Nga Aranit Muraçi
Shqiptarët pa rrëzuar mitet e rreme dhe sistemin e antivlerave që historikisht i kanë ndjekur nga pas, në mjedisin e tyre të errësirës larg dijes, nuk do të kenë kurrë një të ardhme normale zhvillimi si çdo komb i qytetëruar i Europës. Si një komb i lashtë edhe India, prej nga ku besohet se rrjedhin popujt e tjerë indo-europianë, për faktin se nuk ka ngritur kurrë një shtet modern, nuk është një popull interesant dhe i admirueshëm për pjesën tjetër të botës, ndonëse popullohet sot nga afro 1 miliard banorë. SHBA-të që udhëheqin sot botën janë krijuar si komb pas epokës së Skënderbeut, ndërsa Zvicra edhe pse njeh tri gjuhë zyrtare, e sajuar për më tepër si shtet në dy shekujt e fundit, është sot një ndër vendet më të zhvilluara të Europës.
Vetëm investimi për ngritjen e institucioneve arsimore, shkencore dhe kulturore të mirëfillta, përmes një vizioni mbarëkombëtar, do t’i jepte fund miteve të rreme që kanë ngritur dhe vazhdojnë të ngrenë shqiptarët prej antikitetit deri në ditët e sotme, çka shpjegon prapambetjen tonë historike.
E para, miti i rremë i antikitetit
Ne krenohemi që jemi populli më i vjetër në Europë, madje edhe në botë. Ka shumë që bazohen në mitologji dhe besojnë se gjuha jonë është hyjnore, pra, ajo e perëndive. Shkenca moderne dhe e pavarur botërore ka dalë në përfundimin se ne jemi autoktonë me gjuhën dhe kulturën që kemi trashëguar nga të parët tanë, pellazgo-ilirët, në trojet ku jetojmë sot. Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se shqiptarët të kenë ardhur dhe të kenë luftuar me ndonjë popull tjetër për të pushtuar territore, përkundrazi, kanë luftuar historikisht për ekzistencën e tyre nga dyndjet barbare. Nuk ka asnjë hartë që të tregojë shtrirjen gjeografike të paraardhësve tanë, sikurse nuk ka asnjë provë që të tregojë sesa të vjetër jemi krahasuar për shembull me grekët, fqinjin tonë tjetër më të vjetër në Ballkan, aq më tepër që të krahasohemi me popujt e tjerë më të lashtë të kontinentit. Nuk jemi as hyjnorë, as superiorë ndaj popujve të tjerë, por nëse na konsiderojnë inferiorë, përderisa sot jemi populli më i prapambetur i Europës, duhet të nxjerrim përgjegjësitë tona historike.
Sikurse duhet të besojmë se jemi thjesht tokësorë e duhet të zhvillohemi aty ku ekzistojmë jo andej nga ku nuk ekzistojmë. Nuk e shpikëm ne të parët komunikimin mes njerëzve në lashtësi, sepse nëse do të ishte kështu, do të ishim marrë vesh sot më mirë me njëri-tjetrin. Kur e dimë fare mirë se alfabetin e sotëm e formuam një shekull e ca më parë dhe unifikimin e Gjuhës Shqipe e realizuam në vitin 1972. Ndërsa universitetin e parë ne e ngritëm në vitin 1956. Dhe dimë që Shekspiri shkruante kryevepra botërore në kohën e Skënderbeut, ndërsa në po atë kohë, u ngritën universitetet e para në rajone të ndryshme të Italisë sotme.
E dyta, miti i origjinës shqiptare
Dëgjohet shpesh të thuhet se figura historike botërore si Aleksandri i Madh, Napoleon Bonaparti, disa perandorë të Perandorisë Romake dhe shumë udhëheqës e personalitete të shquara në botë të cilët kanë çliruar, themeluar ose pushtuat qytete dhe shtete të tjera, janë me origjinë shqiptare. Nuk ka asnjë fakt që ky pretendim të jetë i besueshëm, por edhe sikur të ishte, ajo që duhet të pyesnim është: çfarë kanë bërë ata për kombin tonë? Nëse nuk kanë bërë asgjë, përse duhet të krenohemi? Kur ne si komb dimë që kemi qenë historikisht të pushtuar duke humbur troje, ose jemi asimiluar si asnjë popull tjetër në Ballkan.
E treta, miti i heronjve
Përveç Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të tjerët ne ose i kemi lënë padrejtësisht në hije, qoftë edhe prej madhështisë së tij, ose kemi kontradikta në vlerësimin e tyre, ose nuk kemi mësuar asgjë prej sakrificës së tyre. I baltosim shpesh heronjtë, ose e harrojmë veprën e tyre sikurse më keq akoma jemi të prirur të ngremë mite për figura pa rëndësi të cilët nuk kanë dhënë asnjë kontribut për kombin tonë. Si shembull, Gjorg Golemi dhe Gjergj Araniti, përkatësisht vjehrri dhe kunati i Skënderbeut, nuk kanë marrë kurrë vendin e merituar në histori. Skënderbeu mori famë ndërkombëtare, sepse me rreth 400 luftëtarë braktisi betejën e turqve për pushtimin e Austro-Hungarisë dhe u rikthye në Atdhe, duke luftuar më tej ndaj tyre, çka mundësoi për çerek shekulli çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Ai ishte i pari strateg që braktisi misionin mercenar për t’i shërbyer vendlindjes së tij dhe i hapi aq shumë telashe perandorisë më të madhe të kohës, saqë osmanët me disfatat që pësuan, e shuan ëndrrën e tyre të madhe për të pushtuar Perëndimin.
Prandaj prej asokohe, Austria ka mbetur historikisht mirënjohëse ndaj Kombit shqiptar. Por ka fakte që historia i kalon përciptazi: Skënderbeu u frymëzua nga betejat heroike të Gjorg Golemit në krahinat e Sopotit, Polisit, Babjes dhe Bërzeshtës, ku për dy dekada para rikthimit të tij, ai i kishte mposhtur dhe thyer disa herë turqit. As vetë porosia e fundit e Skënderbeut, që vetëm duke punuar dhe luftuar të bashkuar si mundësia e vetme e kombit tonë për të mos u mposhtur nga dashakeqësit e tij nuk është zbatuar për 5 shekuj nga ne pasardhësit e Heroit Kombëtar, të cilëve na mban të përçarë edhe sot e kësaj dite interesi personal, pasuria e pamerituar, ose lakmia e tepruar për pushtet.
E katërta, miti i shtetit modern
Ne në fakt në tërë historinë tonë nuk kemi ngritur kurrë një shtet modern. Në 100 vitet e fundit të shtetit të pavarur që u copëtua padrejtësisht kemi krijuar aq shumë kontradikta rreth shtet-formimit saqë i vuajmë edhe sot e kësaj dite pasojat. Periudha e vetme kur krijuam një shtet funksional dhe sovran ishte ajo e komunizmit, kohë kur mbetëm të ndarë nga shqiptarët e tjerë jashtë Shqipërisë dhe të izoluar nga bota. Nisur nga ky fakt, për më tepër nga kapitullimi i regjimit komunist dhe jo për meritë të ndokujt, është gabim i madh të themi se Zogu krijoi shtetin e parë modern vetëm sepse pati fatin të mbretërojë i pari, duke përfituar nga gjendja mesjetare e shqiptarëve, në një kohë kur Europa kishte dy shekuj që i kishte rrëzuar mbretëritë dhe ishte ndarë nga feudalizmi. Ose gabojmë po aq shumë kur pretendojmë se politikanët e periudhës së fundit të tranzicionit sollën demokracinë. Vetëm kur të mos jemi më ekonomikisht kombi më i prapambetur i Ballkanit, kur të nisë të funksionojë shteti i së drejtës, atëherë duhet të besojmë se ka nisur të ngrihet shteti i parë modern shqiptar. Çfarë e dallon sot Kosovën (90 vjet e qeverisur prej serbëve) nga Shqipëria, dy shtete të një kombi?
E pesta, miti i personazheve të rremë
Po e përjetojmë sot. E vështirë të gjendet një vend tjetër në botë që vajzat dhe djemtë pa profesion t’i quajnë personazhe “vip”. Kurse nga ana tjetër të rinjtë e talentuar, të edukuar, që shkëlqejnë në fusha të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, padrejtësisht janë lënë në hije ose jashtë vëmendjes së shoqërisë. Në shkencë, ekonomi, jurispodencë, mjekësi, inxhinieri, art, kulturë etj, ne si shoqëri për shkak të kulturës së mitit të rremë që kemi ngritur, kemi nxjerrë pak modele suksesi, ose në disa raste aspak. Me siguri kemi edhe ne plot modele frymëzimi, por ndryshe nga të tjerët nuk arrijmë t’i identifikojmë dot. Sepse në vend të sistemit të vlerave, ndoshta me përkrahjen dhe nxitjen e të tjerëve, pse jo edhe me investimet e tyre për të realizuar ëndrrën e kahershme, atë të shpërbërjes së kombit shqiptar, vazhdojmë të mbajmë e për çudi të krenohemi me një sistem të tërë, të rremë, dominuar nga antivlera.
(Foto: Momente nga festa e Tiranës mbi tortën e 100 vjetorit të pavarësisë)
Pamjet e festetes se TORTES jane tipike per mjeranet mesjetare….
Beqiraaaaaaaaaa tourkalvanoi,ikona e tourtes tregon origjinen tuaj njethundrake arabe….. gezuar ramazonin.
Piesni ne Istanbul Turkey,se cilet jane paraardhesit tuaj,piesni Orhan Pamuk,nje istorian me Nobel,jo xhufken apo Kadar Ismael….!
Boll plehr je nje produkt incesti . Ke mbetur ne shekullin e 12-te.
Thanas shtrengo rripin se s’keni len mecer pa ngrene.
Pamjet e tortes jane pjese e qeverisjes se Lul Bashes i cili nuk duhet lejuar te drejtoje asgje tjeter pervec PD’se te cilen edhe ate e shkaterroi. Ne cdo pozicion qe u vendos i beri nje mut mbi te.
Po ti nga vjen debil nuk je produkt Ballkani.
Bravo.Shkrim shume i mire,brilant nga nje mendje brilante.Per kete une personalisht,Aranit Muraçit i jap noten 10 me yll.
Po si nuk ngeli pushtues qe ia futi koken ne bithe pellazgeve shqipfoles!…bile edhe pa pushtuar, si Kina,Rusia e Amerika sot.
Shumë saktë dhe shumë drejt. Po, pesë mite duken si pak. Po ta kish marrë në dorë këtë çështje Roland Qafoku, ai do kish gjetur dhjetë mite, sepse mesa duket ka dalë nga shkolla me të tëra notat dhjeta dhe është i fiksuar keq pas dhjetës. Edhe emisionit të vetë i ka mballosur notën dhjetë dhe çdo çështjeje që trajton i del mbanë me anë të numërit dhjetë.
Dakord me te gjitha pikat pervec asaj per Aleksandrin e Madh, nuk ka mjaftueshem prova per ta vulosur sigurisht por ka me shume prova qe ishte i lidhur etnikisht me Iliret, gjithsesi e kuptoj dhe e mbeshtes faktin qe do ta vendosesh theksin tek deshira per ti pasur heronjte e medhenj tanet dhe per t’u mburrur, ne vend te saj duhet te behemi vete heronj te se tashmes dhe se ardhmes.
Kombet qe jane te zhilluara dhe me ekonomi te shendosha jane kombe qe mbeshtesin zhvillimin, arsimin, shkencen, dhe diplomacine, te ndertuarit e marrdhenieve te mira me fqinjet dhe me gjere, duke mos bere as fodullin as sahanlepiresin, as superiorin as inferiorin ose me shqip duke mos demostruar as krenari te pabaze dhe as perulesi te pashendetshme. Duhet te mesojme te kemi respekt per veten pa u bere mburravece te keqinj dhe te kuptojme qe konkurencen me se pari e kemi me veten, historine dhe gabimet tona. Nese jemi mbrapa faji mbi te gjitha eshte i yni si komb, te tjeret thjesht kane shfrytezuar dobesite tona. Perparimi filloi me kongresin e Manastirit kur shqiptaret kuptuan qe arma me e forte e armikut per te mposhtur shqiptaret ishte injoranca dhe ndasia (fetare, krahinore etj) Nuk kemi per te ecur asnjehere perpara nese nuk mesojme nga gabimet tona dhe nese nuk zgjedhim drejtues qe jane vizionare dhe kombdashes njekohesisht.
Shkrim realist. Mirëpo o Adi, Iliria fillon në kufi me Austrinë dhe mbaron në lumin Vjosë.
Kështu që kroatët e mbajnë veten për ilirë më shumë sesa ne.
MITI 6 – Flamuri më i bukur në botë. Ne e kemi fushë e kuqe me shqiponjë të zezë. Maliqi Zi e ka flamurin , fushë e kuqe, shqiponjë e verdhë, fusha e flamurit në kuadrat të verdhë.
Të gjithë popujt ashtu thonë, flamuri ynë, më i bukri më botë.
MITI 7 – Shqiptarët janë patriotët më të mëdhenj. E kundërta është e vërtetë. Shih emisionet e Marin Memës. Ai provon se më mutër nga shqiptarët nuk ka.
Shqiptarët ( ortodaksë) në Maqedoni, në Greqi, dhe myslimanë në Bosnjë, nuk pranojnë se janë shqiptarë. Kanë turp tu thuash se je shqiptarë.
E pra harixhinjtë, ashkalinjtë, nuk kanë turp të pranojnë origjinën e tyre. Shqiptarët tu hanë mutin harixhinjve. Kanë 300 vjet këtu dhe nuk e kanë harruar gjuhën e tyre.
Fëmijët e shqiptarëve 15 vjet në emigracion, nuk dinë shqip.
MITI 8 – Besa e shqiptarit. Çfarë është kjo? Pyesin të huajt. Po ja, unë të jap besën ty, se sa të jesh këtu, nuk të gjen gjë, sepse je në besën time.
Po pse duhet kjo? Vijon pyet i huaji.
Përgjigja, – sepse ne jemi të pabesë. Të vrasim mbas shpine, të vjedhim, të shkatërrojmë pronën, ta rrëmbejmë vajzën, ta zhgarravisim makinën….
E lemë me kaq, se ka plotë të tjera…
Kroatet kane ardhur ne Ballkan ne shekujt 7-9.
Jane popull Sllav.
Ato te tjerat qe ti shkruan i krahason me kohen e sotme ku ne gjithe boten jane anti vlerat.
Sot eshte epoka e paganizmit konsumimit dhe e individualizmit.
Ky eshte stili i ri i jetes qe shkaterron shoqerit moderne sot.
Te gjitha ato çka the per ne jane te verteta, por ama, edhe pjesa tjeter e botes i posedon ato vese. Eshte vete natyra njerzore e tille. Po te lexosh historine boterore, do te gjesh mjaft raste ku shqiptqret do te te duken engjej.
Njeriu eshte i njellojte kudo. Ndryshimi eshte vetem tek kultura dhe rrethanat, ku me se shumti percaktuesja e ketyre te dyjave asht ekonomija.
Pa tjeter qe jemi popull me te meta, njesoj si cdo popull tjeter, por mos te harrojme se radhe ne bote gjen kombe qe kane pasur trysnine historike si populli i jone.
Rraca apo etnija hebreja konsiderohet si etnija ma inteligjente nder popujt e botes ( shembull : etnija hebreje perban 0.25 % te popullsise boterore, por ne 105 vitet e fundit kjo etni ka marre 20% te çmimeve nobel).
Dikur, e ndofta edhe sot, kjo etni asht urryer dhe persekutuar si nje nder etnite ma te ndyra ne bote, por a ka qene e justifukueshme ?
Na nuk jena nje popull i pa disiplinum. Fatkeqsija e jone asht se kurre nuk kemi pas elite udheheqese qe e ka dashte kete vend. Vetem nje here ne historine tone patem ne krye te kombit njeriun e duhur dhe i treguam botes se cfare rrace jemi.
Persa i perket pretendimeve te gjuhes, origjines dhe rraces sone, nuk i kane shpik historianet tane, por jane historiane dhe gjuhetare te huaj qe me studimet e tyre kane dale ne ato perfundime, me te cilat ne krenohemi.
Gjeja ma e ulet dhe ma e kollajta per nje njeri, asht me sha vedin.
PS : Nji prift katolik shqiptar pat thane dikur : ” . . . . . fatzeza moj Shqipni, po ishte faj me te dasht ty “.
Kush e ka shkruajt kete artikull meriton nje Bravoooo te madhe.
Kush e ka shkruar këtë artikull dhe të gjithë atë që i bëjnë shtesa apo jehonë, më duhet të them se janë duke përjetuar krizë identiteti të zgjatur.
Për çdo komb mund të gjesh plot gjëra të tilla, identike apo të ngjashme. Fakti qe ne nuk i kemi renditur këto për kombet e tjera, është sepse nuk kemi aq njohuri sa ç’kemi për kombin tonë.
Marin Mema mirë bën që i nxjerr ca tema edhe ca fakte në dritë, që tregojnë padrejtesi të medha historike, por duhet të jetë pak më shumë realistse, por ska vend për vetë-fatalitet!
Kjo eshte njejt me fjalet e Migjenit: Te lind nje njeri, i madh si madhni, pa hyll ne balle, … . Por na dolen disa me yll ne balle , qe si rrjedhoje paten Anijen Vlora.
Pika e gjashte, miti qe ne Shqiperi s’ka trapa.
‘Na keni care menderen duke u ulur popullin me te vogel te Europes. A se keni kuptuar more trapa inferior qe mitet ekzistojne ne gjithe popujt. Madje ne vendet europian mit shenderrohet ne identitet qe per perfitime ekonomike.
Miti i Gjermanit efikas, te ndershem e puntor. Miti i lidhjes se grekve te lashte me greket e sotem. Miti i Suedezve tolerant dhe joracist. Miti i Zvicerianve te perpikte etj etj.
Kete artikull qe ka shkruar ky e kemi degjuar qe ne vitet ne 90ten nga Lubonja e shoke, e degjojme nga fqinjet qe na duan shume, e degjojme nga jashte e brenda. A nuk u lodhet a jqr? Kaq shume ju dhemb te mbani disa gjera te mira per Shqiperine e shqiptaret? Aq shume na eshte care trapi me kete vetlincim nga keta te “barazlarguarit” sa per pasoje kemi me shume shqiptar qe urrejne vendin dhe s’kane asnje kohezion social sic kane kombet e tjera. S’ka shqiptar qe s’eshte kritike me kombin e vet. Na ka marr malli te degjojme ndonje qe thote ndonje llaf te mire.
Greket vodhen paret e dynjase e i shisni peralla me Artistotel e Euripid, ne nuk dime as ti japim gajret vetes por bejme “autokritike” pa na kerkuar njeri. Na keni hapur barkun. Sidomos ju gazetaret e analistet medioker qe ju kap kriza e mesomoshes.
Nje bravo te madhe Alban.
Pergjithesisht e sakte por bie ne gabimin qe e mitizon rolin e Skenderbeut shume me teper se cduhet . Eshte injorance e delir megallomanik te thuash qe Skenderbeu nuk lejon pushtimin e perendimit. Osmanet kishin mbi 50 vjet qe kishin shkuar deri afer Vienes dhe aty ishin ndalur jo nga frika Po se deri aty e kishin mareveshjen me mbretin e Frances .e gjithe Rumelia pra Ballkani deri ne Budapest ishin vasale te Osmaneve dhe pushtuesi apo bejlerbeu ishte Kapllan Pashe Muzaka (i biri i Gjorg Muzakes) por jam dakord qe Skenderbeu dha shembullin se si nje popull i vogel mbrojti me vetmohim e krenari teritoret e veta dhe kjo ishte nje shembull i pakrahasueshem per kohen sidomos per ballkanin.
Flitet per periudhen e Skenderbeut 1450-1480.
Sipas studjuesve te medhenj n.q.s Sulltan Mehmeti nuk do ishte gjendur ne lufterat me Skendebeun dhe Huniadin do kish sulmuar Italin qysh ne 1460-1470 dhe jo kur u plak ne 1480.
Ndihma e mbreterve te Frances per Otomanet ishte aty nga 1600.
ti thua :
” . . . . Skenderbeu dha shembullin se si nje popull i vogel mbrojti me vetmohim dhe krenari territoret e veta dhe kjo ishte nje shembull i pa krahasueshem per kohen sidomos per ballkanin “.
Nga ana tjeterthua : Pergjithsisht e sakte por bie ne gabime qe mitizon rrolin e Skenderbeut shume me teper se cduhet !!
Nuk po them gje tjeter.
Arianit! E vërteta është që Eu dhe Turqia, kanë patur FRIKË nga shqiptarët. Kjo që them vërtetohet edhe sot,. Është Eu që gëzohet duke na lënë varur dhe të shpresojmë të Turku. Dje ishte Eu që krijoi Greqinë dhe menjëherë heshti kur Turku U preu kokat 400 pricave shqiptar. Në asnjë vend tjetër nuk ka ndodhur që të bashkohet prifti me hoxhën për të luftuar gjuhën, siç ndodhi në Shqipëri, ku lejoheshin vetëm shkolla greke e turke, në të cilat nuk lejohej shqipja.
Fermanet e Sulltaneve per te ndaluar gjuhen Shqipe e praktikonin ne tokat Arberore sidomos Patriarkana e Stambollit.
Fermani i 1768 per ndalimin e gjuhes Shqipe fillimisht u publikua ne Selanik ne gjuhen Greke .
Artikull shume i dobet.
Duhet te kesh njohuri historike,ekonomike,socilogjike per te shkruar dicka rreth temes se gjendjes ekonomike te Shqiperis.
I them autorit qe Shqiperia 100 vjet shtet eshte de facto.
Ka ardhur ndonje kryeminister/president Francez apo Anglez ne Shqiperi keto 100 vjet ?
JO.
Sepse qellimi i tyre eshte izolimi i vendit dhe varferimi i saj.
Italia qe e kemi afer me pushtimin e 1939 shkaterroi shtetit e ri Shqiptar.
Pastaj per 45 vjet u zhduk vetem izolonte Shqiperin.
Mos te flasim per cakejt Serb e Grek qe s’len gur pa levizur kunder Shqiperis.
Ishim faktor i rendesishem ne Ballkan prej 1500 deri ne 1850.
Kur flitej per Perandorin Otomane ne Evrop flitej per Shqiptaret .
Benin ligjin gjitheandej .
Komponenti Turk brenda perandoris ishte shume i vogel .
Anglezet e Francezet ne shekullin e 19-te e kuptuan qe per te shkaterruar perandorin duhet te godisnin Shqiptaret.
Keta gazetaret e sotem para sesa te shkruajn pacavure duhet te studjojn materialet e shumta ne biblotekat e Venecias,Vatikanit,Madridit,Londres,Stambollit per ate periudhe.
Rroli Shqiptar i padiskutueshem.
Sa për foton ilistruese , them që nuk ështe aq e pershtatëshme me përmbajtjen e artikullit , në tërë atë mori njerzish nuk është e vështire t’ë gjesh apo të ndodhen 30-40 njerëz të babëzitur , në ç’do vend të botës , bile dhe në ato vende që mbahen të qytetëruar !
Ja the ja the po kujt ja the,ktu ka akoma njerez qe besojne se Jane pasardhes te ilireve po që ne të vertete Jane pasardhes te otomaneve.
C’mut je ti qe shan vetveten debil.
Nga ky shkrim duhet te marrin mend shqipot patriote qe hidhen me pelivreke sikur bejne namin.
Shqipot patriot jane ata qe duan vendin jo disa plehra qe shajn vetveten.
Ca jane te paguar njerez pa dinjitet.
Plehra te tille ka gjitheandej.
S’ka pyll pa derra.
Pika e peste eshte si nje virus i koheve te sotme!!
Tmerrsisht e vertete per mitet e rreme, eshte e frikshme dhe e turpshme ne te njejten koh…(!)
Qe te rrezohen mitet per te ecur para, mire eshte, por kur nje i paditur merr persiper pa iu dridhur qerpiku te na rrefeje mitet, kjo gje eshte nje mit me vete.
Bravo.Shkrim shume i mire,brilant nga nje mendje brilante.Per kete une personalisht,Aranit Muraçit i jap noten 10 me yll.
kurse ty si mesues te jap nje kilogram mu.. t te ngopesh nje here e mire.
Zoteria shkrim beres ka pak kohe qe shfaqet ne “talentin” e tije si person publik ne llumin e mediave. Me sa e kam lexuar e filloj si ata lloj halenistesh te “pavarur” qe me mendjet e tyre te “ndritura” kerkojne te lene gjurme ne mbarevajtjen e vendit. Tani duket se halenistit sikur i doli turpi dhe shkrimet e tije, po dalin pikerishte atje ku si i “pavarur” ka mare detyrat. Ne mos gaboj eshte i dyti shkrim i tij antishqiptar. Te perpunosh te tilla shkrime, duhet parjeter te kesh dale nga e njejta shkolle te cilen e kane kthyer ne art ARJAN QENI(CANI) me kompani. Fyerja e dinjitetit kombetar dhe pasqyrimi i ligesise, si gjerat kresore ne mbijetesen e kombit tone dhe mohimi i vazhdimsise paragjysherore te kombit tone jane bere teme zakonshme. Ne kete lloje vreri antishqiptare zoteria MURACAQIS apo MURACIC ka filluar te lundroj i lumtur, dhe nuk eshte veshtire te kuptohet se po korre suksese, duke pare qe edhe llumi 300 evrosh ka kaluar ne delir duke e pergezuar apo edhe duke shtuar te tjera mithe qe zoteria i paska harruar. Te shkruash per nje periudhe mijera vjecare dhe te arrish ne tilla perfundime kaq bajate dhe fyese duket si nje psikopati e lindur, por qe fatkeqesishte ne shtypin shqiptar e gjen. Krahesimi i zoterise me popullin e leshte(lashte) grek qe na paska jetuar kur ne paskemi qene ne veze apo gjuhes se lashte greke dhe shkollave, kur ne akoma kemi qene ne veze apo ne majat e pemve, tregon akoma me shume se ku ushqehen apo frymezohen keta lloj djajesh qe na shiten ne gazetarine tone 30 vjecare, por fatkeqesishte antishqiptare. Pa hyre thelle ne kundershkrim vetem dy gjera doja ti sqaroje ky dhe larot 300 evrosh. Si ka mundesi qe gadishulli jone eshte quajtur ILIRIK kur ne te paska jetuar populli i tej leshte dhe shume i mencem grek? Si ka mundesi qe populli i tej leshte grek, me arte dhe kulture nga me te vjetrat ne bote, me shkencetar apo zagar nga me te vjetrit ne bote, me gjuhe dhe shkolle nga me vjetrat ne bote nuk kupton gjuhen dhe shkrime e veta te lashtesise apo akoma me keq vetem 200 vjete me pare e quanin veten popullsi ROME? Perse nuk quheshin shqiptaret, arberit apo iliret popullsi ROME? Sigurushte ne shqiptaret jemi mesuar nga shtypi me ARJAN QENER, ARJAN QURRE do mesohemi edhe me ARIANIT MURAQIS.
E Verteta eshte,
Turqit per 500 vjet ne Shqiperi sollen mercenar nga Kurdistani ,Irani,Afghanistani,Maroku , Algjeriae Egjipti,
Keto rraca u vendosen dhe derdhen faren me bollek
Shikoni emrat ,mbiemrat, zakonet dhe Surratet qe kane !
Pastaj del Marin Mema Muhameti e ju tregon pralla me mret
E Verteta eshte,
Turqit per 500 vjet ne Shqiperi sollen mercenar nga Kurdistani ,Irani,Afghanistani,Maroku , Algjeria e Egjipti,
Keto rraca u vendosen dhe derdhen faren me bollek
Shikoni emrat ,mbiemrat, zakonet dhe Surratet qe kane !
Pastaj del Marin Mema Muhameti e ju tregon pralla me mret
Ju fluturoni me Pras n’byth ?????
Plehr keto emra jane emra fetar qe nje pjese e Shqiptareve i vendosi kur u konvertuan.
Turqit ne trojet Shqiptare nuk zinin as 0.2% te popullsise.
Ishin Shqiptaret ata qe populluan brigjet e Antalias ,Stambollin e shume provinca te tjera Turke.
Turqit ne Perandorin Otomane nuk zinin as 20% te popullsise.
A nuk janë serbët të vendosur më së voni në Ballkan?Ata krijuan shtet të fort dhe po zgjerohen çdo ditë në dëm të popujve tjerë e veçanërisht në dëm të popullit shqiptar.Ata kanë jetuar dhe jetojnë me mite dhe ate mite të rrejshme por ky fakt veç sa i ka ndihmuar.Ato që më së shumti i kanë ndihmuar serbët janë shtetet e forta evropiane dhe vllau i madh Rusija.Europianët i ndihmuan serbët nga interesat për Rusinë dhe nga frika e saj siq po ndodh dhe sot.Në shqiptarët nuk patëm vlla as të madh as të vogël andaj na shkelën e përbuzën siq po na përbuzin edhe sot.
Populli shqiptar asht heterogjen. Ka shtat popuj brenda. Trungu autokton asht ilir. Pastaj vijnë albanët. Roma e vjetër para se ti vriste kriminelet, hajdutët,etje, ju jepte një shans të fundit. I ngarkonte në varka dhe i hidhte në Iliri. Këto janë Albanët ose kurbin-(kurbinasit ose kur-vin Shkruhej në atë kohë dhe kryeqyteti i tyre ishte Talja e Lezhës ose Italja e Lezhës. Pastaj vijnë Arbërit ose Korsikanët. Dhë nuk asht se Napoleoni ishte shqiptar, por populli arbër ishte populli i Napoleonit. Ai e dinte shumë mirë këtë dhe më 1804 sulmoi sllavët që kërkonin të zhduknin jo vetëm Ilirët të cilët ishin shumë serbizuar, në zonat e Prespës Vardar e deri në lindje Bujanovc e Medëvegj,albanët në veri dhe arbërit në jugë të shqipëris së sotme. Midis albanëve dhe arbërve , përkatsisht, në zonën Lezhë Vlorë ishte dhe fisi i madhë ilir i shqopës(ilirët e fshehur në pyjet e shqopës(shqëpës) dhe plotsonte trekëndëshin Durrës, Elbasan E Dibër. Nga ky fisë i pa asimiluar ilir merr emrin dhe Shqëpëria ose sotë Shqipëria.
Historia shqiptare se përmend askund ndihmën e Napoleon Bonapartit që sulmoi nga Sllovenia në Prevez sllavët dhe më 1812 arriti në Moskë. Një antisllav i vërtet që shpëtoi Shqipërin nga zhdukja sllave. Mbante miqsi me turqit dhe arabët. nuk asht se Turqia e shpëtoi Shqipërin, por asht Napoleon Bonaparti që ju futi dridhmen e parë sllavëve që mos kruhen me shqiptarët. Turqia asht munduar ta shfrytzoi Shqipërin se ajo e dinte mirë se nga i vinte mbrojtja shqiptarve. Pastaj kemi dhe rastin e Austris në luftën e parë botrore dhe rastin e Gjermanis në luftën e dytë që kurorzuan Shqipërinë etnike. Napoleon Bonaparti asht korsikan dhe populli arbër asht poull korsikan i shqiptarizuar ose ilirizuar. Nga kjo lidhje gjaku të arbërve me Napoleoni, përfituan dhe 6 degët e tjera të unifikohen mes vetit dhe të shpëtojnë nga eleminimi sllavë.
Autorit i rekomandoj të zhytet të lexojë se në të gjitha pikat është nul, si edhe të konsultohet me ndonjë psikolog s’është keq, se janë komplekse më të thella inferioriteti dhe pesimizmi që kanë nevojë për trajtim…dhe që duke mos u trajtuar bëhen shkak për përhapje të panevojshme në publik.
Skënderbeun në përshkrimin e kohës së tij e kemi degraduar me budalliqet e sistemit komunist. Mbronte kufijt=rrinte i mbyllur nga të tjerët.
Një popull i vogël që shpëtoi Evropën= Shqipëria Fanari ndriçues me komunizmin e saj primitiv. Skenderbeu kishte shumë armiq të brendshëm që e ngatrronin të arrinte synymet e tij atdhetare= Enver Hoxha përpiqej të arrinte komunizmin por e ngatrronin grupet armiqsore. Bëhej me turqi, prishej me turqit. Bashkpunonte me serbët por ata ja kishin me hile. Venedikasit domethanë perendimorët i banin shumë pabesi, etj, etj. Pra Skënderbeun e ballsamosën figurativisht komunistët duke e superfryrë dhe çfytiruar më tepër se një përrallë. Ai duke si një parakomunist evropjan dhe kështu nuk i vlenë askuj vetëm budallenjve që bëjnë pallë akoma me bëmat e tij thurur në munges dokumentacioni nga komunistët.
Ai e kishte ngritë flamuri me 28 nandor në kalan e Krujës dhe leshtaku Ismail Qemali me mjekërr më të shkurtër se të tij e kishte ngritur flamurin po në të njejtën datë 28 Nandor shumë vite pas tij në Vlorë. Gëzoni budallej, se Shqipëria mbeti në mantalitatin e Enverit.Faleminderit