OBSH: Vaksinimi i detyruar nuk duhet të jetë kusht për udhëtimin

14 Janar 2022, 09:59Bota TEMA

Rasti “Djokovic” duket se ka shërbyer për të marrë një notë gjysmë zyrtare të paktën mbi vlerën e kufizimeve të lëvizjes në bazë të vaksinimit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar përmës përfaësuesve të vet se statusi i vaksinimit nuk duhet të përdoret për të skualifikuar njerëzit nga udhëtimi ndërkombëtar.

“Ne e shohim vaksinimin e detyruar si një mundësi të fundit përballë një epidemie të madhe. Kështu që po, ka rrethana në të cilat vaksinimi i detyruar mbështetet nga OBSH, por sërish, kjo i nënshtrohet parimit bazë se mënyra më e mirë për të vaksinuar njerëzit është t’i informosh ata, edukosh, dialogosh dhe të adresosh shqetësimet e vërteta të njerëzve”, citohet drejtori i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, Mike Ryan.

Nga ana tjetër, drejtorsha e vaksinave imunizuese në organizat, Katherine O’Brien, ka shtuar se lëvizja e lirë nuk mund të kushëtzohet me vaksinimin për sa kohë aksesi në këtë fundit nuk është i barabartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje