Pëllumb Xhufi: Në 2005 gjatë fjalës së Erdogan, Berisha iku nga parlamenti dhe i dha një sinjal Athinës!

17 Janar 2022, 21:00Politika TEMA

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, historiani i njohur Pëllumb Xhufi ka komentuar vizitën e presidentit turk Erdogan në vendin tonë. Historiani Xhufi ka kujtuar edhe një vizitë të Erdogan në vendin tonë në vitin 2005, ku sipas tij opozita e asaj kohe me në krye Berishën la një përshtypje skandaloze dhe shumë të keqe teksa u largua nga parlamenti kur Erdogan po mbante fjalimin.

“Në prag të zgjedhjeve të vitit 2005 ka ardhur Erdogani ka bërë një vizitë në vendin tonë, mbajti edhe një fjalim në parlament dhe Berisha iku edhe nga parlamenti bashkë me grupin e tij opozitën, ishte Fatos Nano kryeministër në atë kohë dhe Berisha me atë gjest, la një përshtypje skandaloze shumë të keqe. Sebepi ishte se ishte privatizuar Telekomi që e kishte marrë kompania turke.

Unë gjykoj që ishte një sinjal që i jepej Athinës që ne me Turqinë do vëmë “kufirin”. Nga 97 Berisha kishte krijuar një bindje që pa mbështetjen e Athinës nuk vinte në pushtet”, u shpreh historiani Pëllumb Xhufi.

Sipas historianit Xhufi, vizita e Erdogan në Shqipëri nuk ka asnjë lidhje me datën së vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kujtojmë që sot më 17 janar u shënua 554-vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

“Arsyeja kryesore e vizitës së Erdogan ishte inaugurimi i banesave te reja në Laç, një vepër të cilës Turqia iu gjend afër Shqipërisë pas tërmetit. Kam dëgjuar zëra kundër vizitës së Erdogan për arsye nga më të ndryshmet që nuk lidhen fare me vizitën e Erdogan.

Sot është rasti për të uruar bashkëqytetarët tanë që u goditën nga tërmeti dhe sot hynë në banesat e reja. Turqia për ne ngelet një partner strategjik A shikoj një lidhje mes datës së vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeu dhe vizitës së Erdogan? Absolutisht që jo.

Turqia për ne ngelet një partner strategjik. As pretendon besoj asnjë shqiptar që Erdogan të tundë flamurin e Skënderbeut këtu. Ai është heroi ynë kombëtar, i paprekshëm padyshim. Edhe Turqia ka heronjtë e saj, ndonjë hero i Turqisë edhe neve na pëlqen si Qemal Ataturku, i cili është krijuesi i Turqisë moderne që e ndau Turqinë nga e kaluara osmane dhe i cili dhe sot e kësaj ditë në Turqi nderohet, ndoshta presidenti Erdogan nuk e ka shumë shumë qejf, por ai është një emblemë të cilën nuk ka shtetar turk që ta refuzojë.”, u shpreh historiani i njohur Pëllumb Xhufi.

13 komente në “Pëllumb Xhufi: Në 2005 gjatë fjalës së Erdogan, Berisha iku nga parlamenti dhe i dha një sinjal Athinës!”

  1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Ku e gjete heroin tend G.Kastriotin ti turk i ndyre,ti hash [email protected] ti bashke me Taullau e muslimon brother’s…..
    G.Kastriotis eshte heroi i orthodhoxe e jo turkoshqipfolesve pasardhes te sullton Muratit.

    1. Matrapiku says:

      O Xhufka o maskara historian, nqs te kerkosh nga Edi Rama te vendosi nje kuror ne monumentin e Skenderbeut bashk me Erdoganin, ashtu sic detyron Turqia politikanet Shqiptar te bejn homazhe ne Mauzelumin e Ataturkut, gjen rastin te akuzosh Berishen dhe Athinen si 2 te keqijat e Shqipetis.
      .
      Ptuuuuuu o rac muti, qe ne pervjetorin e Skenderbeut nuk u shkruajt asnje artikulldhe asnjecparagraf, kurse per Erdokarin qindra artikuj brenda 1 dite.
      .
      Ja pra o Shqiptar keta Xhufkat jane “Patriotat” e Shqiperise, te shitur kemb e kok te interesat Turke ne sherbim te Neo Otomanizimit te Shqiperis.
      .
      A ke guximin o maskara Historian te besh nje pyetje Erdoganit dhe cdo Turku … “Cfar opinioni keni per Skenderbeun Heroin tone Kombetar” dhe padi te pergjigjen te vendosesh do ti kesh vellezer apo Jo.

      1. ben. says:

        Ky xhufi
        Per nga niveli , eshte fiks si delenxhinjte e rilindjes qe jane te gjithe pak islamike.
        Sa here qe dhitet dinjiteti shqiptar, del ky plehra e erdoganit si leter higjenike qe pastron mutin dhe e justifikon se nuk ka problem se jemi dhier , se eshte rreziku grek. Ne 3000 vjet histori nuk mban mend njeri qe te na kete sulmuar ndonjehere greqia. Edhe njehere qe beme lojra luftash me greqine ishim ne edhe qe i shpallem lufte edhe qe e sulmuam.

      2. matrapiku në rërë says:

        o matrapik i prishur.
        ato qe thua ti jane provokime, te zakonshmet tona.
        nuk ka nevoje te pyesesh turqit per Skenderbeun, i perket historise, plot libra jane shkruar, e ska me ça te thuhet per te.
        E mira eshte te pyesesh popullin shqiptar, se perse eshte ne kete derexhe qe eshte sot, si ne shqiperi e jasht saj, pse ka ngelur nje popull band, keto jane pyetje.
        Skenderbeun nuk ta prek kush, as turku e asnje.
        Turku dhe turqit jane ku e ku me shqiptaret e tredhur e te fikur e me shqiperine zhul e te shpartalluar.
        I pe protestat ne turqi, per çeshtjen kombetare te zhvleresimit te lires?!?!
        a i pe o rrot k.??
        Po turqine e ke pare sa e zhvilluar eshte???? me ushtri me turizem me bisnes te vogel e te madh……he mo trapapik !?!?!
        Po çqiperine tende me ty bashke…..i ke pare si jane??
        nje grup banditesh kush te vjedhe, te vrase, te shes droge, e kush te futet ne big brother.
        popull lecke !
        kulmi i ketij populli fakir, eshte, qe matrapiku (dhe te ngjashem si matrapiku) merrem dhe komentojne Prof Xhufin. nje idiote kunder nje Prof dhe njeriu te njohur.

  2. Adriatik says:

    Dua t’a besoj edhe unë që Erdogan nuk ka zgjedhur qëllimisht datën e vizitës në Shqipëri, por asnjë s’ma mbush dot mendjen që në “bamirësitë” e tijë të mos ketë një qëllim të mëtejshëm. Mirë është të arsyetojmë; a janë të dobishme për të ardhmen tonë shkaqet që kjo “bamirësi” do t’lerë nga pas?

    1. Tetovari2 says:

      Pse mos mendon se shtetet tjera ndihmojnë badihava dhe pa qëllim të mëtejshëm? Uh sa pa sens
      diplomacie!.

  3. Indignados says:

    Ik mor turkoshak pjelle komuniste

  4. Edi says:

    Ik more Pellumb, idjot ja ke fut kot fare

  5. Nje mergimtar says:

    Bota eshte e mberthyer nga interesat,ku sejcili kerkon te fitoj sa me shume per vete e vendin e tij.Edhe Erdogani ketij parimi i permbahet e po ashtu edhe Edi Rama.Ne vigjilje te zgjedhjeve te 2009 -tes po ky Erdogan u ftua nga Berisha per “inagurimin e Ruuges se Kombit”.Natyrisht vetem per miqesi.Zoterinj duhet ta kuptojme mire :”Nuk ka miqesi e vellazeri,ka interesa,te cilat nuk jane te perjeteshme”.

  6. Emiljano says:

    Otoman komunist i pandreqshem,fare e keqe

  7. Tirona says:

    Kishte te drejte Salà duke qene ne sherbim te serbit 50 perqind e kishte ,i duhej 50 perqindshi i grekun nga viti 91 deri ne 2007 pa’ lejen e grekut ne juge e serbit ne veri nuk kishte firme te punonte vane hallin shteti.
    Arsyja qe lexoje Tema jane komentet ka gallate dhe donjehere me kane dhene informazione qe nuk i gjen ne rruge.
    Kushdo mjafton te informohet dhe keto qe theme eshte e verteta , me ke bene demagogji e tifozllek politike me interesat e kombit nuk ja vlene ti hedhesh syte.

  8. Bertold says:

    O Mero, po sa qenkan shtuar moterqirat neo grek qe paguhen 30,000 lek ne muaj per komente more???

    Ke lidhur ndonje mareveshje apo kontrate te re apo si eshte puna?

    Se keysher e vlleheve apo produktet e perdhunimeve aka Matrapik, Ben, Pamuk etj shume aktive i kam pare dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje