Ky shtet europian vendosi t’i heqë masat kufizuese kundër Covid

18 Janar 2022, 16:42Bota TEMA

Nga e hëna e javës së ardhshme, Skocia do të heqë pjesën më të madhe të masave për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Pas një rrënie të ndjeshme në numrat e infektimeve të reja, autoritetet në Skoci kanë vendosur të lejojnë hapjen e klubeve të natës, pub-eve, mbledhjet në çdo ambien të brendshëm si dhe të heqin rregullin e distancimit fizik.

Megjithatë, qytetarëve u këshillohet që të vijojnë të punojnë nga shtëpia si dhe të kryejnë teste sa herë bëhen pjesë e aktiviteteve me shumë persona.

Edhe udhëzimet për të moshuarit që u ndalohej të mos të mblidheshin me më tepër se tre persona do të hiqen, së bashku me sportet që luhen në ambiente të mbyllura.

2 komente në “Ky shtet europian vendosi t’i heqë masat kufizuese kundër Covid”

  1. Baliu says:

    Hej mos u ngutni, doza e peste eshte gati.

  2. Lela says:

    Lesh lesh, boris johnson per angline tha puna nga shtepia seshte më me detyrim, dhe sugjerohet te mbahet maska te pakten me njerez qe nuk i takoni zakonisht. Hoqi masken dhe green pass me detyrim.
    Sa bukur i perktheni ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje