FOTOT: Kompleksi i mbuluar nga pemët në Kinë, si “Kopshtet e Varura të Babilonisë”

14 Janar 2022, 12:41Lifestyle TEMA
FOTOT: Kompleksi i mbuluar nga pemët në Kinë, si “Kopshtet

Një kompleks magjepsës është duke u ndërtuar në Shangai të Kinës, i cili është krahasuar me “Kopshtet e Varura të Babilonisë”.

Kompleksi është i vendosur përgjatë lumit Suzhou dhe shtrihet në një hapësirë rreth 60 mijë metra katrorë. Në ndërtesën e përfunduar, deri tani janë mbjellë afërsisht 125 mijë bimë, ndërsa është parashikuar që të mbillen edhe po kaq të tjera, derisa kompleksi të jetë gati në vitin 2024.

Kompania britanike e arkitekturës Heatherwick Studio e ka projektuar këtë ndërtesë që të duket si dy male të mbuluara nga pyjet.

Pemët e mbjella kanë gjelbërim të përhershëm, po ashtu edhe bimët e varura janë të përfshira në dizajnin e kompleksit. Ndërkohë, në katet e poshtme të godinës janë mbjellë lule, të cilat krijojnë pamjen e një shpati mali që ndryshon me stinët.

2 komente në “FOTOT: Kompleksi i mbuluar nga pemët në Kinë, si “Kopshtet e Varura të Babilonisë””

  1. Mehdi Bushati ish sigurims. says:

    I ka pare Jamkanibal Malltezi keto ndertesa qe ti “zbatoje” tek SHQUP-i kur ti privatezoje vjehrri?

    1. Sufllaqe per te gjithe says:

      Ja ta jep Erjon Veliaj pergjigjen, mos ki merak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje