Ndarja nga jeta e Sassoli, habit eurodeputeti gjerman: Më në fund ai bastard iku

13 Janar 2022, 17:35Bota TEMA

Nicolaus Fest, eurodeputet i AFD-së, grupi i ekstremit të djathtë gjerman, ka shprehur gëzimin e tij për vdekjen e David Sassoli: Më në fund ky bastard iku. Ky është mesazhi që ai ka shkruar në Whatss App, dhe që mediat gjermane pretendojnë se kanë fotografi të tij.

Fest e cilësoi Sassolin si një anti-demokrat, një turp për çdo ide parlamentare.  Lideri i partisë, Jorg Meuten, u distancua nga deklaratat e Fest. Ai u shpreh se fjalë të tilla për një koleg i cili sapo është ndarë nga jeta janë të neveritshme dhe të pafalshme.

Por Fest jo vetëm që nuk përgënjeshtron mesazhin e shkruar, dhe as nuk kërkon falje, por shkon dhe më tej. Në faqen e tij të Facebook ai akuzon Sassolin se ka mbuluar mashtrime dhe skandale të disa eurodeputetëve.

Madje eurodeputeti gjerman këmbëngul se problemi nuk është mesazhi i tij por fakti që është bërë publik, pasi biseda ishte private.

 

3 komente në “Ndarja nga jeta e Sassoli, habit eurodeputeti gjerman: Më në fund ai bastard iku”

  1. Samiu says:

    Gjermani gjerman mbetet …. shpirtkazem….

  2. faro says:

    Ja KËTA janë ata që drejtojnë BOTËN. Po e tillë ishte edhe Doris as-Paku me mesazhet që ka lënë këtu.

  3. Der Westen says:

    Ist bestimmt ein Osi Idiot!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje