Blendi Fevziu: Opozita ka përfunduar aq keq, sa e cakton Rama kë njeh për kryetar legjitim

17 Janar 2022, 21:19Politika TEMA

Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ka folur për përplasjen e fortë Berisha-Basha në 8 janar në selinë e PD, dhe ngjarjet në këtë parti.

Fevziu tha se ky konflikt, “u zgjidh” nga një palë e tretë, që ishte policia, pra shteti dhe se sot opozita ka përfunduar aq keq sa ka mbetur në dorën e Edi Ramës, të zgjedhë se kë do të njohë si kryetar legjitim.

Dy forca, gjejnë një pikë të përbashkët që të mund të demonstrojnë forcën. Luftërat e mëdha zhvillohen edhe si provë force. 

Prova e forcës nuk pati protagonist palët, por një të tretë, që ishte policia. Pala e tretë e zgjidhi konfliktin.

U fut një faktor i tretë vendimtar për opozitën, që është shteti. Deri tani shteti ishte tërhequr mënjanë. Befas u bë prova e forcës. Shteti po njeh për partner Bashën deri në këto momente. Megjithatë ai vendosi ta blindojë selinë.

Në momentin që blinoi partine, kontestuesit e tij, që ishin në dijeni të blindimit, tentuan ta marrin dhe të hyjnë aty. Diçka nuk ka funksionuar në mënyrën se si vajtën ta merrnin.

Pas hyrjes së protestuesve, ndërhyri policia. Në këtë moment, shteti mori një pozicion, që njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Lulzim Bashës.

Problemi më i madh i opozitës është se përcaktimin e saj do ta bëjë shteti sot, pra qeveria.

Nëse Edi Rama vendoste të mos ta mbronte Bashën, do t’i kishte rënë selia. Nëse kundërshtarët hyjnë edhe sot, ai shkon me një bombol gazi dhe i nxjerr jashtë.

Është e trishtë sepse sot duhet të pyesësh Ramën për opozitën“, tha Fevziu.

8 komente në “Blendi Fevziu: Opozita ka përfunduar aq keq, sa e cakton Rama kë njeh për kryetar legjitim”

  1. arben says:

    O Zot!
    Pse je treguar kaq i kursyer me ne shqiptaret!
    Edhe disa te mencur si Bledi te na kishe dhene dhe bota do mbante frymen duke pare sukseset tona!!

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      ??????????
      Ky Uriah Hip i medias shqipetare të bën per të vjellë.

  2. Ndroqi says:

    Kazani mediatik me haleanalistet te kryesuar nga Fejziu i Frangut, dhe me importin kosovar te Eni Vasilit veshellapushin Buzhala I Jan bashkuar kriminelit Sali mut Berisha.

  3. O Blendi i tetës, po ku je more zagarë. says:

    Ti qelbësira kokë-synet, nga zagarë mediash, nga zagarë dhe spihun i Sali Berishë Tradhetarit, na qënke bërë edhe analist politik, dhe kur të hash mut ti,mbi politiken, ne shikuesit duhet të bëjmë uuahaaa. Ti Blendi i mamit, je vertetë një trap, dhe me siguri edhe agjent i Serbëve dhe Rusve, i rekrutuar nga super-agjenti Sali UDB-ash Berisha. Ti je i pari shkerdhatë, që tentove ta rekrutosh, apo ti japësh një lugë çorbë të prishur Ambasadores së Amerikës, znj.Yuri Kim, të cilës tentove ta korruptojsh me 2 sumbulla metali, gjoja si dhuratë bre zonja Ambasadore…..!!! Sumbulla të cilat i ka paguar Sali Berisha me paratë e drogës, dhe kjo tentativë ishte grepi për ta provuar Ambasadoren a është e korruptueshme apo jo, dhe po ti kishte marrë ato 2 sumbullat e tua o kokë-synet, dmth sipas jush, që ajo do pranonte edhe zarfat me dinar droge, dhe keshtu rrethi juaj i spihunazhit Serb do zgjerohej……!!! Por motra e Shqiptarve Yuri Kim, ti gjuajti sumbullat surratit, dhe të tha ” pederast, ne nuk jemi shokë, as bashkfshatarë që kemi ruajtur dhitë bashkë në Viçidol”. Pra ti kokë-Car, si rekrutes agjentash, si këpucë-llustres, si byrek-ngrënës dhe si pederst, përbën atë që populli i thot “të hash me shumë lugë”, por keto profesione do bëjnë që një ditë do të bllokohet luga në fyt…….!!!! Shkerdhatë.

  4. Sul Koburja says:

    Bobo si mundet,kaq vite punon në shtyp dhe kaq debil.Policia ndaloi humbjet e jetëve o idiot,apo të linte të vriteshin.Hajde mëndje hajde.

  5. american16al says:

    PD eshte katandisur ashtu sic e meritojne ne nje grumbull pa forme pa ide te qarta per zhvillimin e vendit, por ishte kthyer ne nje shtojse e bussesit personal te familjes Berisha, nuk eshte per tu habitur, jeni perpara nje trume dallkautesh qe bertasin per Berishen ( kete kerme te qelbur) dhe jo per reformim te drejte te PD ..!!!!

  6. PATRONAZHISTI says:

    Qe Bledi eshte sahanlepires i Berishes dihet por,e mendoja pak me te mencur.Po si e mendon ky Bledi:Perse duhet policia ne nje shtet,per te bere sehir?Policia,eshte e detyruar te nderhyje per te ruajtur rendin e qetesine kudo ku ajo prishet.Gazetar i anshem,e pa arsye.

  7. Në vend që të falenderojë shtetin që ndërhyri , dhe nuk lejoi humbje jetësh , ky thotë u bë palë , në fakt palë u bë o Bledi po me të dy palët , asnjê nga palët atje nuk ishte i IMUNIZUAR nga humbja e jetëve , perveç atij që e gjeti një VRIME MIU dhe doli prej andej kur sheshi ishte bosh e kërkonte mos shikonte ndonjë DESHMOR DEMOKRACIE !
    Nuk të uroj o Bledi të rëntë pas koke , por dije mirë që dhe ti , në njê rast të tillë SHTETIN do lajmërosh pa menduar se mund të behet palë me ty !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje