Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit me gratë demokrate në Tiranë dha një mesazh në lidhje me përplasjet e brendshme në PD, duke theksuar se kanë vendosur të zgjedhin të ardhmen dhe e kanë kuptuar se këtë betejë nuk mund ta bëjnë vetëm për fatin e një njeriu.
“Nuk do kishte turp më të madh për burrat që të hedhin një hap pas. Vetëm për zonjat ia vlen ta bëjmë këtë betejë. Nuk e shpërfill dot gjuhën e urrejtjes ndaj grave. Iu them ndalni sa nuk jeni vonë. Iua them qetësisht por vendosmërisht. Ndaluni sa nuk jeni vonë.
Harrojeni se jua fal gjuhën e urrejtjes ndaj grave demokrate. Nuk kam ndërmend të rikthehem. Çfarë kishim për të thënë e thamë. Mirë bën që thuhet prapë sepse është njëfarë terapie. Kur ndodh diçka e keqe më mirë ta nxjerrësh se ta mbash brenda. Dua ta vë theksin edhe njëherë tek ajo që kemi vendosur të gjithë bashkë. Kemi vendosur të zgjedhim të ardhmen.
E ardhmja lind përmes sakrificës. Jam i vendosur të jem në krahun tuaj dhe t’i prij kësaj sakrifice. E ardhmja që duan shqiptarët është që fëmijët e shqiptarëve të gjejnë të gjitha mundësitë pranë familjeve të tyre. Tani është koha për ndryshim.
Për të ecur përpara drejt modelit të së ardhmes. E kemi para syve tanë. Janë nënat shqiptare. Së bashku nuk ka forcë që na pengon për ta bërë këtë mision realitet dhe të prekshëm për të gjithë shqiptarët, Sot jemi në zemër të Tiranës dhe pardje isha në Fier.
Do i dëgjojmë të gjithë ata që nuk e kanë humbur arsyen. Edhe ata që e kanë kuptuar që këtë betejë nuk mund ta bëjnë për fatin e një njeriu. Si është PD sot, do të jetë Shqipëria nesër dhe ku ju shoh kështu e di që Shqipëria nesër do të jetë e fortë dhe e bukur. Ky është mesazhi që marr unë me vete nga ky takim i mrekullueshëm”, tha Basha.
Larg qofte qe Shqiperia neser te jete sic eshte PD sot! Duke u perpjekur te thuash dicka, je ne fakt duke mallkuar Shqiperine!
O Luli Shqiperia neser do jete shume me mire se sot.Nuk ka asnje lidhje me PD.PD eshte e destinuar qe te shkatrrohet dhe nje dore te mire po e jepti Luli.Nuk mund te fitosh kurr ne zgjedhje me Alibeaj ,Salijan Babalen ,Grida,DHurata Cupi,Oriola Pampuri e kompani.Hoqe nga kryetar te grupit parlamentar Alfrd RRushajn e vure nje palaco kllire te pa moral e dinjitet te pa besushem Alibeajn.Kush te beson ty ku dote cosh rrugen e kombit, 21 janarin. Me drejtesin e re qe po ngrihet mendo se cdo te ndodhi me ty ,lere SHqiperine ajo do eci perpara dhe plehra si ty,Berisha, Iliri e te tjere do ngeleni nje njolle e zeze ne histori.
Ore Luli s’e ke harruar këtë thënje , apo e ke të regjistruar në disk a shirit , dmth me t’ë ardhur ti në pushtet , ne do fillojmë të ndjekim njëri tjetrin , duke goditur me vezë me gurë me tulla me matrapik varre , e duke thirur , non grata , mashtrus , vrases , peng , bravë besprerë !
O burra Luli , se mezi po presim t’ë vijë ajo ditë !