Volkswagen nuk do të prodhojë më modelin Passat

10 Janar 2022, 11:28Lifestyle TEMA

Sipas gazetës britanike “Autocar”, kompania gjermane e automjeteve Volkswagen ka ndërprerë prodhimin e modelit Passat.

Sipas gazetës britanike Passat largohet nga tregu për shkak të shitjes më të madhe të modelit të ngjashëm VW Arteon.

Kompania Volkswagen me modelin „2022 Passat Limited Edition“ i ka dhënë fund këtij modeli edhe në SHBA.

Gjenerata e nëntë e modelit Passat do të vazhdojë të prodhohet për një kohë në Evropë në platformën e përmirësuar “MQB”, vetëm si “karavan”. Ndryshe, kujtojmë se modeli Passat është prodhuar si model sedan dhe karvan që nga viti 1973

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje