Sefer Shata, personi i akuzuar nga sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se në selinë blu sot kishte vrasës dhe njerëz në kërkim, ka hedhur poshtë deklaratat e tij.
Në një prononcim për ‘BalkanWeb’, Shata shprehet se nga mbështetës të Berishës, emri i tij është përdorur në një foto që nuk ka lidhje me të.
Ndonëse se pranon se ka qenë sot në selinë e PD, ai mohon te jete personi për të cilin pretendon Berisha. Shata thotë se është aktivist ndër vite në PD, dhe madje ka shoqëruar e është dekoruar nga ish kryeministri.
“Më ka nxjerrë një foto më ka ngatërruar me një person aty. Nuk jam ai i fotos, jam aktivist i PD, por nuk jam personi në foto. Më kanë shqetësuar familjen. Nuk kemi ngjashmëri.
Kam qenë shoqërues i vjetër në PD, që nga Eduard Selami Tritan Shehu kemi shoqëruar edhe Berishën. Jam pishtar i demokracisë. Jam dekoruar edhe nga vetë z.Berisha. Nuk jam pjesë e asnjë organizate kriminale”, u shpreh ai.
Po e vertete ky seferi eshte hero i PD’s sepse ka vrare Shalin E Bales ne kohen kur ruante Tritan Shehun , pas daljes se Fatos Nanos nga burgu Shali ishte shoqeruesi i Fatosit
Te gjithe jane HALABAKERI e PeDe-s
Ore, do i thoni Ilirit, mbase me jep edhe mua nje teneqe nga ato qe varen ne pallto, se s’kam leke te paguaj; keta dalin te gjithe me dekorata dhe tani na i tregojne!