Prokuroria e Tiranë në një njoftim për mediat sqaron se po vijon hetimet për protestën e ndodhur në datën 8 Janar në godinën e Partisë Demokratike.
Në një njoftim për mediat, prokuroria bën me dije se deri tani ka firmosur 34 urdhër-arreste, dhe personat e arrestuarit akuzohen për “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga hetimet e deritanishme rezulton të jenë ngritur si pista hetimi: dhuna e ushtruar nga protestuesit në drejtim të selisë së PD-së dhe pasojat e ardhura si shkatërrim prone, përdorimi i lëndëve të panjohura në drejtim të protestuesve para ndërhyrjes së policisë dhe dhuna e ushtruar në drejtim të tyre, mbajtja e sendeve të ndryshme të paligjshme dhe individualizimi i autorëve, si dhe çdo e dhënë tjetër e pretenduar deri në këtë fazë.
Më tej organi i akuzës bën me dije se janë sekuestruar pamjet filmike në të gjitha ambientet me vlerë hetimore, janë marrë në pyetje e të gjithë personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është e angazhuar maksimalisht për kryerjen e hetimeve me objektivitet si në çdo rast, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të çdo personi që ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin”, theksohet më tej në njoftim.
S’ka nevëjë të lodheni kaq shumë, arrestoni njërin – Sali Qënin – ose edhe Mul Noçkën plus, jepuni nga 3 vite burg (vetëm për protestën, jo për kusuret e tjera) dhe keni mbaruar punë për sot e për gjithnjë. Ata mjeranë që godisnin me mjete “paqësore” lini të lirë, sepse argatë me pagesë ditore janë, pasi të keni sistemuar Berishën, nuk do të ketë kush t’i marrë në “punë”.
Futni brenda Saliun se nuk ka zgjidhje!