119 kg kokainë në arka bananesh, lirohen 2 agjentët doganorë dhe punonjësi i AKU

12 Janar 2022, 13:01Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës vendosi të lerë në arrest shtëpie dy agjentët doganorë Lavdosh Zerba dhe Julian Merhori, ashtu sikurse punonjësin e AKU-t, Bujar Qyrku.

Ata u arrestuan më datë 7 janar, pas hetimeve që po kryhen për rastin e trafikut të 119 kilogramëve kokainë, të sekuestruara në 30 dhjetor në një magazinë në Tiranë.

Kokaina e cila ishte e fshehur në 7 arka bananesh në një kontejner i ardhur nga Ekuadori, nuk u konstatua gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit, duke ngritur dyshime për mos ndjekjen e procedurës standarde të kontrollit.

2 komente në “119 kg kokainë në arka bananesh, lirohen 2 agjentët doganorë dhe punonjësi i AKU”

  1. vlora.vlora says:

    ha ga drejtesia shqiptare ,i fusin kot dhe i lene te lire ,si me keta te tatimeve ,,,O Ramut je bere me keq se Sali qeni

  2. dogmannieri says:

    Po nuk eshte faji i tyre te shkreteve …..ata e bene detyren siç “duhej” por ishte skaneri qe i mashtroi “fakiret” . Ate dite skaneri ishte infektuar me virusin Covid -Omikronusmani dhe nuk e zbuloi sasine e pluhurit te bardhe , e interceptoi si sasi bananesh,….e kaq thjeshte …pse duhet ti denojme “fakiret” qe e kryen me sukses punen ne dogane ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje