Vuçiç e konsideron si partneritet të sinqertë "Ballkanin e Hapur"

13 Janar 2022, 16:55Rajoni TEMA

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ishte shumë i kënaqur me ecurinë e deritanishme të nismës së Ballkanit të Hapur që sipas tij demostron partneritetin e sinqertë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Duke folur për Radio Televizionin shtetëror serb, Vuçiç tha se kjo është një iniciativë paqësore dhe ekonomike që do të ketë rezultate të rëndësishme në të ardhmen.

Vucic vlerëson marrëveshjet për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe politikës fitosanitare që kanë hyrë në fuqi dhe po japin rezultate.

Ato bazohen në standardet e vendosura të BE-së në njohjen e rezultateve të analizave laboratorike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje