Ishte pjesë e festës në mes të pandemisë, Johnsonit i bëjnë thirrje që të japë dorëheqje

13 Janar 2022, 15:49Bota TEMA

Pas pjesëmarrjes në një darkë festive, kryeministri britanik, Boris Johnson, po përballet me thirrje nga konservatorët e vjetër për të dhënë dorëheqje.

Mediat e huaja raportojnë  se Johnson ka kërkuar falje për mënyrën e se si e trajtoi eventin në kopshtin e Downing Street në vitin 2020 dhe tha se e kuptonte “zemërimin” e publikut mbi këtë.

Anëtarët e kabinetit, përfshirë zëvendëskryeministrin Dominic Raab, mbështetën Johnsonin. Ndërkohë udhëheqësi i konservatorëve skocezë, Douglas Ross dhe deputetët William Wragg, Caroline Nokes dhe Roger Gale i bënë thirrje atij që të japë dorëheqje.

Johnson ka kërkuar falje për pjesëmarrjen në festën që u organizua në kopshtin e Downing Street, më 20 maj të vitit 2020, derisa britanikët e kishin të ndaluar të mblidheshin për shkak të kufizimeve të rrepta të Koronavirusit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje