Viti 2021 u mbyll me 1 mijë e 155 njerëz të dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar, sipas një publikimi ekskluziv të britanikes “The Big Issue”.
Shqipëria mban numrin më të lartë të të dëbuarve – plot 435 persona janë zhvendosur drejt vendit tonë.
Këta të fundit, përgjatë vitit, janë riatdhesuar përmes 17 fluturimeve – mes tyre edhe çarter.
Sakaq, numri i njerëzve të dëbuar nga Zyra e Brendshme me fluturime çarter është pothuajse trefishuar që nga viti 2019.
Por, një në gjashtë aeroplanë u largua me më pak se 10 persona në bord.
Gjetjet e gazetës britanike kanë rinovuar thirrjet për anulimin e fluturimeve çarter.
Zoe Gardner, menaxhere e politikave dhe avokimit në Këshillin e Përbashkët për Mirëqenien e Emigrantëve (JCWI), për gazetën “The Big Issue” tha se autoritetet “duhet të ndërmarrin ndryshime urgjente në këtë sistem të kalbur që përpiqet t’i dëbojë njerëzit me çdo kusht”.
Statistikat e Home Office, të marra nga “The Big Issue” tregojnë se qeveria në vitin 2021 kreu 57 fluturime çarter.
“Është thellësisht shqetësuese që kjo qeveri ka deportuar gjithnjë e më shumë njerëz gjatë një pandemie globale”, shtoi Gardner.
Shumica e të dëbuarve në vitin 2021 u zhvendosën në vendet evropiane.
Një numër i vogël u larguan drejt Xhamajkas, 11 të tillë, Nigerisë dhe Ganës – shtatë persona.
Zyra e Brendshme fajëson “sfidat ligjore të minutës së fundit” për fluturimet pothuajse bosh.
Por një hetim i “Big Issue”, i botuar këtë javë, ka zbuluar se atyre që dëbohen, shpesh u mungon përfaqësimi i duhur ligjor, derisa të ndalohen.
Qeveria mbron fluturimet çarter si një mënyrë për të larguar kriminelët.
Në seancën e 16 dhjetorit, dy ministrat, ai i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe i Drejtësisë, Ulsi Manja, paraqitën para Kuvendit të Shqipërisë dy marrëveshje, të cilat u ratifikuan më pas.
Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me qeverinë britanike, rinovuan dakordësimin mbi dy pika shumë të rëndësishme.
Në fokus të marrëveshjes së parë ishte pikërisht riatdhesimi i qytetarëve shqiptarë, nga kostoja e transportit, te mbrojtja e të dhënave personale etj.
Gjithashtu, në të përfshihej edhe kthimi i emigrantëve të paligjshëm.
Sipas zyrtarit shqiptar, kjo do të rriste bashkëpunimin në fushën e emigracionit të paligjshëm.
Kjo, sa i takon parandalimit të çdo linje kriminale që mund të bëhet në këtë drejtim.
“Kjo marrëveshje vjen si propozim i Britanisë në kuadër të daljes nga Bashkimi Evropian (BE), në pajtimin e legjislacionit mes dy shteteve”, deklaronte ai nga foltorja e Kuvendit.
Manja, nga ana tjetër, do të deklaronte gjatë fjalës së tij në Kuvend se, marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar mbi transferimin e personave të dënuar do të rriste besueshmërinë e Shqipërisë në fushën juridiksionale.
Sipas Manjës, ky dakordësim përmirësonte kushtet dhe rregullat e transferimit të të burgosurve mes të dy shteteve.
“Shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi të vuajnë dënimin e tyre në Shqipëri”, ravijëzonte zyrtari shqiptar.
Manja gjithashtu solli në vëmendje se marrëveshja e fundit është ratifikuar në vitin 2013.
Por, implementimin i saj ka qenë i pamundur, për shkak të sistemeve të ndryshme ligjore.
Kjo marrëveshje, do të shprehej më tej ai, rregullon ato aspekte procedurale.
“Në marrëveshjen e re janë përcaktuar procedurat që ndiqen nga shtetet kontraktuese, vazhdimin e dënimit dhe të drejtat e trajtimit të personave të dënuar”, do të deklaronte Manja.
Politikane te dhjere dhe BASTARDE,-Antishqipetare te Vertet..me Nenshkrimin e Ligjit per te Rikthyer Shqipetaret….po pse mor Kurva…keni Ulur Pantallonat???Ata “Refugjate” Shqipetare qe jane ne Angli….kane vene koken ne Rrezik per te shkuar..edhe leket qe nxjerrin ne Shqiperi i Dergojne…qe te “Paguajne” Taksen e Pushtetareve ,-me Makina Luksoze dhe veshje te shtrenjta…
1-Sa vende Pune Hapen nga Qeveria Shqipetare??Sa eshte Pagesa???…..puu..puuuu…rrace e keqe…
@@@@@@@ Info:Qeveria e Lubanit apo Palestines “Nuk i Njohin Shtetasit ” e tyre qe kerkojne Azil ne Eu…dhe kjo behet..sepse ata e dine(Politika dhe Qeveria)…sepse c´do Libaneze apo Palestinez…qe te shkoj ne Europe do te beje Sakrifica….si dhe Ata do te Ndihmojne Familjet me Parate e fituara..ne Eu..para te cilat nuk munde te fitohen lehte ne vendin e tyre… Shqipetaret jane lolo-Politikane…dhe Bythelepires se te huajve..lol
“Emigranti”!
Na kepute ne mes me kete koment. Asnje refugjat apo emigrent, quaje si te duash, qe punon paster ne Angli, nuk eshte riatdhesuar nga qeveria britanike, vetem maloket, antaret e PD, te cilet meren me pune te pista jane kthyer.
Cilido shtet nuk i mban kriminelet, por i kthen, prandaj mos e mer kaq tragjike. Sot ata (te kthyerit nga Ingliterra) i ke neper protestat “paqesore” te kampjonit te paqes Sali Kerma, jane te punesuar “full time”, nga punedhenes si “Boronica Zeni & Sister”
O Mehdi…
Qënke rak me zile fare o mavri. .
Byg problem …..
Shko shiko fasulet më mirë ,se po të digjen dhe mos komento më budalliqe se e fëlliqe fare e fëlliqe.
Ti bashkë me Sali këllirën që stë hiqet nga goja dhe bashkë me idhullin tënd Ramë mafiozin..