VIDEO: Kur instinkti i nënës është më i madh se i grabitqarit, luanesha shoqëron bizonin e vogël te tufa

13 Janar 2022, 12:13Lifestyle TEMA

Pamje befasuese vijnë nga një park në Tanzani ku shfaqet një luaneshë që shoqëron një bizon të vogël për te kopeja e tij. Një veprim ky që një ekspert i kafshëve të egra e përshkroi si një akt dashurie.

Faqja zyrtare e Parqeve Kombëtare të Tanzanisë në Twitter e postoi videon të hënën, ku shihet luanesha, duke ecur krah për krah me bizonin sa gjysma e madhësisë së saj, deri sa bashkohet me nënën e tij.

Sipas Pascal Shelutete, zëdhënësit të Autoritetit të Parqeve Kombëtare të Tanzanisë kjo ngjarje tregoi se instinktet e nënës së luaneshës ishin më të forta se instinktet e saj natyrore grabitqare.

5 komente në “VIDEO: Kur instinkti i nënës është më i madh se i grabitqarit, luanesha shoqëron bizonin e vogël te tufa”

  1. anticensurë ??? says:

    mua nuk më duket si bizon!kjo është dele,mali!!
    o hajvanër nuk ka bizonë në afrikë e aq më pak në egërsi!!bizonët janë të amerikës veriore!!
    viçi është një nju(gnu)dhe hyjnë në familjen e antilopave!!

  2. shori says:

    Kjo ndodh se luanesha eshte e ngopur, mor kopuke, dhe luanet e ngopur nuk e vrasin gjahun…(nuk kane instiktet e pangopesise dhe shpirtin kriminal te njerezve…) Luanet jane kafshe fisnike, ata “vrasin” vetem per te ngrene si ligj i jetes, qe e respektojne deri me nje… Teorite si “instikti i nenes”, jane thjesht perralla e budallalleqe…!

  3. Moisi Golemi says:

    Po është ai bizon, atëherë gazetari është kërriç.

  4. taso kume says:

    Te gjithe u zbuten perveç shpellarit te TROPOJES !.

  5. Altini says:

    Luanesha eshte Rama qe po percjell ne shtepi Lulin qe te fleje pak se eshte i lodhur. Shiheni si e kthen koken luanesha se mos ka ndonje çakall nga Bajram Curri. Dhe Luli ul koken dhe e ndjek hap pas hapi sepse e la lepurin ne bark.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje