PD: Berisha, gënjeshtar ordiner! Për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë

18 Janar 2022, 10:26Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të rënda të Sali Berishës se qeveria e ndërmori aksionin e mbylljes së lojërave të fatit për Bashën pasi sipas tij bastet i kaluan një kompanie në Qipro që është 80% në pronësi të bashkëshortes së kreut të PD.

Teksa e cilëson ish-kryeministrin Sali Berisha si gënjeshtar ordiner, shkruan se për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë. Në një reagim në rrjetet sociale, PD thotë se Berisha “është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion”.

Reagimi i plotë:

I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij.

Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner,  shpifi për bashkëshorten e kryetarit të PD. Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhë gjakun e tyre.

Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një non grata për korrupsion.

1 komente në “PD: Berisha, gënjeshtar ordiner! Për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë”

  1. Franz Kafka says:

    Per te gjithe ata analiste qe mendojne se berishizmi eshte vetem Berisha, ne 8 janar paten mundesi te kuptojne dicka te re: Basha eshte po aq gjakesor dhe barbar sa Berisha, ndoshta me keq nese nje dite do te marri pushtetin. Sa per krahasim, si tha Basha: nuk i njoh mercenaret qe ishin ne PD, si tha Bardhi per ate qe vrau ne Elbasan: nuk e njihja, si tha Berisha per kunatin ne Gerdec: nuk e njihja, si tha Berisha per 4 te vraret ne bulevard: u vrane me cadra pistolete. Prandaj vazhdoni mbrojeni Bashen se kohe me vone do e kuptoni mire se po mbroni nje Berishe 30 vite me te ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje