Do të bashkëpunojë me Bashën apo Berishën për zgjedhjet? Si përgjigjet Agron Duka

17 Janar 2022, 22:00Politika TEMA

Tashmë Partia Demokratike është e ndarë në dy pjesë, mes kryetarit aktual Lulzim Basha dhe ish-kryetarit Sali Berisha. Përplasjet e muajve të fundit janë finalizuar me përjashtimet nga Basha dhe kryesia për deputetët në krah të Berishës.

Sakaq, në këtë atmosferë tepër të tensionuar në selinë blu, aleatët e PD kanë qëndruar të distancuar duke rezervuar komentet.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, kreu i PAA, Agron Duka u pyet se me kë do të bashkëpunonte për zgjedhjet e pjesshme vendore që priten të mbahen. Duka theksoi se aleancat do t’i vendosin gjatë zgjedhjeve pasi në këtë periudhë nuk kanë rakordim me Bashën.

2 komente në “Do të bashkëpunojë me Bashën apo Berishën për zgjedhjet? Si përgjigjet Agron Duka”

  1. Tirona says:

    Tu pa e tu bo.Me kismet, thote katunari politikan i Shijakut.

  2. Tani ,i nderuari gazetar, ju e kuptoni se ne e kemi nje dore ne revani dhe tjetren ne bakllava. Jemi duke i provuar, Cila t’na duket me e embel do ta hame.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje