Sot pritet të jepen masat e sigurisë për 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit e zhvilluar para selisë së PD.
Në sallën e gjyqit për të ndjekur seancën janë edhe Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Oerd Bylykbashi.
Raportohet se nga 34 të arrestuar, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”. Ndërsa për 5 persona “Arrest shtëpie”. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova.
Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.
Të shtunën, selia e Partisë Demokratike u sulmua me forcë nga mbështetës të Sali Berishës që iu përgjigjën thirrjes së tij për të protestuar për largimin e kreut Lulzim Basha.
I kam thene djalit time te ketheje pllaken , berisha mboroi prandaj te mbeshtesim bashen. Ne si familje jemi tope lepiresa pa dinjitet. Se bera dote djalin deputet , me ngeli rugeve trapi . Sdi cfare te beje se edhe meta si ka punet mire. Na iku jeta si zvaranik mbas buthes se politikaneve qe te ma bejne djalin deputet.