Vizita e Erdogan në Shqipëri, “Zëri i Amerikës”: Bie në sy mungesa e një takimi me Metën. Endri Fuga: Mos nxisni urrejtje

17 Janar 2022, 17:41Politika TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan nisi sot një vizitë në Shqipëri, me një agjendë të ngjeshur, e cila përfshin që nga përurimi i veprave të financuara nga qeveria turke, deri te nënshkrimi i marrëveshjeve të përbashkëta, duke u mbyllur me një fjalim, që presidenti turk do të mbajë pasdite në parlamentin shqiptar.

Zoti Erdogan u prit në aeroportin “Nënë Tereza” me nderimet më të larta nga kryeministri Edi Rama, me të cilin u drejtuan për në Laç, ku u përurua një kompleks pallatesh me 522 apartamente, në të cilat do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Pallatet e reja ku përfshihen njësi shërbimi si dhe mjedise shplodhëse e sportive, u ndërtuan falë ndihmës së menjëhershme, që qeveria turke ofroi për përballimin e dëmeve, përmes një fondi prej 42 milion eurosh.

Presidenti turk e cilësoi realizimin e këtij kompleksi apartamentesh një shenjë tjetër të lidhjes së fortë mes dy vendeve.

“Shenja e vëllazërisë nuk është kur t’i vjen pasi të kanë thirrur, por të qëndrosh pranë vëllait tend kur ai ka nevojë. Dhe tani e në vijim ne do të jemi gjithmonë pranë. Shpresoj që kjo miqësi me baza kaq të forta do të vijojë në pafundësi”, deklaroi ai gjatë ceremonisë në Laç, ku sheshit pranë pallateve të reja të ndërtuara i është dhënë emri i tij.

Kryeministri shqiptar dhe presidenti turk patën më vonë një takim dypalësh në selinë e qeverisë në Tiranë, në përfundim të të cilit pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Një tjetër ceremoni është parashikuar më pas, me përurimin e restaurimit të xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës.

Ndërsa fjala në parlamentin shqiptar do të shënojë dhe fundin e vizitës së presidentit turk në Tiranë.

Ajo që bie në sy gjatë kësaj vizite është anashkalimi i protokollit, me mungesën e takimit të presidentit turk me homologun e tij Ilir Meta.

Ky i fundit e nisi ditën duke kujtuar 554 vjetorin e vdekjes së Heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shoqëruar dhe me pjesë nga një film dedikuar atij, ku ai shfaqej në beteja kundër turqve.

Ndërsa më vonë, kur në Laç zhvillohej ceremonia me praninë e presidentit Erdogan, pak kilometra më tutje në qytetin e Lezhës ai zhvilloi homazhe në memorialin e Skndërbeut.

I pyetur nga Zëri Amerikës për koincidencën e vizitës së presidentit turk, në datën e vdekjes së Skënderbeut dhe nëse një koincidencë e tillë përbënte ose jo problem, zëdhënësi i Qeverisë Endri Fuga e cilësoi pyetjen “në rastin më të mirë -të pakujdesshme- dhe në rastin më të keq -provokuese-, sepse nuk ka asnjë lidhje mes Republikës së Turqisë dhe rrethimeve të Krujës apo mes qëndresës së Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut dhe Turqisë së sotme, e cila është anëtare e NATO-s, vend partner strategjik i Shqipërisë dhe mik i mirë në ditë të vështira, siç e tregoi edhe mbështetja e paçmuar për rimëkëmbjen pas tragjedisë së tërmetit. Prandaj problem në këtë rast nuk përbën vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë, po lidhje të tilla krejt pa lidhje, të cilat padashje nxisin urrejtje mes popujve”, – u shpreh zoti Fuga.

Turqia ka rritur ndikimin e saj politik dhe ekonomik në rajonin e Ballkanit. Kryeministri shqiptar njihet për raportin e tij të ngushtë me presidentin Erdogan, i cili konsiderohet si një udhëheqës autoritarist.

Por gjatë ceremonisë së sotme në Laç zoti Rama e përqëndroi fjalën e tij në vlerësimet për zotin Erdogan dhe rëndësisë që ai personalisht i jep miqësisë së lidhur me të, për të cilën siç u shpreh “ndjehem krenar”.

Ai pati një përgjigje ndaj atyre që e shohin me dyshim këtë marrëdhënie duke u shprehur se “Presidenti Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Nuk është e lehtë në botën e sotme, edhe në diplomacinë e sotme, që të gjesh njerëz që Po-në e kanë Po dhe Jo-në e kanë Jo, sepse ja ku jemi sot. Këtu është materializimi i të gjithë fjalëve të bukura. Këtu mund të shikohet se çfarë do të thotë presidenti Erdoğan kur thotë “Shqipërinë e kam në zemër dhe çfarë i dhemb Shqipërisë, më dhemb dhe mua”, u shpreh zoti Rama duke ju referuar ndërtesave të reja në Laç. /VOA

10 komente në “Vizita e Erdogan në Shqipëri, “Zëri i Amerikës”: Bie në sy mungesa e një takimi me Metën. Endri Fuga: Mos nxisni urrejtje”

  1. Bertold says:

    Keto ose jane pyetje injorantesh ne rastin me te keq ose pyetje provokuese ne rastin me te mire.

    Perandoria Osmane dhe Turqia jane 2 enitete shume te ndryshme me identitete me baza te ndryshme.

    Perandoria Osmane ishte Perandori multi etnike islamike ku edhe gjuha zyrtare ishte nje hibride mes persishtes, arabishtes dhe turqishtes. Emrin e mora nga themeluesi i Dinastise qe ishte nje turk dhe kjo ishte e vetmja gje ” turke” ne Perandori, qe drejtohej nga kryeministra ( rreth 49 prej tyre Shqiptar ) dhe nje administrate e madhe civile dhe ushtarake ku po prape nje pjese e .madhe ishin Shqiptare qe e lane faren e tyre kudo ne Greq, Ballkan , lindje te mesme dhe afrike..

    Turqia eshte krijuar mbi baza shtet komb dhe luftoi edhe kunder Sulltanit , edhe kunder asaj cka kishte mbetur nga Perandoria.

    Ketu mbaron filmi dhe historia.

    Te tjeret le te merren me budalliqet dhe imagjinatat e tyre.

    Kush ka komplekse inferioriteti, si disa maloke te palare dhe kelysh vllehesh, tja mbajne ne goje pipinove dhe Amerikaneve, se mos behen me te ” bardhe”.

    1. Ibrahim Pasha Grand Vezir says:

      Ky Bertoldi me te vertete keka Shqiptar i vertete me bisht, idiot legen , as Turku vete nuk i urreka kaq shume Shqipatert etnike, kurr e keqja Shqiptarve nuk ju ka ardhur nga te huajt , merrni shembull nga ky mjerani Bertold si nuk eshte as Musliman as Katolik

      1. E verteta dhemb.... says:

        Bertold eshte Taullau tukoshak, thjesht ka nderruar ferexhen…..shikoni ato qe shkruan ketu e fy vjet ne kete patsavure per Osmanet e trimat muslimon brother’s ne perandori!!!

        1. ben. says:

          Ore po ne kete vend nuk kane fund legenet.
          Ne shqip ka 1 fjale te urte per keta funderina, i zoti e shet e tellalli se jep.
          Ore funderinat e shqiperise, ky tipi erdogani jo njehere po qindra here deklaron se do i ktheje turqise lavdine e perandorise osmane, selcuket e erdoganit ne albanistan nuk jane dakort.
          Shkoni more qi… by…ra

    2. Matrapiku says:

      O Berto bithqiri, dhe ti Endri Fuga, nqs Erdogani nuk ka asnje lidhje me Otomanizmin perse nuk ben homazhe ne monumentin e Skenderbeut qe eshte 50 m afer xhamis se Ethem Beut.
      .
      Perse Erdogani ndryshoj uniformat e gardes se vete ne veshje me uniform Otomane, shiko ne internet Imazhe “Guard with ottoman uniform of Erdogan”
      .
      Perse festimi i 650 vjetorit te renies se Kostandinopojes nga Ottomanet ishte nje Super Fest miljona €urosh nga Erdogani.
      .
      Perse asnjeher Erdogani dhe Turqia nuk i kane denuar masakrat Ottomane, por e kunderta bejn presion qe ne librat shkollor te paraqiten si shpetimtar te Arberis ?
      .
      Keto jane raste flagrante … dhe ju o majmuna hipokrit dhe te shitur flisni per vllazeri me bythzinjt e Anadollit.
      .
      Nje BRAVO te madhe Ilir Metes qe nderoj simbolin e Kombit Shqiptar, kurse Ramuti peshtyu mbi kete dite te rendesishme, te pervjetorit te Skenderbeut.

    3. Tan_Tironci says:

      Mos harro. Shqiptaret priten George Bush so hero, kur be gjithe Europen e priten me protesta, sot Turqia eshte bazuar tek Qemal Ataturku. Zeri I Amerikes me te veje gjoba, Endri jua ktheu pergjigjen. Meta, dhe kelyshat greke tja marrin ne goje Erdoganit. Familjet laçiane ti ngrene edhe nje shtatore. Zeri I Amerikes akoma jeton me qera.

  2. Asd says:

    Z Erdogan e mbajti fjalen dhe e falenderojme shume, por presim nga Rama qe edhe kur inaguron vepra, ndertime, banesa apo shkolla te ftoje ne te gjitha rastet perfaqsues te donatoreve ose ne pamundesi te nenvizoje dhe te beje te qarte se kush i ka dhuruar (mundesisht edhe ndonje tabele elegante pershkruese). Shpeshhere ngaqe kjo miresjellje ka munguar, na eshte dukur sikur ndertimet jane bere me fondet e familjes Rama, nderkohe qe asnjehere kjo nuk ka qene e vertete.

  3. Bureto says:

    ShBA-të kanë qenë koloni të Anglisë dhe Francës dhe prej tyre ata e fituan pavarësinë me luftë. 4 korriku, Indipedent Day, është ditë e shënuar për ta, të cilën e festojnë me madhështi dhe për të cilën marrin urime dhe nha kolonizatorët e djeshëm/mëhershëm. Mund të mos shkojë kjo dhe aq si paralele historike, por fakt është se me njëri-tjetrin janë deshur dhe kanë derdhur gjak. Sot, sidomos ShBA dhe Britania e Madhe, janë vëllezër dhe vëllai i madh, i pari, i është gjendur gjithmonë të voglit, të dytës, sidomos në luftën e dytë bot. Historia ndodh kur ndodh, si e tillë ajo shkruhet dhe sigurisht prej saj duhen nxjerrë mësime, por kurrë nuk duhet mbetur peng i saj. Shembujt nga historia botërore janë pafund.

  4. AF says:

    Lidhja me popullin Turk eshte e natyrshme,ndryshe nga propagandat e kohes, por qeverite jane tjeter gje. Erdogan i ka kushtuar rendesi te madhe dhe hapur ketyre mardhenieve duke perfshire Bosnjen,Shqiperine dhe Kosoven,te cilet jane edhe me shumice te konsiderueshme fetare islame. Kur permendet qe ne periudhen 500 vjeçare Osmane Shqiperia ka nxjerre 49 kryeministra me vjen ndermend si ka mundesi kaq shum drejtues te larte shqiptare ne Ballkan dhe asnje investim per tu shenuar nga keto kryeministra, ku perveç disa urave te shek XVII-XVIII dhe disa monumente kulture (dy Xhamija, e Plumbit ne Shkoder dhe e Ethem Beut ne Tirane) asgje tjeter per tu shenuar. Skane bere as 2 % per 500 vjet nga ato qe beri Erdogan per 2 vjet. E veçanta eshte se Turqia eshte midis europes dhe azise, pjesa me e madhe me duket anon nga mesdheu dmth europa,duke perfshire kryeqytetin Ankara, Stambollin,Izmirin dhe Antalian, pra eshte me lidhje te natyrshme europiane. Rezervat jane per menyren e qeverisjes, kurre nuk kane patur rezultate afatgjata lideret autokrat. Nje nder vendet ku anon autokratizmi se bashku me rusine aktuale,por edhe vendet e azise se larget ju afrohet edhe turqia,prandaj politikat e liderve kane qene gjithnje problem.

  5. Vini says:

    @MATRAPIKU FALEMINDERIT PER KOMENTIN PERFEKT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje