Bashkimi Evropian ka përshëndetur rezultatin e referendumin për ndryshimet kushtetuese në Serbi që u mbajt më 16 janar. Blloku evropian sërish shprehu keqardhje për mosgjetjen e një zgjidhjeje që votimi për referendum të mundësohej që të mbahej edhe në Kosovë.
“Sipas rezultateve preliminare, votuesit të cilët dolën në votime të dielën në Serbi për të votuar për ndryshimet kushtetuese shprehen mbështetjen e tyre për propozimin. BE-ja mirëpret kompletimin e këtij hapi të rëndësishëm të reformave kushtetuese që ka për qëllim forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, në përputhje me orientimin strategjik të Serbisë për anëtarësim në BE”, tha BE-ja më 17 janar.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se të gjithë qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar në referendumin e Serbisë përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse serbe në Prishtinë.
“BE-ja shpreh keqardhje për pamundësinë e gjetjes së një marrëveshjeje me Qeverinë e Kosovës për të lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të mbledhë fletëvotimet në Kosovë, në përputhje me praktikën nga e kaluara”, tha BE-ja.
Në të kaluarën, në Kosovë nuk është penguar organizimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë dhe votat janë grumbulluar nga OSBE-ja.
Në Serbi, autoritet thanë se për ndryshimet e propozuara kanë votuar mbi 60 për qind e pjesëmarrësve në votim.
Pyetja e referendumit ishte: “A jeni për konfirmimin e Ligjit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”.
Ndryshimet kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi politik në këtë proces, ka thënë Qeveria e Serbisë.
Ndërkaq, Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë që të vazhdojë procesin e reformave, sepse siç tha, forcimi i gjyqësorit nuk përfundon me këtë referendum.
“Procesi i reformave për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit nuk përfundon këtu dhe duhet të vazhdohet. Një numër i ligjeve duhet të ndryshohet për zbatimin efikas të ndryshimeve kushtetuese. Kjo duhet të përgatitet si prioritet përmes reformave relevante ligjore, në përputhje me standardet evropiane”, tha BE-ja.
Blloku evropian po ashtu mirëpriti qëndrimin e Qeverisë së Serbisë që të përfshijë Komisionin e Venecias në hapat e ardhshëm dhe i ofroi ndihmë asistencë financiare dhe teknike për zbatimin e reformave në Serbi./REL
Kete BE-en nuk po e kuptoj.Ne asnje vend te botes,minoritetet nuk votojne per shtetin ame ne shtetin ku jetojne me qendra fizike votimi.Mund te votojne me poste ose te shkojne fizikisht,ne Serbi, ne kete rast.Shume i çuditshem veprimi i BE-es
Ku ke pare t Tironai neper Evrope apo Amerike qe njerzit nuk ane te drejte te grumbullohen dhe votojne? Kjo ne boten perendimore quhet organizim “lokal” dhe njerezit bejne referendue nga me te ndryshmet. Asnje nuk i pengon, Keshtu duhet te behet edhe “Asociacioni i Komunave Serbe” qe refuzohet nga Albini. Vendimi i meparshem qe ky asociacion te behet por pa te drejta ekzekutive eshte e drejte, por Albini hiporbelizon problemet.
Cte keqe do kish qe serbet lokale te Veriut te Mitrovices te merrnin pjese ne nje referendum ku fitojne te tere. Ne baze te kesaj te drejte, referendumi u shpall i ligjshem edhe pse aty morren vetem 30 perqint e serbeve e Serbise. Pra ketu nuk ka te beje me thyerjen e kushtetutes se Kosoves, apo me venie ne pikepyetje nga Serbia te shtetit te Kosoves. Referendumi ishte per “pavaresine” e drejtesise, sic po behete edhe tek ne…
Albini duke hiporbelizuar sabotimin e ketij referendumi , thjeshte i jep Serbise nje shance tjeter te baltosi Kosoven si shtet qe persekuton serbet….Ne thelb serbet nuk persekutohen. Albini i ka paguar edhe falas elektrikun, por ai thjeshte si demagog shet llafet dhe korr furtunen…Llafet per injorantet, furtunen per Kosoven. Ky eshte Albini.