OBSH miraton dy trajtime të reja për Covid-19

14 Janar 2022, 10:08Bota TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar dy trajtime të reja kundër  Covid-19. Në rekomandimin e tyre në British Medical Journal BMJ, ekspertët e OBSH-së thanë se baricitinib përdoret për të trajtuar pacientët e rëndë me Covid-19, duke reduktuar nevojën për shtrimin në spital.

Ekspertët rekomanduan gjithashtu trajtimin me antitrupa sintetikë të Sotrovimab për personat me Covid që janë më të rrezikuar për tu shtruar në spital, siç janë të moshuarit, personat me imunitet të dobët ose sëmundje kronike si diabeti.

Deri më tani  tre trajtime të tjera për Covid-19 kanë marrë miratimin e OBSH-së, duke filluar me kortikosteroidet për pacientët me sëmundje të rëndë në shtator 2020. Kortikosteroidet janë të lirë dhe të disponueshme gjerësisht dhe luftojnë inflamacionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje