Greqia ka nisur një program të madh armatimi

14 Janar 2022, 16:30Politika TEMA

Kryeministri grek Kyrjakos Mitsotaqis ka përdorur gjuhën e forcës ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan pasi ky i fundit hodhi akuza ndaj Presidentes Katerina Sakellaropoulou. Mitsotaqis u kujtoi turqve se Greqia ka nisur një program të madh armatimi, nëpërmjet të cilit do te përmirësojë aftësitë operacionale për veprim nga ajri dhe deti për të parandaluar çdo provokim turk në Mesdheun Juglindor. Për Greqinë, Turqia fqinje nuk duhet që të këmbëngulë në retorikën agresive, por të angazhohet në dialog të sinqertë dhe jo të bazuar në marifete.

Kyrjakos Mitsotakis: Ne jemi fqinjë, do të jemi fqinjë përgjithmonë. Ne jemi të dënuar nga gjeografia të jetojmë së bashku. I takon Turqise që të zgjedhë rrugën e bashkëpunimit ose rrugën e tensionit.  Ne jemi të përgatitur për të dy skenarët, e kemi dëshmuar në praktikë këtë. Dera e dialogut eshte e hapur dhe aftësia ime për të folur me Presidentin Erdogan ka ekzistuar gjithmonë.

Greqia ka ngritur linjat e mbrojtjes diplomatike dhe ushtarake, duke krijuar aleanca me fuqi të mëdha me Francën dhe Shtetet e Bashkuara. Prania ushtarake amerikane në Aleksandropolis është e rëndësishme.

E gjithë çështja me Turqinë shpjegoi Mitsotakis është doktrina ushtarake e disa gjeneraleve të vendit fqinj e quajtur “Atdheu Blu” që sipas tij sfidon të drejtat sovrane greke në Detin Mesdhe.

Mitsotakis tha se nuk shqetësohet për mundësinë e një përplasjeje ushtarake me Turqinë duke paralajmëruar se javën e ardhshme do të ulen në Greqi avionët e parë luftarakë të prodhuar në Francë “Rafale”. Qeveria greke ka paguar 2.32 miliardë euro për të blerë 18 avionë të tillë. Greqia do të shpenzojë 11.5 miliardë euro për modernizimin e forcave të saj të armatosura gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.

2 komente në “Greqia ka nisur një program të madh armatimi”

  1. shqiptari says:

    Mjere keta qe maten me hijen e mengjezit. Me borxhet qe kane, vetem armatimet i kane mbetur mangut.
    Ne vend qe te heqin dore nga pretendimet absurde dhe te ulen ne bisedime me Turqine, kerkojne te shterojne deri ne vetevrasje te gjitha rezervat e vendit ne blerje hekurishtesh te vjetra.
    Me vjen keq per greket e thjeshte qe do ti duhet te paguajne tere jeten paudhesite e politikes se udheheqesve te tyre delirante.

  2. Greqia vendi i lojrave ! Vendi i lojrave Olimpike,vendi i lojrave me fjalet ( nga shum vende cilesohet si nje vend jo i besueshem dhe serioz ne maredheniet reciproke) vendi lojrave me Armet,te cilat i blen per konsum te brendshem politk,dhe per ti perdorur vetem ne nje dit te vitit ,me 28 tetor ne paraden Ushtarke, Te sulmosh ushtarakisht Greqin ke sulmuar njekohesisht BE,dhe Turku as qe e qon nepermend dicka te till,sepse dihen pasojat shkaterruese per Turqin multietnike,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje