Protesta e dhunshme tek PD, kush janë të arrestuarit dhe të proceduarit, mes tyre Flamur Noka e Gazment Bardhi (EMRAT)

9 Janar 2022, 13:46Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se janë arrestuar 34 persona për aktet e dhunshme gjatë protestës së djeshme tek selia e Partisë Demokratike.

Në një njoftim për mediat policia sqaron se bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan dhe ndaluan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, kryer në bashkëpunim: Shaban Halili, Gentjan Lamnica, Agron Gjura, Xhevahir Georgiev, Alban Zaimi, Arkimed Lushaj, Hajredin Gjura, Denis Luku, Valdrin Dervishaj, Arben Dervishaj, Orges Dervishaj, Qendrim Dervishaj, Arben Dervishaj, Selman Krasniqi, Albano Sotolaj, Ber Begeja, Duleman Marku, Mirash Rrathtori, Emiliano Çekini, Gjon Pepaj, Klavdo Çekini, Armando Çardaku dhe Agustin Pali.

Po ashtu mësohet se në pranga janë bërë edhe Oltion Zenelaj, Albi Peti, Arian Mezini, Ardian Myrto, Ylli Gosturani, Armando Alldervishi, Vendim Demaj, Afrim Deda, Sokol Ndreu, Orian Meta dhe Stivi Luku, për veprën penale “Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, i shtetasve:

Policia njofton se në vijim të veprimeve u proceduan penalisht: Gazment Bardhi, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”; dhe Flamur Noka, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Po ashtu u proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”: Resul Fidani, Jurgen Rexhepi, Dritan Konda, Arif Bicprendi, Ergys Hoxha, Irel Elezi, Azem Çira, Dori Alikaj, Aleks Marku, Argjend Ferati, Ismail Ferati, Senad Gucija, Julzim Kokomani, Zyber Kokomani, Armand Lekgegaj dhe Gjok Nikolli.

Policia nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protestës së datës 8 Janar 2022.

7 komente në “Protesta e dhunshme tek PD, kush janë të arrestuarit dhe të proceduarit, mes tyre Flamur Noka e Gazment Bardhi (EMRAT)”

  1. Leks1 says:

    Qesharake « prokuroria »!

    Pa Salehun dhe Lylin sikur ska kuptim.

    Le me pastaj akuza per Gazin si kimist.

    Turp per prokurorine e Tiranes me drejtuesen Babale.

  2. Kur te bie per pjese .... says:

    Interesante !!! sa kohe qe Gjykata dhe shoqeria do beje sikur nuk shikon “traun ” po vetem qimet ne qullin e servirur dje , ne do jemi ne ”truble ”. Keta ishin fajtoret e vertete ??? UAWWWW…. dhe organizatoret e vertete ,,,,,,SB ,,,???? prandaj dhe Ai livadhis si vemje dhe merr ne qafe sa e sa familje shqiptare dyerve te gjykatave . Turp , Turpi i botes e mbulofte kete felliqesire me emrin Sali Berisha . Ben te ndjehet i turperuar gjthkend me gjak shqiptari ne deje cilido qofte dhe kudo qofte .Varrmihes i pangopur .JUSTICE JUSTICE JUSTICE

  3. Dje ishte bere sikur ishte ngrit nga varri per te trem dhjerokratet paqsor says:

    Saliun more saliun ja u mban trapi ta akuzoni e ta therrisni per gjithe keto krime ne keto 30 vjet.
    Apo prisni te vdes e pastaj ta therrisni

  4. Studenti 1 says:

    Do ti vije rradha dhe Sal krimit,,,, avash avash, secili prej tifozeve te tij po iu mbushet mendja se Sali kerma ka ikur per lesh . Kete e verteton fakti se nga tubimi ne tubim, numri i mbeshtetesve eshte në renie te dukshme.
    Le ta provoje edhe njeher dhe do ta shohesh se sa njerez e mbeshtesin.
    Atehere Sali kriminelit do ia shihesh emrin në krye te listes se te arrestuarve.
    Le te shpresojme ne drejtesine e re qe sapo ka filluar te ngrihet ne kembe duke ecur me kembet e veta!

  5. KOZi... says:

    Po nuk e kuptova ! Ato si bomba me tym e gaz qe hudheshin nga brenda selise mbi demostruesit te kujt ishin ! Ato cili nga keto emra i ka sjelle ne seli ! Ku blihen ato lloj tymuesesh ?! A perdoren nga cdo njeri apo duan person te trajnuar ?! A mund ti mbaje cilido ne shtepi ose ne xhep kur del shetitje ?! Amano po vetem prishje prone qenka ? Po prona ishte e te gjithve ! Erdhi vellai i madh e tha me hapni deren ! Vellai vogel nuk e hap ! Ahera vellai i madh e hap me force ! Ankohet i vogli tek daja !?Vjen daja me shkop gome e cilin duhet te denoje thoni juve ???

  6. xhoxhi says:

    Berisha duhet të ishte i pari i arestuar dhe pastaj të tjerët.Ata shkuan atje se i thiri trim Berisha për të shkatëruar dhe ky është fajtori që duhet arestuar.Kjo tregon se prokuroria ka frikë ta arestojë.Njeriu i gjithë të këqiave është Berishë bjaga…

  7. Vladimir says:

    Klani mesjetar, tribal, shkaterrues, zaptues, harbut tropojan ka qene kanceri i PD, i demokracise dhe i krejt perparimit te vendit. Kjo lukuni otomani e mireorganizuar rreth Berishes nuk ka asnje lidhje me Tropojen dhe me tropojanet qe jane shquar e shquhen si atdhetare e intelektuale, perkundrazi, nga kjo hordhi kane qene pikerisht tropojanet qe e kane pesuar te paret, jane vrare mbas shpine, jo me shpulla si ne konferencat publike, por me plumba. Identifikimi i kesaj lukunie, izolimi i saj, largimi nga te gjitha strukturat e PD si nje virus vdekjeprures, do te sjelle paqe ne PD, do te bashkoje PD, do te flitet lirshem e do te rilinde vet Partia Demokratike. Boll me me keta qen rrugesh, qe na jane shnderruar ne personazhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje