Falë Imer Mushkolajt më në fund pas 27 viteve që prisja ta intervistoja, pashë se si reagon Berisha

14 Janar 2022, 18:15Politika TEMA

Nga Carlo Bollino

Prej 27 vitesh po pres që të intervistoj Sali Berishën. 27 vite gjatë të cilave ai ka bërë gjithçka për të më dëbuar nga Shqipëria, pastaj duke më shmangur, duke u fshehur për të evituar pyetjet e mia dhe përballjen me realitetin, më keq se Çlirim Gjata që u betua se nuk ekziston duke mohuar edhe shtëpinë ku jeton vetëm e vetëm që të mos dalë në gjykatë përballë meje që e kam denoncuar për shpifje. Më në fund, pas 27 vitesh, dikush ia bëri pyetjet që do të kisha dashur t’ja bëja unë: Imer Mushkolaj, 44 vjeç nga Deçani ia doli në misionin në të cilin unë kam dështuar. Mbrëmë, i ftuar në një emision televiziv në Kosovë, i kërkoi llogari Sali Berishës për fajet e tij dhe për krimet e kryera në 31 vite politikë.

Ia renditi gati të gjitha: nga trafiku i karburantit drejt armatës serbe të Sllobodan Millosheviçit (operacion i turpshëm i mbetur i pandëshkuar, i bërë kundër popullsisë shqiptare të Kosovës duke nisur nga 1993 nga firma Shqiponja në pronësi të Partisë Demokratike) për të përfunduar me masakrën e 21 janarit 2011. Duke kaluar nga mashtrimet e firmave Piramidale që ai autorizoi, te 14 shtatori që ai udhëhoqi, nga zhdukja e Remzi Hoxhës që ai urdhëroi, te masakra e Gërdecit që ai favorizoi deri te urdhëri për të sulmuar me 8 janar selinë e partisë së tij.

Imer Mushkolajn nuk e njihja, siç e imagjinoj deri dje nuk e njihte pjesa më e madhe e shqiptarëve. Ndërsa sot në Tiranë nuk flitet për tjetër gjë. Më kujton atë që më ndodhi kur sapo erdha në Shqipëri në 1991 për të ndjekur zgjedhjet e para pluraliste, gjatë një konference për shtyp të transmetuar nga RTSH pyeta Ramiz Alinë nëse do të jepte dorëheqjen në rast humbjeje. “Kolegët” shqiptarë më panë të habitur dhe unë nuk kuptoja përse. Pastaj mbeta unë i habitur kur dola në rrugë dhe njerëzit  ndalonin dhe donin të më jepnin dorën për të më pyetur se ku e gjeta atë kurajo për të bërë pyetjen.

Krahasimi mes Ramiz Alisë dhe Sali Berishës nuk është i ekzagjeruar, siç nuk është ai mes gazetarëve që i intervistojnë. Sot, ashtu si atëherë, pjesa më e madhe e gazetarëve shqiptarë dridhet përballë Sali Berishës, i cili nuk përzgjedh vetëm televizionet dhe moderatorët që mund ta intervistojnë, por pretendon të zgjedhë personalisht edhe “analistët” që mund të jenë të pranishëm në studio për t’i bërë “pyetjet”. Në të vërtetë, siç ndodhte me Ramiz Alinë, askush nuk i bën pyetje Sali Berishës, përveç Imer Mushkolajt.

Të gjithë të tjerët rrinë duke e dëgjuar me buzëqeshje aprovuese, edhe kur i thërret si dëshmitarë dhe përsërit “siç e dini askush nuk më ka akuzuar për korrupsion” dhe ata pohojnë me kokë. Ata pak të guximshëm, kur janë, nisin të bëjnë një pyetje të sikletshme me zë aq të ulët sa nuk kuptohet se çfarë po thonë, e pastaj marrin frymë të lehtësuar kur ai i ndërpret dhe ndryshon argument.

Sali Berisha si Ramiz Alia dikur, është i autorizuar të gënjejë përballë “gazetarëve” shqiptarë të cilët, gati të gjithë, duhet të quhen “gazetarë” kështu me thonjëza rreth emrit dhe duhet të skuqen pas leksionit profesional të dhënë nga Imer Mushkolaj. Për sa më përket duhet vetëm ta falenderoj, pasi prej 27 vitesh pyesja veten se si do të reagonte Sali Berisha nëse një gazetar do ta vinte përballë të vërtetave dhe falë Imerit tani e pashë.

Mbrëmë e pashë: Sali Berisha nuk çorientohet, vazhdon të gënjejë dhe ofendon vetëm ashtu siç ai di të ofendojë kë guxon të flasë lirisht. Mbrëmë gjithashtu mora konfirmimin se Sali Berisha nuk ka asnjë përgjigje për akuzat që rëndojnë mbi të dhe as një copëz prove që të mundë ta shfajësojë. Kështu kuptova se pse prej 27 vitesh Sali Berisha më shmang bashkë me pak kolegë të tjerë që do të donin t’i bënin disa pyetje të vërteta ashtu si unë: sepse kur ka përballë një njeri të lirë që i kërkon sqarime, reagon ekzaktësisht siç reagon një fajtor.

30 komente në “Falë Imer Mushkolajt më në fund pas 27 viteve që prisja ta intervistoja, pashë se si reagon Berisha”

  1. ben says:

    Si gjithmone, pena e Karlos eshte teper e mprehte.
    Pershendetjet e mija zoti Bollino dhe faleminderit per qendrimin tuaj konseguent ne gjithe keto vite ne mbeshtete te luftes se popullit tone per demokraci. Ekzistenca juaj dhe e ndonje gazetari si Imer Mushkolaj, me jep shpresen se nje dite populli im do clirohet nga shushunjat qe i jane ngjitur ne shpine me dekada.
    E di se disa “komentues”, te paguar nga krimi do te te sulen, por qente le te lehin, Karlo dhe Imeri do ecin perpara, pasi kane mbeshtetjen e nje populli te tere.

    1. Tan_Tironci says:

      Por edhe Artan Hoxha ja ka perplasur ne fytyre Sali Qenit. Por mbreme kaloi kufijte e nje shteti.

      1. ben says:

        Per Artan Hoxhen kam patur respekt, por qe kur hodhi akuza, qe u vertetuan si genjeshtra per Veliajn, kam rezerva per deshmite e tij. Me kete nuk dua sapak te them se Erion Veliaj eshte imun nga korrupsioni, por nese eshte, ato duhen argumentuar me fakte dhe jo me foto makiash e me supozime te denja per grazhdin e Berishes.

  2. rako says:

    Perdridhu Carlo por Berisha do jua ketheje shqiptareve token qe ti ke vjedhur.

    1. Shqiptari Ilirise says:

      Çfarë toke u ka marrë Karlo shqiptarëve o cop m.. i Saliut?!
      Yy…… krimba të ritur e majmur në qenefin e Berishës!

    2. Leks1 says:

      Karlo eshte gazetar me G te madhe mor idiot, debil etj.

      Salehu eshte ai qe do ktheje çdo cent a centimeter toke qe u ka vjedhur shqiptareve dhe do mbahet mend qe u vrau shpresen pa e lene te lindte!

    3. Muzaka i Ri says:

      Ore qe i paske vene emer vehtes ate qe je vertet ti!!!

    4. Agron says:

      Saliu i di te gjithe si veten si djalin e si dhendrrin hajdut qe zhvaten Shqipwrinw. Carlua eshte Zoteri o zorre e Saliut!

    5. shqipo says:

      Mos u merr me Carlo Bollinon por merru me “gazetaret” “analiste” shqiptare qe jane plehrat e ketij kombi. Gazetare analiste per disa interesa te vogla personale kane marre persiper profesionin e gazetarit dhe bejne profesionin e servilit,oportunistit,sahanlepiresit. Turp i madh per keta shqiptare. Diktatori E.Hoxha genjente shqiptaret duke ju thene “Populli trim besnik shqiptar”. Ku jane keta trima dhe besnike. Nuk prodhojme vecse servila,kriminele,sahanlepires,genjeshtare dhe hajdute. Kosovareve t’j marrin te keqen se te pakten kane nje minimum dinjiteti ne profesion.Prandaj lere Carlo Bollinon ne punen e tij se eshte i vetmi ne Tirane(dhe cuditerisht nuk eshte shqiptar) qe thote ate qe mendon. Plehrat e Shqiperise shikojne mos kapin ndonje Euro. Komb pa dinjitet qe te vjen turp te quhesh shqiptar.

  3. Korabi says:

    Karlo je me shqiptar se shqiptaret,e kam fjalen per njerezit e shtypit, gazetaret si Fejziu I Frangut, apo Krasta i Qimit dhe gjithe shpura si, Shkullaku,Bejtja, Sonila, Abileku,Bushati, etj nuk kan lidhje me te verteten por me Saliun dhe krimet e tij.Mushkolaj ketyre vemje te nyta ju dha nje leksion gazetarie,prandaj ne shqiptaret duhet ti jemi mirenjohes.

  4. Piro says:

    Rako, e ke fjalen per token te klubi Partizani. Po jetet e vrara do ua ktheje Berisha shqiptarve?

  5. mokrari says:

    BRAVOOOOO IMER MUSHKOLAJ
    BRAVOOOO KARLO
    BRAVOOO MERO
    KËSHTU I DO MUSHKA DRTË.
    PËRBALLJA E BERISHËS ME IMER MUSHKOLËN NË TELEVIZIONIN DUKAGJINI DUHET TË TRAZMETOHET ME ZË DHE FIGURË DISA HERË NGA TË GJITHË MEDIAT SHQIPËTARE TË CILAT VËRTET E QUAJNË VEHTEN SHQIPËTARE, DUKE JA BËRË TË NJOHUR POPULLIT SHQIPËTAR SE KUSH JANË.

    1. neri says:

      BRAVOOOOO DHE MOKRARI !!!

  6. sapa says:

    Po tani cfare ndodhi u arrestua Saliu?ku e rruan ai se cfare thone njerezit?Shqiperia eshte e mbushur me Salinj keshtu qe Salinjte kane unitet me njeri tjetrin!

  7. Zeqina prokurorit says:

    Bravo Ymer Mushkolaj. I le te gjithe gazetaret e Shqiperise ne bisht!!! Nuk them qe ketu nuk ka gazetare kurajoze, por Saliu i zgjedh kur shkon neper emisjone? Ka zera qe ja thone ne sy! Po permend Mero Bazen, Spartak Ngjelen, Muç Nano Bolinon edhe gazeta SOT e Arjan Prodanit. Artan Hoxha ja tha ne sy— je hjeksi i Azem Hajdarit.. Ama si ky djali i Kosoves sja ka bere njeri?? BRAVo.

  8. alphade says:

    Bravissimo Senjor I. Mushkolaj , nje bravo kozmike , nese
    e pranon gjuha Shqipe ! “Gazetaret” shqiptare, me perjash-
    tim te disave si Baze. Bollino, deridiku Balla,Kikia etj. te tje-
    ret pshurren perpara Sali Monstres …..!

  9. Torino says:

    Eh sa deshire do kisha te ishe Shqiptar i lindur(edhe pse ne te vertete ti je me trim se shume nga ne dhe te pakten me letra po).Ndofta u jep pak guxim bashkekombesave te mi(“gazetaruc”) qe te fillojne te flasin tani-se kur te perfundoje ne burg ai te siguroj qe do te dalin shume trima e do ta shajne e kerdisin.COMPLIMENTI sig CARLO!

  10. Trotski says:

    Te Lumte Z.Mushkolaj se ia tunde ballaz Perbindshit te Vucidolit. Me zi po presim te reagoje SPAK duke e marre si te Pandehur i kapur ne Flagrance ne vendin e Krimit.Respekte dhe per Ju Z.Bollino

  11. Pokeristi says:

    Ne një ekstra leksjon per te gjithe ata qe jane marre deri tash me gazetari,z.Mushkolaj demonstroji ç’eshte profesjoni i gazetarit,si dhe qysh kerkohet dhe mbrohet e verteta,brenda etikes dhe kornizes te gazetarit qytetar profesjonist,perballe nje monstre nihiliste narcisiste.

  12. qazim says:

    Respekte gazetar.Nje vleresim te madh per Gazetarin nga Kosova.I doli perballe kucedres te cilen te gjithe “Genjeshtaret”(nuk e meritojne te quhen gazetare),e merrnin me te mira.

  13. Ka pasur edhe gazetare te Shqiperise qe ja kane plasur ne sy Saliut. Shume here kane shkruar e kane fole Mero Baze, Karlo Bolino Spartak Ngjela Muç Nano Artan Hoxha dhe gazeta SOTe Arjan Prodanit.. por ashtu si ja numeroji ky djali nga Kosova askush se ka bere? Bravo. Je gazetari vitit!

  14. D. Pavli i shastisur nga habia says:

    Karlo I more leket nga iceneratoret kete jave ?? Dhe beju.mirè reklame plehrave qe digjen tek iceneratoret. Kane nevoje te madhe per reklame. Ndryshe plehrat si dihet .. bashkohen me ju plehrat. Vrap merr çekun bastard puljez dhe gezoju milionave qe te paguan ripjellja. Eshte kohe gjobash.

  15. Adriani says:

    Pergezime Carlo. Thua te vertetat per Mushkolajn, gazetarin e guximshem, te drejteperdrejt, por duhet vleresuar dhe ti, profesionist i admirueshem.

  16. Gole Labi says:

    Bravo Imer Mushkolaj! Te lumte Bolino! Jeni dy gazetare me dinjitet jo si Anallehesit e Fevzos e te Qimit me kompani!

  17. Krahasim i gabuar Carlo! says:

    Unë nuk jam dakort me Carlon, i cili ka 30 vjet në Shqipëri si gazetar dhe nuk e ka mësuar akoma që Berisha nuk mund të krahasohet me Ramiz Alinë! Afron me Ahmet Zogollin, në drejtim të eliminimit të kundërshtarëve të tij prapa krahëve, po kështu në drejtim të bashkëpunimit me serbët. Afron me nazistët e Hitlerit për metodat e kryerjes së krimeve dhe ngjeshja e këtyre krimeve tek kundërshtarët e tij, njësoj si djegja e Raishtagut gjerman. Shkurt, është pjellë e djallit, që nuk mund të gjesh një të dytë. Natyrisht, fajin e kanë shqiptarët që i shkojnë pas tij!

  18. kashi says:

    bravo karlo je i madh ti e do shqiperine me shume se ne shqiptaret

  19. Propogand says:

    Per ju qe ju paska ngazellyer mushk-kola
    Vetem gazetari nuk kishte aty.
    Akuza kafenesh po. Te tipit “kete e dine te gjithe “

  20. Franz Kafka says:

    Per te gjithe ata analiste qe mendojne se berishizmi eshte vetem Berisha ne 8 janar paten mundesi te dallojne dicka te re: Basha eshte po aq gjakesor dhe barbar sa Berisha (me mercenare qe thote tani se nuk I njeh). Prandaj vazhdoni mbroni Bashen se kohe me vone do e kuptoni mire se cfare Po beni tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje