Gjendet i pajetë aktori i njohur

10 Janar 2022, 10:35Lifestyle TEMA

Gjendet i vdekur në një hotel aktori Bob Saget.

Ai u bë më i njohur si Danny Tanner i serialit “Full House”.

Aktori ishte në moshën 65-vjeçare kur ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi në një dhomë hoteli në Florida, pas një shfaqjeje në Jacksonville. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja e tij në një deklaratë për CNN.

“Ne jemi të shkatërruar kur dëgjojmë lajmin se Bobi ynë i dashur ka vdekur sot. Ishte gjithçka për ne dhe duam që ju të dini se sa shumë ai i donte fansat e tij dhe kënaqej duke luajtur live dhe duke bashkuar njerëzit përmes së qeshurës.”, thuhej në deklaratë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje