Njeriu më i pasur në botë dhe CEO i SpaceX, veç të tjerash, ka pasur prej kohësh një vizion të tijin për të ndërtuar një qytet të ri në Planetin e Kuq.
Më poshtë do të mësoni gjithçka rreth këtij projekti ambicioz nga data kur pritet të ndodhë, arsyet pse Musk do ta ndërmarrë këtë iniciativë të vështirë dhe deri tek ajo çfarë mendojnë rivalët e tij në lojë si Jeff Bezos.
Musk planifikon të ndërtojë një qytet me përmasa reale mbi sipërfaqen e planetit Mars. Banorët do të jenë njerëz të zakonshëm, jo vetëm shkencëtarë apo studiues.
Ata që do të jenë të interesuar të shkojnë në Mars do të paguajnë për udhëtimin e tyre me anë të një kredie. Sapo të mbërrijnë, ata do të kenë mundësi ta shlyejnë atë duke u punësuar në ndërmarrje të ndryshme nga fabrikat e hekurit e deri tek piceritë.
Sipas deklaratave të kompanisë së Musk, Starlink, qyteti do të jetë i lirë të qeveriset si të dojë edhe pse kjo do të binte në kontradiktë me Traktatin e Hapësirës Kozmike të vitit 1967, ku thuhet se çdo koloni apo aktivitet në hapësirë do të mbetej nën juridiksionin e shtetit i cili e nis atë.
Në vitin 2019, Musk llogariti që qytetin në Mars do të kushtonte $100 miliardë – $100 trilionë dollarë, duke marrë parasysh që kushton $100,000 dollarë për çdo 1 ton materiale të dërguara në Mars.
Qëllimi kryesor i Musk është të transformojë njerëzimin në një specie multi-planetare.
Ndër vite, ai ka renditur një listë arsyesh përse njerëzimit mund t’i duhet të zgjerojë prezencën e tij në univers. Një arsyeje që ai e përmend shpesh është një ngjarje e mundshme katastrofike në Tokë – si një meteor apo një skenar i mundshëm apokaliptik i ngrohjes globale – i cili do të mund të sillte fundin e jetës në tokë – por nëse ne do të kishim një bazë në Mars, atëherë kjo do të mund të garantonte vazhdimësinë tonë.
Veç këtyre, Musk e quan këtë mision edhe një arsye për t’u argëtuar dhe ëndërruar. Ai nuk është i vetmi që ka propozuar kolonizimin e një planeti tjetër – prof. Stephen Hawking ka bërë një propozim të ngjashëm në vitin 2017, duke sugjeruar se njerëzimi duhet të dilte në hapësirë brenda 100 viteve nëse dëshiron të mbijetojë.
Pavarësisht kësaj ama, astrofizikanti Martin Rees e ka quajtur këtë lloj botë-kuptimi ‘një deluzion të rrezikshëm, pasi fokusi ynë kryesorë për momentin duhet të jenë ndryshimet klimaterike në tokë’.
Njeriu më i pasur në botë ka deklaruar se kjo dëshirë ka qenë prezente në aspiratat e tij që në vitet e adoleshencës, kur ai frymëzohej nga librat e shkencës dhe romanet fantastiko-shkencorë.
Më vonë, Musk themeloi kompaninë e tij të famshme SpaceX që ka sfiduar vetë NASA-n. Në 2007, para se SpaceX ta kishte nisur raketën e parë në orbitë, Musk deklarojë se po punonte për të ndërtuar një bazë në Hënë dhe Mars.
Anija kozmike ‘Starship’ është qendrore në këtë mision – ajo është një raketë disa-përdorimëshe, e cila do të mundësojë dërgimet e njerëzve dhe mallrave në Mars. Kjo anije do të mund të dërgojë 100 tonë ose 100 njerëz në hapësirë në një udhëtim të vetëm.
Ajo përdor oksigjen të lëngshëm dhe metan si karburant, që do të thotë se eksploruesit do të mund të fluturojnë për në Mars, të rimbushin anijen me resurse të pranishme në planetin e kuq dhe të nisen sërish për në tokë.
Sipas planeve të Musk, astronautët mundet edhe të vazhdojnë udhëtimin nëpër hapësirë në vend që të kthehen në tokë, duke bërë të mundur një rrjet të tërë udhëtimesh ndër-hapësinore, ku ata do të mund të ndalonin nga një planet në tjetrin për t’i rimbushur anijet e tyre kozmike në stacionet përkatëse.
Jo të gjithë bien dakord më vizionin e Musk për të ngritur një industri ndër hapësinore. Jeff Bezos ama, është një nga rivalët e tij në këtë fushë, duke qenë se përveç të famshmes Amazon, ai ka themeluar edhe kompaninë Blue Origin, e cila në vend të kolonive në Mars, preferon të ndërtojë qytete gjigande të cilat do të lundronin në orbitë rreth e rrotull Tokës.
Sipas fizikantit Gerard K. O’Neill, ideja e ndërtimit të një qyteti në Mars nuk do të ishte ideale. Arsyejet kryesore ishin këto:
-Për një udhëtim vajtje-ardhje në Mars do të duheshin të paktën disa vite – orbitat e Tokës dhe Marsit takohen vetëm një herë në 22 muaj, dhe një udhëtim i vetëm do të kërkonte të paktën disa muaj.
-Komunikimi mes Tokës dhe Marsit nuk do të ishte i shpejtë si pasojë e distancës. Për të dërguar një sinjal në Mars duhen të paktën 20 minuta.
Në vend të kësaj, Bezos preferon modelin e O’Neill të kolonive që pluskojnë rreth orbitës së Tokës, të cilat do të mund të mbanin rreth 1 trilionë njerëz.
Përgjigja e Musk për këtë ama ishte kjo:
“Kjo s’ka asnjë sens. Në mënyrë që ta zmadhosh këtë koloni do të duhet të transportosh sasi të mëdha mase nga planetë, hëna apo asteroide të tjerë. Do të ishte njësoj sikur të ndërtojë SHBA-në në mes të Oqeanit Atlantik” – tha ai.
Gjatë një prezantimi në vitin 2017 të Kongresit Ndërkombëtar të Astronautikës, Musk publikoi disa imazhe të pamjes apo dizajnit të qytetit marsian.
Ai do të ndërtohej mbi një seri bazash të cilat më vonë do të kishin mundësi të zgjeroheshin.
Në vitin 2019, Musk deklaroi se një biletë vajtje ardhje në Mars do të kushtonte rreth $500,000 dollarë fillimisht, por se ajo do të mund të zbriste në $100,000 dollarë gradualisht.
Sipas Musk, bileta do të duhej të arrinte çmimin e një shtëpie në SHBA. Kështu, ata që do të niseshin për Mars do të mund të shisnin shtëpitë e tyre dhe të shpërnguleshin përfundimisht në Planetin e Kuq.
Mbase jo gjatë jetës së tij, por Musk ka disa ide mjaft interesante.
Në selinë qendrore të SpaceX gjenden 2 imazhe të mënyrës se si do të dukej planeti Mars para dhe pas terraformimit.
Terraformimi – është përpjekja për të bërë një planet tjetër të ngjashëm me tokën.
Temperatura e sipërfaqes së Mars për momentin është një mesatare prej minus 63 gradësh Celsius. Ideja e Musk është që të ngrohë polet e planetit të kuq duke shkarkuar sasi të mëdha të dioksidit të karbonit të ngrirë. Kjo do të bëhej e mundur me anë të një serie të vazhdueshme shpërthimesh nukleare – të cilat do të shërbenin si diej artificialë.
Nëse kjo arrihet, atëherë atmosfera e planetit Mars do të ishte më e përballueshme për qeniet njerëzit duke e bërë të mundur për ata që të ecin nëpër planet duke përdorur një aparat të thjeshtë frymëmarrjeje.
Kjo ama, është thjesht një teori e shkruar në letër. Të paktën për momentin.
Në praktikë, shumë shkencëtarë kanë dyshimet e tyre, sidomos për sa i përket faktit se në Mars nuk ka mjaftueshëm CO2 për të mundësuar këtë ngrohje të propozuar nga Musk.
Sidoqoftë, shkencëtarët po vazhdojnë të punojnë dhe të ëndërrojnë. Në fund të fundit, sipas parashikimeve të njeriut më të pasur në botë, anija e parë me banorët e ri të Mars mund të niset jo më vonë se vitit 2024.
Ndaj, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të vazhdojnë të ndjekim lajmet e fundit nga Musk, i cili i ka vënë vetes një afat përfundimtar dhe ai është vitit 2050, kur sipas Musk, qyteti i tij i ri në Mars do të jetë tërësisht i vetë-qëndrueshëm dhe do të ketë plot 1 milionë banorë.
Atë vit, Musk mbush plot 79 vjeç.
Elon Musk eshte psikopat: deshtoi me hapje rrugesh per shpejtesi marramendese nen toke, tani po enderron te shkoje ne Mars.
Musk le te perpiqet ti beje te banueshme shum siperfaqe te pabanueshme ne Toke. Te gjitha rreziqet qe u kercenohen njerezve ne Toke nuk perjashtohen as ne Mars. Marsi mund te jet i mire per ti zhvendosur atje makinat per “prodhimin” e Bitcoin.
Musk bën mire te mare në SHTABIN e tij SUDEN , XHAFERIN , VEBIUN , BENON , qe i bene shqiptaret me nga 3 shtëpi ne ç’do 3 muaj dhe këte eksperience ta zbatojë dhe Ai !
Fantazia dhe ëndërrat e kanë shtyrë përpara njerëzimin, por natyrisht jo të gjitha realizohen.
Mire eshte te enderrosh, ama kur enderron per toke.
Megjithate, ne si shqiptare ne çdo fushe jemi vone dhe per here te pare ne jete me gezon ky fakt, pasi nuk besoj se do mund te kthehen te gjalle.
TANI PO NA BIE SHANSI ,QE KURE BOTA E GJITHA TE SHKOJE TE JETOJE NE MARSE ,KY LEGJENDARI I TEKNOLOGJISE DO TE NA KTHEHET NE TOKE .E gjithe ceshtja eshte se kushe me i pari do te marre kredi ne toke ,dhe tiashlyej borxhin ne planetin tjeter .PERPARA SE MUSKE TE RREMBEJE TE GJITHA TE ARDHURAT NE TOKE . IDEJA E BITKOIN ESHTE KRIJUAR PER TE SHKUAR KY ZOTERIA NE HENE ,APO MARSE. BENE MIRE QE TE QENDROJE ATJE ,DHE TE MOSE KTHEHET ME ,SE BOLLE PO NDRYSHOJNE BOTEN ,DUKE LENE MILIARDA FEMIJE PO NE KETE PLANET QE VDESIN PER BUKE , APO NGA SEMUNDJET QE VIJNE NJERA MBASE TJETERES PREJE TEKNOLOGJISE SE AVANCUAR .PERSE NUKE FLITET PER RREZIKSHMERINE QE TEKNOLOGJIA PO I SJELLE PLANETIT TOKE . MUSKE PO JA BENE SI PUNA E ASAJE GRUAS QE KURE ISHTE NE TOKE AFER KULLES EFEL NE FRANCE THOSHTE : SA BUKUR ESHTE QE TE JESHE ATJE LARTE : KURE HYPI LARTE THA ZBRESIM SE ISHTE ME MIRE QE TE JETOSHE ATJE POSHTE.
Çoni Sali Berishën..METËN..
. se populli rrinë I qetë pa protesta… merrni kriminelët e 1997-s… e mos ja shikojmë bojën…më…
E na kujtove kohen para 40 vjeter o Elon kur Ishim femije e shikonim tek Rai Uno mbasdite Capitan Futuro me kartona.
Ide shume e bukur dhe ambizioze!
Asgje nuk e ndalon inovazionin kur ke visionin dhe mundesine ekonomike.
Uroj te jem gjalle dhe ta shikoj / ndjek se cfare do realizohet! I admiroj ata qe do kene goximin te shperngulen ne Mars.