Kulla në selinë e PD, Rakipi pyet Fevziun: Pronarët janë kushërinjtë e tu

18 Janar 2022, 09:24Politika TEMA

Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, për një projekt kullash në selinë e PD, që qarkulloi me bujë ne media.

Pronarët e truallit janë kushërinj të Fevziut, ndaj ai zbuloi aq detaje sa dinte për rastin në fjalë.

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Doli një projekt 4 freedoms, për kulla te selia e PD. Ish pronarët janë të afërm të tutë?

Blendi Fevziu: Janë degë e të njëjtës familje.

Ylli Rakipi: Keni ndonjë informacion?

Blendi Fevziu: Di që pronarët aty kanë tentuar të zgjidhin problemin e pronësisë së tyre. Prona aty është shumë e madhe.

Ylli Rakipi: Xhamia nuk prishet?

Blendi Fevziu: Jo. Banka mund të prishet, u dëmtua edhe nga tërmeti. Nuk e di a bëhen kullat sepse duhet të japë lejen Edi Rama, duhet të tërhiqet PD.

Ylli Rakipi: Kërkesën duhet ta bëjë PD, sepse është institucion, kështu e përshkroi nënkryetari i Bashkisë. E para që duhet të tërhiqet është PD. Nëse kushërinjtë e tu kanë këtë ide, me siguri kanë vajtur në PD së pari. Di gjë për këtë?

Blendi Fevziu: Nuk di gjë për këtë. Prona u është kthyer por nuk ju jepet faktikisht. PD është me qira për 99 vjet në pronën e SHQUP-it.
Duhet leje nga shteti, që do të jetë e vështirë dhe që PD të tërhiqet me shkrim. Do ti kërkojë shtetit seli diku tjetër dhe pastaj mund të bëjë marrëveshje private PD. Nëse i kërkon shtetit, se këtu janë pronarët, do të kërkojë seli tjetër.

Ylli Rakipi: Pra ke idenë Fevzi që do të bëhet shtëpia e lirisë?

Blendi Fevziu: Edhe mund të bëhet. Si projekt më duket i bukur. 1.4 milionë projekti tha nënkryetari. Nuk e di kush është porositësi i projektit. Ajo shtrihet nga xhamia deri në zonën ku fillon Katedralja dhe banka. Është deri në zonën e Kalasë.

Ylli Rakipi: Pra, po u ndërtuan gjithë këto, bëhet edhe një qeverisje e përbashkët…

Blendi Fevziu: Nuk e di këtë se do të kërkojë pak kohë që të ndërtohet. Lejen e kësaj e jep Edi Rama, jo Basha.

Ylli Rakipi: Fjala është, a e ka kërkuar Basha?

Blendi Fevziu: Duhet pyetur ai për këtë.

5 komente në “Kulla në selinë e PD, Rakipi pyet Fevziun: Pronarët janë kushërinjtë e tu”

  1. Sqepari says:

    Bkt nuk ka asnje demtim nga termeti. Ky shtet pa transparence, pa media, pa moral, nuk thone se pronaret e B K Tregtare Jane pjese e mafias. Varet sa ju eshte premtuar, nemos jane paguar, qe ta zbrazin godinen.

  2. Xy says:

    Do zbukuroheshte ai vende.

  3. rexha 10 says:

    JEPEN TRULLI NE MESE TE TIRONES ,DHE NUKE PYTEN SE CILA OBJEKTET E SHTETIT MUNDE TE SPOSTOHEN ,NDERSA NE GJITHE SHQIPERINE I KANE RREMBYER TOKAT ,DHE SHTETI NUKE DONE TE DIJE ,SEPSE ISHIN ATA TE PARET QE ZAPTUAN KU DESHEN . TANI I BIE QE O BURRA TE MARRIM ARMET QE JA SHITEM AFRIKES ME ZHULALIN E NDJERE MINISTER DHE TI KTHEHEMI SI NE VITET 90 E TE VRASIM NJERI TJETERIN .
    KOKAT GRUPET E BANDAVE ME NJERI TJETERIN ,KOKAT DHE POPULLI I THJESHTE QE KERKONE PRONEN E TIJE .NDERSA QEVERITARET LE TE VJEDHIN C’FARE TE DUAN .PERSE PO SHOHIN GALLATE BOTA ME NE ???? A E KANE QEVERISUR NDONJEHERE SHQIPTARET E VERTETE ATE VENDE???
    EDHE SA VITET E TJERA DO TE DUROJE AJO TOKE ZAPTUSIT DHE SHFRYTEZUSIT E SAJE PUSHTETARE?????

  4. Cen says:

    Piu uje u ngop Fevziu nga sikleti gjate pyetjeve.

  5. Astrit says:

    Fakti qe eshte bere projekti dhe eshte depozituar ne bashki, eshte tregues qe ka disa te panjohura, e para pronaret e tokes i eshte kthyer prona, kush eshte pronar i nderteses,, sipas nje nga ligjet e Sali Berishes kush blen ndertesen mer dhe token, fakti qe na u paraqit disa kulla tregon se kopetencen per miratimin e lejes se ndertimit e ka Kryeministri e jo bashkia, pse doli dokumenti nga bashkia? Ai qe ka paguar per projektin nuk mund ti hynte kesaj pune pa pasur miratimin me firme ne noteri te pronareve te nderteses dhe te truallit. Ky kodosh shtypi qe kemi ne po te angazhohej 10 minuta e kishte zgjudhur kete problem, por me sa duket dikush do te luaj kuka mshefti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje