Erdogan në Kuvendin e Shqipërisë: Çështjen e gylenistëve e kemi si parakusht të vëllazërisë. Të merren masandaj kësaj organizate helmuese

17 Janar 2022, 18:23Politika TEMA

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë fjalës nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë vendosi si parakusht të vëllazërisë shqiptaro-turke, atë që ai e konsideron si organizata terroriste FETO.

Erdogan kërkoi nga autoritetet shqipatre që të veprojnë sa më shpejt dhe të marrin masa ndaj kësaj organizate që ideoi grushtin e shtetit në Turqi.

Sipas tij kjo çështje duhet të mbarojë deri në vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri.

“Anëtarët e kësaj organizate pas 5 vitesh nga grushti i shtetit vijojnë të jenë në Shqipëri, në fushën e biznesit, në fushën e arsimit dhe në fusha të tjera. Çështjen e FETO-s ne e shohim si një parakusht të vëllazërisë tonë.

Ndaj nuk duhet të keni asnjë lloj dyshimi se ata me të ardhur koha do të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Sa më shpejt duhet të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese dhe tinëzare.

Nëse nuk veproni në kohë, tentativa si në Turqi mund të përsëriten dhe në vendin tuaj. Ne si shtet kemi paguar një kosto shumë të rëndë. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër FETOO-s dhe shpresoj që kjo çështje të ketë marrë fund në vizitëm time të ardhshme në Shqipëri”, tha Erdogan.

5 komente në “Erdogan në Kuvendin e Shqipërisë: Çështjen e gylenistëve e kemi si parakusht të vëllazërisë. Të merren masandaj kësaj organizate helmuese”

  1. RAMA ESHTE MIDIS DY ZJARREVE ATIJE AMERIKANE DHE TURKE NUK DI KUJT T’JA PRISHI E KUJT T’JA NDEREQI

  2. ELENA GJIKA says:

    MENDOVA CE RAMA E KA VELLA VUCICIN POR AI PASKA EDHE NJE NE TURQI ERDOGANIN

  3. Vlonjari says:

    Po famozi deputet i Durresit, diellisti Fred Xhaferi, e degjoi kete gje?!

  4. Benet Beci says:

    Edvini – Mustafa Rama ka nje vlla rus nga Kristaqi, vlla serb Vuçiçin, vlla Taipin turkoshakun dhe Olsin nga Shqipëria. Tani Edvin o burra këtë organizatën terroriste te Gylenit pastroje se ta ul Erdogani automatin dhe fillon te kuisesh si Lulqimi per lekë.

  5. taso kume says:

    Nuk eshte vllazeri ,por bllofi qe i behet Europes hileqare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje