Përse mungoi kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në përurimin e Xhamisë së Et'hem Beut?

18 Janar 2022, 11:20Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Vizita e presidentit turk u përmbyll me një ceremoni të ekzagjeruar festive. Një spektakël në përurimin e thjeshtë restaurimit, të një xhamie, pavarësisht vlerës si monument kulture.

Në atë ceremoni, në sheshin “Skënderbej”, nuk ishte i ftuar presidenti turk, por ishte i ftuar kryeministri i Shqipërisë dhe ca ministra të tij. Çdo gjë aty ishte turke.

Nga podiumi, ku lexohej “Arnautllëk”, nga spikeri që fliste turqisht (jo përkthyesi), nga regjia që ishte e fondacionit turk, nga skena, gjithçka ishte e përgatitur nga fondacioni turk.

Lutja për ceremoninë përuruese u mbajt në turqisht, nga një klerik i lartë turk, që kishte ardhur së bashku me delegacionin nga Turqia. Eshtë pikërisht kleriku që ndodhet më krahun e djathtë të presidetit Erdogan. Presidenti, entuziast, ndërsa shikonte besimtarë që përloteshin kur e shikonin, tha: Ta gëzojmë xhaminë e re.

Vërtet, ta gëzojmë. Shyqyr që Gjykata Kushtetuese nuk shkarkoi Ilir Metën, pasi do ta kishim shpallur Erdoganin edhe president, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Po kryeministri shqiptar ku e ka kryetarin e Komunitetit Mysliman?

Vërtet, askush nuk pa një zyrtar të KMSH-së shqiptare. Unë u interesova dhe mësova se KMSH-ja shqiptare ishte përjashtuar nga çdo pikë e agjendës. Edhe kur u përurua xhamia që ndodhet vetëm 200 metra larg selisë së KMSH-së, aty nuk ishte askush.

Asnjë hoxhë, asnjë imam shqiptar.

Përse?

Sepse Erdogani nuk e njeh Komunitetin Mysliman Shqiptar, për shkak se i quan atë mbështetës së rrymës së gylenistëve. Kjo dyshohet se është edhe arsyeja përse është pezulluar ndërtimi i Xhamisë së Madhe të Namazgjasë.

Turqia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet që bëhen për kreun e KMSH-së (përmes imamëve që njihen për mbështetjen ndaj saj), për të mbështetur një kandidat pro turk. Deri tani nuk ia ka dalë. Por nuk është çudi që t’ia dalë në të ardhmen.

Për shkak të rrethanave historike, Kisha Ortodokse ka sot një kryepeshkop të huaj, grek, fakt i cili ka çuar shpesh në përplasje jo pak të vogla në mesin e besimtarëve dhe po kaq shpesh është bërë edhe objekt përplasjesh diplomatike me Athinën.

Nëse do të dorëzojmë edhe drejtimin e Komunitetit Mysliman, atëherë kjo do të jetë e barabartë me një tradhëti kombëtare. Dhe këtu mendoj se nuk duhet të ketë tolerim.

Marrëdhëniet politike, ekonomike dhe ushtarake me Turqinë janë absolutisht shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Por, sado miq e vëllezër të jemi, ne nuk duhet të lejojmë asnjë hije të Perandorisë të vërtitet sipër kokës së kombit tonë, qoftë edhe në formën e çallmës së një imami.

23 komente në “Përse mungoi kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në përurimin e Xhamisë së Et’hem Beut?”

  1. Drejtesi per Epirin..... says:

    Shpresojm qe te zgjidhet nje Imam.turkofil…..per popullaten myslimane turko-shqiptare….dhe pastaj nuk do te kete me “perplasje” perse ne ortodokset e Vorio Epirit te mos i bashkohemi Heladhes tone…..qe dikur na ndane me pabesi….shpresoj qe dita e lirise se epirioteve banues te “Shqiperise” greke…..te vij sa me pare….qe tu bashkangjitemi vellezerve tane helene….dhe qe mundimet lodhjet e raskspitjet ne kete Shqiperi otomane te marrin fund per ne epiriotet krenare

    1. Thor says:

      Kush te ndau ty more lapangjoz. Po ik ore ne eladha, kush te mban, njerez legena, erdhet hyzmeqare me kazma e lopata, tani doni pronen. He ju vrafte i madhi Zot, qe vec Zot nuk keni ju. Dogjet e vrate nje Cameri te tere, keni surrat e hapni goje, te pafytyre, komb legen

      1. Bureto says:

        Thor, më duket se @ ‘drejtësi për epirin’, bën humor me ironi. Sa kuptova unë, ai don të thotë: Për sa kohë ortodoxët shqiptarë kanë në krye një kryeepiskop 100% grek, me një këmbë në Patrikanën e Stambollit, pse të mos ketë dhe KMSh në krye një kryemyfti, në këtë rast jo turk, por shqiptar. por me një këmbë në Ankara. Për reciprocitet de!
        Tani ta lemë Klerin në punën e vet, pavarësisht se kë besim përfaqëson. Mua më duket se Rama tregohet me ta shumë luajal dhe tregon se nuk përzihet në ndjesitë e qarqeve ekstremiste brenda tyre. Jo si në Greqi ku edhe presidenti edhe qeveria betohet para kryepeshkopit dhe i puth dorën atij. Pse? Epo të mençurit besoj se e dinë si arsyen, ashtu dhe përgjigjen. Pak a shumë edhe Rama luan bukur në këtë atmosferë, për më tepër që ne kemi katër besime fetare, pra e ja më të vështirë ruajtjen e ekuilibrave, që gjithsesi kanë efektin e tyre politik. Dhe Rama sigurisht që politikan është, ashtu si presidenti turk, kryeministri grek apo kushdo tjetër.qoftë.

        1. ben. says:

          Bureto.
          1. Presidenti i usa po nuk u betua me dore mbi bibel nuk e mer dot postin e presidentit. Apo per ata nuk ka problem.
          2. Nese vjen kryeminstri i greqise dhe inaguron nje kishe ,mer me vete nje prift nga greqia dhe nuk ka asnje prift shqiptar ose nga kisha autoqefale do ishte skandal?????
          Ta shkruajta keshtu sepse delenxhinjte dhe selcuket e kane te veshtire te arsyetojne nese nuk ben 1 krahasim me greqine.
          Edhe lodhe ndonje i cik trurin se nuk peson gje jo.

    2. E pa pranushme por kure vet komuniteti myslimane nuk ragone çfare tju bësh says:

      Turqija me njerzit e tyre ne Tirane që bën propaganden e tyre dhe po e Turqizone çdo gje.. Edi Rama eshte nje Turko skllave as gjë më shume.. Mua më vjen keq për besimtaret myslimane që nuke duna ta quane veten Turqe.. Por politika e mallkume po i perdore nje lloje si komintetin Ortodokse me Greqine.. Besimtaret myslimane Turqe thote Rama dhe Turqija.. Ortodokset Grek thote Greqija… E kushe na ngeli Shqiptare veq nje grushte Katolikesh??? Kjo ka çë parulla e pushtusve tane tashe e 500 vjet Turqe e Skllave…

      1. Matrapiku says:

        O Mentor Kikiriku … mos e drdh dhe ti si kurvat, e dim qe je dhe ti nje Tukofil.
        .
        Nqs ke guximin thuaj qart
        – Trasparenc per financimet Turke ne ndertimin e Xhamis, sic kerkuat trasparenc per Katedralen Orthodhkse.
        – Pranoje hapur … Jemi te zaptuar totalisht, gjithca ne Shqiperi komandohet nga Turqia.
        Kjo duket qarte qe asnje Gazetar, Politikan (qoft i opozites), asnje Historian … nuk guxon te thote ABSOLUTISHT ASGJE kundra interesave Turke.
        .
        E theksoj ABSOLUTISHT ASGJE.
        Kushdo mund te me pergenjeshtroj me fakte.

    3. c.. says:

      thuaj me mire tu bashkoheni pjeses tjeter t’ arvanitasve qe ndodhen matane kufirit.

    4. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

      Beqiraaaaaaaaaa tourkalvanoi,kesaj i thone te fusesh doren ne nje thes me p!dh e te kapesh te vetmin kar….. gezuar ramazonin.

      1. Matrapiku says:

        Hahahaaaa Je i MADH.

  2. shori says:

    Zoti Kikia, mos harro se “pavaresine”e Shqiperise, pra formimin e shtetit shqiptar, e dha Turqia, (ne bashkpunim me Austrohungarine), me synimin e larget per ta patur bastion te otomanizmit ne Evrope (bashke me Bosnjen)…. Dhe tani babushi Erdogan kthehet per te kerkuar borxhin… (!!!???) C’mendim ke per kete, Mero…???!!! (qe tani nuk bezan…)

    1. Matrapiku says:

      Vetem nje Komb fallco si Shqiperia mund tja fali “Pamvaresi” Pushtuesi. (Dmth Turqia pushtuese me sakrifica te medha cliroj Shqiperi dhe i dha Pamvaresin).
      .
      Kjo eshte UNIKE ne mbar Boten.
      O Zot cmendia nuk ka fund te kete burdello shtet.

  3. Xha Spiro says:

    Z. Kikia. Nuk është aspak sjellje që të nderojë kur merresh me ironi apo me zmadhim të një problemi, kur të gjithë e dinë për vlerat e atij problemi. Kikia ti e di që jemi shtet laik, prandaj sillu në këtë kahje. Po ju pyes juve që u ndalët në një nga takinet e fundit të një personaliteti kush është më me rëndësi për ju që duhet ndalur dhe shkruar 522 apartamentet, spitali rajonal në Fier apo një objek kulti që ju paska bërë shumë pershtypje. Kikia ka shumeë komentues deri edhe tek paskal milo që u ndal në këtë vizitë. Shunica për ne shqiptarët na quajnë turkoshak, arnaut etj etj por e vërteta është që ne shqiptarët e vërtetë, jo ata që janë servil të të huajve nuk e vrasim trurin shumë per ata që nuk na duan. Kikia na the për tradhëti kombëtare nëse do ishte kryemyftiu turk. Mirë po që kryeprifti është grek nuk na the që ështê tradhëti. Apo atë e ka emëruar sala yt? Po çfarë na tregoni me këto qendrime kokë poshtë. More kikia pse nuk e lavdëron komitetin mysliman që nuk ka për kryehoxhë një turk por shqiptar e bir shqiptari? Sa shumë ka për këto tema që ju gazetareët ja fusin p..dhës.
    Xha Spiro

    1. anticensurë ??? says:

      o spiro xha hili
      a thu se po bëre 2 tradhëti bashkë zhduken??
      o hajvan e ka shkruar kika për janullën,dhe po thotë të mos përsëritet me mahmutin!
      he rracë e qelbubur që paskemi qënë!!
      kush p nëne ju pjell mor bastardë??

  4. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Mentor ne kemi nje kryeminister legen keshtu qe une habitem me ty qe merresh me bemat e nje legeni.

  5. Traktori me zinxhira says:

    Sa burre i squte ku Kikia.

  6. valdrin says:

    Eshte e turpeshme kur keto shkrime behen nga gazetar te tipit Kikia…. Nuk eshte vetem kisha ortodokse qe ka nje kryepeshkop te huaj por dhe kisha katolike dominohet teresisht nga te huaj dhe kjo nuk ka asgje te keqe sepse qe te jesh ne krye duhet te jesh i shkolluar dhe me grada shkencore gje qe per fene muslimane eshte mangesi sepse ne krye vihen injorante prandaj behen vrasje qe nga kreu e deri te me te thjeshtet…. Nuk mund te behet kryepeshkop nje bari, mekanik apo murator te pa shkolluar ne institucjone teologjike…turp per kete KIKIRIKINE…

  7. Just now says:

    UNe them te zgjedhim kryekar te KMSH Justinian Xhihadist Topullin mqs po ha shume m*t andej nag turqia

  8. ppa says:

    Ky Kikia, ka filluar ta mbaj veten per analist te madh; kjo sepse shfaqet bezdisshem ne shume ekrane , sa te njeri tek tjetri , gati gati po behet i peshtire; jane nje kategori gazetaresh te tille, si ky, Babaramo, Tela, ca cupa qe drejtojne per turp te nivelit qe kane , emisione TV; m’u kujtua ai Kristo i ABC me nje cuper, te dy sillen ne karagjoze ne studio e te tjere, pa harruar fytyre e karakter skermiturin Krasta ; Te gjithe i bashkon, mungesa e karakterit personal, thjeshte pershtaten sipas prirjes dhe oreksit te bosit, pronarit ????

  9. Shtet e pushtet. Jo dokrra says:

    Te lumte goja! Keta butaket qe kand komentuar me lart harrojne se Shqiperia eshte nje shtet laik dhe se per nje shtet vjen e para kushtetua, pastaj bibla a kurani.
    Ne nuk kemi nevoje per nje kishe te forte apo komuniret musliman te forte. Kemi nevoje per nje shtet te forte. Se ai na shkollon, na paguan pagat, pemsionet, etj etj.

  10. Beni says:

    shif si e ka koken Kikia dhe e kupton menjehere se kush eshte e sa i vlen lekura

  11. xx says:

    More KIKIA edhe thua se Rama ishte i ftuar dhe kerkon llogari perse nuk ishte perfaqesuesi mysliman.Kur ti e di arsyen perse pyet o rrote? Ai e tha ne parlament se cfar donte kunder gylenisteve ti ben pyetjen idiote pse nuk qe gylenisti.Hajde merrume gazetare si ju.

    1. Pashai says:

      Po ti je loqe apo bën vetë??!
      Gülen është armiku imagjinar,gjithë qëllimi është per të marr nën kontroll drejtimin e komunitetit Musliman dhe atij Bektashi.

  12. beso veten, jo te tjeret sot ! says:

    Une do te desheroja qe te mos egzistonte fare as imam e as xhami; genjehen te pa diturit dhe spekullojne te diturit, parate lume per kisha dhe xhamia dhe shqiptaret ikin nga Shqiperia! Kur nuk kishim kishat dhe xhamiat, kishim njeri tjetrin, sot vrasim njeri tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje