përmes kanalit WeTransfer. Imeraj tha se në hetim është dhe dosja e patronazhistëve.
Keto gjykatat, jane te korruptuara.
O tema, nepee rrjete flitet qe foto e vajzes eshte gabim, mjafton te futeni ne Linkedin e gjeni foton e vajzes se vertete. per kete qe keni nxjere ju ne foto thone qe eshte psikologe
Bravo “drejtesia” e jashteqitjeve…rrofte vettingu….