Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së enjtes në Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Bëhet e ditur se rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”, është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor. Si pasojë e flakëve ky shtetas ka humbur jetën.