Ndotja e mjedisit në Razëm për shkak të mbetjeve të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme solli ndëshkimin me gjobë ndaj kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ditën e premte ka kryer inspektime në terren, duke konstatuar sasi të mëdha mbetjesh të hedhura në territorin e Razmës.
Kjo ka bërë që menjëherë të aplikohet gjoba prej 500,000 lekësh të reja drejtpërdrejtë për kryetarin e bashkisë së Malësisë së Madhe.
Gjoba ndaj kryetarit të bashkisë parashikohet nga ligji “Për menaxhimin e mbetjeve”, i cili është miratuar që në vitin 2011 por ky sanksion që ndëshkon direkt titullarin më të lartë të bashkisë nuk është aplikuar ndonjëherë.
Masa ndaj Tonin Marinajt, që bëhet kështu kryetari i parë i bashkisë i cili ndëshkohet për keqmenaxhimin e mbetjeve, vjen në një moment kur mjedisi është shpallur prioritet absolut nga qeveria.
Prej fillimit të muajit nëntor në të gjithë territorin vazhdon Plani i Pastrimit Kombëtar, në koordinim me prefektët e qarqeve dhe të gjitha institucionet qendrore dhe vendore.
Në të gjitha takimet e hapura të organizuara me kryetarët e bashkive, Kryeministri Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kanë kërkuar që bashkitë të buxhetojnë me prioritet pastrimin e territorit, pasi në të kundërt nuk do t’u miratohen buxhetet për vitin 2022, ndërsa mbetjet do të depozitohen vetëm në pikat fundore të licensuara.
edhe me rende duhen ndeshkuar keta kriminela qe shkaterropjne natyren e bekuar te MEMEDHEUT
Po helmoni Ambjentin o te mjrere ,
po semurni Jeten tuaj dhe femijeve tuaj ,
dhe Semundja ju kushton sa frengu pulen ne Spitale leri pastaj ato Semundjet e kqia ,
qe vijne te gjitha nga Papastertia e ajrit ,ambjentit ku krijohen Bakterie vdekjeprurese nga plastika e
cdo lloj mbeturine e hedhur ne Natyre .
Si nuk menduan njiher per ambjentin kta njerez qe eshte jeta e tyre ,
si nuk menduan njiher Racional si Njerez ,se semundja te shkaterron shendetin ,ekonomine e jeten !
Perse nuk i afrohen Kontena te medha 2m X 4m (hekuri ose edhe druri ) qe mundet te trasportohen
e hidhen pastaj ne qendrat e medha te grumbullimit te plehrave .
Kaq te veshtire e kan Bashkite ,po Ministia e Mjedisit me cfar merret ? apo ngroh karrigen para coputerit ?
Shetisni mer Shqiperine zoterinje qe paguheni ne ato Misnitri per kte pune dhe vendosni Standarte
cdo Bashkie e njikohesishte Ligje qe cdo komunitet te ket vendin e caktuar te plehrave ,
te ket Kontenat koshat gjate rrugeve ,se po dalin qindra semundje e ngelet Farmacive e Spitaleve o te njrere
Njerez te piste. Ecin mbi plehra dhe se marin mundimin te pastrojne ambientin.
Ketyre qelbesirave do sekuestruar shtepia dhe tu shitet ,leket tu jepen puntoreve te pastrimit ,por kam frike se eshte i majte dhe haka nuk vete te i zoti.