Familjarët e 3-vjeçarit që ndërroi jetë në një kopsht privat në Fier janë mbledhur sot para prokurorisë për të kërkuar drejtësi.
Nëna e të miturit që ndërroi jetë, tregoi para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen. Sipas nënës së viktimës, edukatorja i kishte thënë se djali është mbytur me litar të bluzes.
“Edukatorja më ka gënjyer, më ka marrë mua të parën në telefon më tha është mbytur me litar të bluzës, është në gjendje të mirë dhe është përmendur. Në momentin që shkova në spital, më thanë është futur në sallë të operimit, pastaj doktori më tha fëmija ka ardhur pa jetë këtu.
Na thanë ka kamera sigurie, por kur shkuam nuk kishte. Djali 15 kg nuk ka mundësi të mbytej nga varësja. Kërkoj drejtësi për shpirtin e Noas tim”, tha nëna mes lotësh.
Teksa kanë përkuar takim me prokurorin për të hetuar të saktë ngjarjen sipas tyre, pavarësisht ngjarjes së rëndë kopshti vijon të jetë i hapur.