Nga Lorenc Vangjeli
At Joani është Metropolit i Korçës dhe një nga shqiptarët më të mençur që e ka shqipen gjuhë të nënës. Nëse një ditë, si shenjë e mrekullisë që Zoti e do Shqipërinë, ai do të bëhej kryeministër i Shqipërisë, Presidenti turk Erdogan do t’i hidhte krahun në sup dhe do ta quante “Byrazer!”.
Kush e ka dëgjuar të flasë Dom Gjergj Metën, nuk ka mundur të dyshojë në peshën e mençur të fjalës së tij. Dhe nëse ndonjëherë mençuria do të ishte testi i vetëm për të qenë kryeministër i vendit, ai do të ishte një nga fare pak kandidaturat e merituara për atë zyrë, por pa ju shmangur krahut të Erdoganit mbi sup që do ta quante gjithashtu “Byrazer”.
Cilido president turk do ta quante “Byrazer” cilindo kryeministër shqiptar. Eshtë i njëjti mekanizëm i ndërlikuar ku përzihen shumë më shumë se vetëm historia dhe tradita apo edhe interesi dhe nevoja shpirtërore, që e bën idhull Mbretëreshën e Anglisë në Australinë e largët apo e detyron Macronin t’i hipë për hall avionit drejt Libanit. Apo për të dhënë një shembull kontravers, për të kuptuar Putinin e sotëm dhe marrëdhëniet e tij komplekse me perëndimin e Rusisë apo Lindjen e Evropës, duhet njohur më parë cari komunist Stalin dhe Pjetri i Madh.
Bota, për ata që kuptojnë pak më shumë sesa shohin sot, ka ndryshuar shumë pak. Eshtë i njëjti mentalitet i fuqive të mëdha që trashëgojnë nga historia vendet e pushtuara gjatë apo kolonitë, të cilat sot quhen me eufemizëm zona të influencës, aleanca strategjike, tractate miqësie apo përputhje interesash.
Fati i Shqipërisë, që është zakonisht fati tipik që i rezervohet vendeve te vogla, kushtëzoi që ta ngryste nën Perandorinë Osmane natën e çdo dite për pesë shekuj rresht. Të kishte ndodhur ndryshe, ndoshta shumëkush nga Tirana në Mitrovicë dhe nga Prizreni deri më në jug se jugu i vendit, mund të këndonte shqip, por me theks britanik “Zoti e Mbroftë Mbretëreshën!”. Mund të lexonte në origjinal Balzakun apo t’i dukej Vagneri i afërt nga fisi i nënës.
Askush nuk nuk mund ta konkurrojë Tiranën në sportin e shëmtuar të harresës dhe të kujtesës që jeton më pak se fluturat e verbëra të natës. Një kthim në një të shkuar shumë të afërt, jep një pamje të përmbysur me atë që ndodhi në pak orë në Tiranën që u gdhi dhe u ngrys me Erdoganin mysafir. Fiks 16 vjet më parë, në shkurt të 2005, Erdogani erdhi në Shqipëri i ftuar nga ish-homologu i tij Nano.
Berisha dhe të tijtë e bojkotuan për inat të Nanos, pa e parë as në ëndrrat më optimiste se vetëm katër vjet më pas, tek tunelet e Kalimashit, vetë Berisha do t’i buzëqeshte si kotele lozonjare mikut të ardhur nga Stambolli. Erdogani ndoshta as nuk e kujton më se cili ishte Fatosi që e kishte quajtur vëlla me gojën plot dhe dorën në zemër atëherë, por katër vjet më pas nga sot, mund të ndodhë e njëjta gjë.
Po të mos jetë më Rama kryeministër, edhe miqësia “e habitshme”, sipas konspiracionistëve, naivëve, urrejtësve qelepir apo dashnorëve me pagesë mes Ramës dhe Erdoganit, me gjasë do të shuhet. Turku që trazoi Tiranën ndoshta do ta kujtojë me vështirësi se kujt i dha çelësin e shtëpisë në Kurbin dhe cila ishte xhamia që i zbathi sipas adetit këpucët kur hyri.
Të gjithë ata që për inat të EDramës, i gafurren ErDoganit, duhet të mbajnë një çast frymën dhe të kujtojnë se në këto troje nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe nga këtu e 300 e ca vjet më parë; Sulejmani që falte namaz dhe mbante Ramazan në sheshin e fshatit, në shtëpi bëhej Kristo që pinte verë dhe ndizte qirinjë për Pashkë.
Sot ca më shumë, Sabriu mund të bëhet prifti Spiro, imami Armand mund të shndërrohet në biznesmen i madh dhe Bashkimi mund të bashkojë në martesë Antonelën me Briseidën. Pavarësisht të gjithave, dje ishte rradha e të gjithëve bashkë që të shpallnin mirënjohje të thellë ndaj popullit turk për ndihmën që ai afroi në kohë fatkeqësie. Kush nuk e bën këtë gjë me mend e shpirt, edhe hallalli i bëhet vetvetiu harram!
Kemi hyrë e dalë shumë herë nga zemrat e udhëheqësve të mëdhenj të vendeve më të mëdha nga Shqipëria. Realisht edhe mund të jetë kështu dhe sinqerisht! Ndoshta, një italian e besonte sinqerisht disa dekada më parë që Shqipëria ishte në zemrën e tij; me gjasë e ka besuar me trishtim edhe një sovjetik pak mbas italianit që Shqipëria ju bë gur në zemër, kur zemra e Shqipërisë dukej sikur fliste dialektin mandarin në Azinë e Largët; ndoshta e beson sinqerisht edhe Erdogani sot kur i quan shqiptarët vëllezër.
Një term i rrallë dhe i papërshtatshëm për politikën dhe diplomacinë, por një eufemizëm që përkthehet me shumë më shumë fjalë që pak kanë të bëjnë me dashurinë pa kushte që kushtëzon AND-ja e gjakut.
Vëllezër apo jo, aleatë strategjikë apo strategji interesash, kjo nuk ndryshon asgjë në çertifikatën tonë kombëtare ku shkruhet se në linjë gjaku, shqiptarët janë bij të Kastriotit të Lavdishëm! Në këtë kuptim, kemi vëllazëri me turqit që ai ju vrau gjyshërit otomanë, edhe nëse fara e tij nuk ishte mbjellë asnjëherë viseve që e rrëmbyen si peng, e luftuan si tradhëtar, por e njohën me pezm si një nga burrat më të mëdhenj të asaj bote që i përgjigjej ligjësive të ndryshme nga sot.
Me gjasë, nesë Kapiteni i Madh i Krishtërimit, Gjergji ynë do të kishte një votë kushtëzuese, ai nuk do të hezitonte të zgjidhte si kryeministër Imzot Joanin ose Dom Metën. Njëri ortodoks e tjetri katolik dhe nuk do të shqetësohej nëse presidentët turq do t’i quanin ata Byrazerë.
Sepse turku i qeverisë që erdhi në 17 janar në Shqipëri, mund të jetë Sulltan në dy anët e mrekullueshëm të Bosforit, por në Tiranë është mysafir. Mund të japë përqafime, por nuk marrë supin. Në fakt, këtë gjë e ka nisur vetë Gjergj Kastrioti: edhe Ai nuk refuzonte të falte shpatën, por nuk e jepte krahun!
Dhe dëgjonte me mirësjellje Sulltanin që i thoshte: Çok teşekkür ederim, Skënder! I bindur dhe ai se të gjithë shqiptarët kanë nevojë për Skënderbeun e përjetshëm në bronx dhe se bronxi i Skënderbeut nuk ka nevojë për asnjë nga shqiptarët e përkohshëm të qeverive.
E si mund te mungonte konja me e zgjuar e me besnike e Rames pa shkruajtur!
Ky eshte lango e borderose sekrete!
E si mund te mbetej kjo mbetja me emrin Rraqe pa u hedhur si kone rrugesh?
..toplarımızı tıraş etmek .. Vangjël Lorënci …
Pa nevojen per ta lexuar .
Ndyresira e rradhes.
nje shkrim shume i bukur.
Njerezit e shkurter kame kompleks inferioriteti. Ky xhuxhi eshte shume llapist dhe vemje. Shume e tepwrt per ta pare se per ta lexuar jo e jo. Legenat e tames dhe sulltanit
Shkrim shume i bukur dhe interesante pika e veshtrimit
Ce do se??keta komentuesit qe shajne,shajne Vangjelin e jo shkrimin e tij,ndoshta sepse nuk e kan kuptu,ose nuk e kan lexu fare.Vangjeli ka shkruar opinionet e tij rreth vizites se Herdoganit,dhe
reth qendrimit te atyre qe si pas tij,ja fusin si kau peles,kurse ne komente diskutohet,xhuxhi,lavirja,apo konja e Rakos.
Byrazer eshte serbisht.
Me vjen keq, por edhe pse nuk na sheh njeri se cilet jemi, duhet te jemi te sakte kur shesim kulture. Byrezer thone etimologet ka ardhur nga Turqishtja ne shqip, por as turqit nuk e kane te tyre, e kane marre nga persishtja. Shih prof. K. Topallin
Ate dhjakun e Janulles, do me vinte ndot edhe mua qe e kam te gjakut Tim, ta therrisja byrazer. Ndersa Erdoganit, Jo! Kjo eshte politika e tij me doren ne qafe dhe gishtin ne bythe.
Amerika, BE, demokracia, financa, borxhi, Turqia, myslimanizmi, kisha, xhamia, Greqia karagjoze, janullat, vatikani, erdogani… gjithe keto fe e profete, qe pretendojne venerim, nenshtrim, sodomizim dhe na shtrijne duart per tja u puthur…
Na e kane bere trurin pordhe
Here pas here nje pastrim total si ai i Enver Hoxhes ne 1968, nuk eshte keq! Per higjenen, per vetveten, per paqen, per mendjen e lire.
Fakti qe ndodhi, do te thote qe do te ndodhe perseri. Deri atehere, zhgerrytuni duke lepire duar! Pastaj une dhe shume te tjere si une, do te jemi ne “krahun tjeter”, duke ju pritur…
Jemi te lumtur qe Erdogani na quan vellezer. Ky qenka nje zakon turk. Nese eshte keshtu, Erdogani duhet te quaje “vellezer” te gjithe me te cilet takohet, p.sh. greket, italianet. A ndodh kjo, o Lorenc? Me duket se pak shtete e kane kete fat, o Lorenc. Dhe arsyen e di vetem Erdogani.
Po ti more qe na ben si burre I mire dhe patriot,perse nuk u thua Shqipetareve qe gjuha jote e nenes eshte Rumanishtja.
I bukur shkrimi si teme dipllomacie, dhe pak Naim-izen ne fund.
Ndersa realiteti eshte gje tjeter. Nuk ka te beje me Dom e At as me “hajde ndezim nje qiri dhe te rrojme gezuar”.
Eshte ky realitet, qe otomatet dhane Kosoven, Camerine dhe Maqedonine e Maline Zi tek “komshite” tane (a i kishim me perpara apo kjo hapje popullsie erdhi me otomanet, lutemi qe historianet te hedhin drite qe edhe ne te mos bejme gam gam kot).
Por nje realitet tjeter eshte akoma me i rendesishem se realiteti otoman, eshte realiteti jone, realiteti shqiptar, ku pa me te voglin problem dhurojme toke tek serbet qe te behemi mbret, vrasim femijet e shpallsit te pavarsise vetem e vetem qe te kemi ditelindjen ndryshe, u shkulim dhembet grave vetem e vetem se mendojne ndryshe, leme femijet pa njerin prind se keshtu e do partia,etj si keto.
Perfundimi. Gjithmone kemi zgjedhur “vellain” e gabuarpor edhe kur kemi pasur vete vella nga gjaku, e kemi tradhetuar.
(realiteti i tanishem. aq shume na do kryeministri yne, sa asnje rapit test( kosto blerje nga shteti rreth 0.50cent) nuk eshte falas si ne itali, spanje apo greqi, por na duhen 20.000L qe ta bejme tek nje privat. ne plasim nga dashuria dhe dhemshuria qe na tregojne udhehesit tane, keshtu qe “vellezerit” e tjere, na duket lule perpara nepërkave tona)
Shume e sakte dhe e shkrojtur bukur.
Ju lumte.
Per here te pare ke shkruar nje gje qe ia vlen te lexohet.