Projekti i kullave tek selia blu, PD kërkesë Bashkisë së Tiranës: Na jepni informacion

17 Janar 2022, 14:49Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka dërguar kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës lidhur me projektin e kullave që mendohet se do të ndërtohen në truallin ku sot është godina e PD.

Në kërkesë PD ka bërë katër pyetje lidhur me 4 pyetje mbi projektin “Four Freedoms Park”. Bardhi kërkon nga bashkia informacion se kur është dorëzuar zyrtarisht ky projekt dhe cila ka qenë praktika e ndjekur.

KËRKESA E PLOTË

Në datën 13.01.2022, media bëri publike një ide projekt ku parashikohej ndërtimi i tre kullave, pikërisht në territorin ku ndodhet selia qendrore e Partisë Demokratike. Në mungesë informacioni mbi këtë projekt, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës, ku kërkon që t’i vihet në dispozicion një informacion të plotë dhe të detajuar, për sa më poshtë:

Kur është dorëzuar zyrtarisht projekti “Four Freedoms Park” pranë Bashkisë Tiranë, dhe kush kanë qenë propozuesit/financuesit e këtij projekti? A ka pasur gjatë ditëve të fundit një përpjekje nga propozuesit e projektit apo persona të tjerë për riaktivizimin e këtij projekti?

Cila ka qenë procedura e ndjekur nga Bashkia Tiranë lidhur me trajtimin e këtij projekti? A ka pasur një prezantim të këtij projekti pranë zyrave të Bashkisë Tiranë? Nëse po, kush kanë qenë pjesëmarrësit privatë dhe institucionalë gjatë këtij prezantimi? Kujt i është njoftuar ky projekt deri më tani?

A ka pasur një vendimmarrje lidhur me këtë projekt? Nëse po, ju lutem të na vini në dispozicion aktet përkatëse, duke na sqaruar edhe cili është statusi aktual i këtij projekti dhe nëse sipas rregullave në fuqi të planifikimit të territorit a lejohet ndërtimi në zonën e propozuar?

Ju lutem, na vini në dispozicion praktikën e plotë shkresore që disponon Bashkia Tiranë lidhur me projektin “Four Freedoms Park”, nga momenti i dorëzimit të tij deri në datën e marrjes së kësaj kërkese.

7 komente në “Projekti i kullave tek selia blu, PD kërkesë Bashkisë së Tiranës: Na jepni informacion”

  1. Ilir says:

    Ky pederasti ben sikur nuk e dinte per kullat…keshtu eshte kur bythen nuk e perdor vetem per te dhjere si pune ketij kermes. I ben te gjitha maslkaralleqet.

  2. Ilir says:

    Edhe per pak na i hodhe zonjusha Gazi!

  3. rako says:

    Vertet Gazmend! Vertet i merr per kaq idiote shqiptaret?

  4. rako says:

    Komentet anti Gazi si pranon Tema se ka urdher nga Pashai.

  5. Franz Kafka says:

    Ky eshte ideatori i mercenareve vrases qe ishin ne PD. Dhe si tha pastaj: nuk i njoh kush jane. Ja kjo eshte PD e Bashes qe sipas shume analisteve nuk paska lidhje me berishizmin. Prandaj vazhdoni perkrahni Bashen e Bardhin, se kohe me vone do e kuptoni mire se po perkrahni dy Berishe 30 vite me te rinj

  6. Mondi says:

    E nderuar Znj Bardhi.
    Per informacion me te detajuar mund te drejtoheni tek Z Xhafer Isui ( Xhafa) ose tek z. Erion Isufi ( Kunati)
    Me konsiderate te larte per fundshpinen tende
    E Toptani

    1. tani says:

      Gazi keta pronaret ti nxjerrin hilete…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje