Nga Dritan Hila
Nuk mjafton Berisha por tashmë Lulzim Bashës i është sulur edhe Ilir Meta. Ky i fundit, megjithëse nuk shquhet për batuta dhe as elokuencë, do të mbahet mend për thënien “Luli të gënjen edhe për orën”. Ishte koha kur nuk qarkullonte ajër i mirë mes tyre.
Pastaj, siç e ka politika e vjetër, u pajtua prapë me Bashën, u grind, u pajtua dhe tani është rishtas i idhnuar.
Te Meta dhe kasta e vjetër e tranzicionit janë të njohura piruetat e pa princip, pa moral dhe pa ideologji që kanë bërë me njëri-tjetrin në 30 vjet. I kanë bërë aq shumë sa ia kanë shpifur shqiptarëve që kanë kuptuar se gjithë halli i tyre është si ndahet paraja e pushtetit.
Mirëpo në zhvillimet e fundit ka diçka që i ka djegur Metës. Dhe kjo ka lidhje me ndryshimin me 180 gradë të Bashës që i vuri vulën në 8 janar.
Në këtë datë shqiptarët panë që Lulzim Basha nuk është më kukulla e Berishës, përkundrazi, nuk e lëshoi godinën; nuk u tërhoq dhe turpëroi Sali Berishën dhe ndjekësit e tij duke i detyruar të iknin me bisht në shalë nga oborri i PD. Akuzat pse përdori dhunë apo pse blindoi dyert, janë të kuptueshme nga ata që u turpëruan. Sikurse ishte normale që një parti që sulmohet në selinë e saj do të mbrohet.
Madje do të ishte e udhës që nga fillimi i sulmit mbi godinë të thërritej policia, siç do të kishte bërë çdo shtëpi që i hyn dikush me zor, lëre pastaj institucion. Mbase Saliu dhe Iliri donin edhe ndonjë viktimë, por kjo nuk iu dha. Tani ata e kanë inatin me Bashën dhe po përpiqen që ta bëjnë qesharak. Një dorë në këtë fushë po ia u jep edhe Rama.
Por duan apo jo, në 8 janar ne pamë lindjen e një politikani si Basha dhe rrënimin e një tjetri si Berisha. Në 4 orë Basha bëri atë që nuk e kishte bërë asnjë paraardhës në politikën shqiptare: e nxori për leckash Berishën nga oborri i PD dhe politika; nuk lëshoi institucionin duke ndenjur vetë brenda tij, ndryshe nga këta që tallen me të dhe trimërinë e kanë treguar vetëm kur kanë pasur nën urdhra dy batalione me policë. E bëri me ndihmën e amerikanëve? Mbase! Por edhe Berisha aq i fryrë me ndihmën e amerikanëve u bë dhe i mbrojturi i tyre ka qenë edhe kur ka bërë zullume dhe në polici ka harruar emrin e babës.
Edhe Ilir Meta ka qenë dhe ka bërë si i fortë kur ka pasur pushtetin dhe nën fustanin e PS apo pantallonat e Berishës.
Talljet duke përmendur humbjet e Bashës nuk shkojnë, pasi Basha vërtet mund të jetë një humbës por deri tani humbjet në masën më të madhe kanë ardhur për shkak të Berishës dhe në zgjedhjet e fundit një dorë ia dha edhe Meta me sjelljet e çekuilibruara zyrave e fushave duke shtyrë si halabak policët bashkiakë apo kërkuar bombardimin nga amerikanët në Malin me Gropa. Se çfarë stofe ka Basha, do ta shohim tani e mbrapa.
Ndaj Meta le ta lërë fushën e humorit se nuk i shkon. Le të mendojë se çfarë do bëjë pas ikjes nga presidenca. Kambanat bien edhe për të./dritare.net
Meta ben si trim. Ja do durojme edhe pak dhe do e shohim se ku do veje??? Do ta shikoje me dylbi ate te Monikes??? Hahaaha Mona me silikona!!! Hahaha
O Hila. Mos u bëj Hile-qar. Berishen për leckash nga SHQUPI e nxorri pilicia, se po të ishte për Lulashin ai të ha munë. Mos u bëj edhe ti si Mero që po mbron një idiot, pjellë e Saliut.
Dritan për titull do i shkonte :-Të shohë HALLIN e vet !
Se deri tani ç’ka bërë , për kë ka menduar për “popullin” , per vete ka menduar !(7%).
Meta ka 40 vjet qe mbijeton ne politike. Do ti tregosh ti mer varikars, se ça do beje.
Cupi, Taku, Hila….tre Musketiere…….ha pi…e……futu nje emision fajin e ka Berisha
Dikush ti thote ketij te nderroje foton se duket sikur eshte kaps
Brre e grua qihen ne b…per Ramen.
Vetem nje gje e zgjidh kete pune,Meta dhe Berisha ne burgim te perjetshem qe te nxene mend edhe llapanjozet e tjere qe lehin ter diten si qente e fshatit.