Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një fëmijë 3 vjeç nga fshati Kusarth ka humbur jetën pak pas mesnate, pas disa orësh në gjendje të rëndë.
Burime bëjnë me dije për ABC se fëmija është dërguar me urgjencë në pediatrinë e Elbasanit dhe është futur menjëherë me oksigjen. Mësohet se ai ishte i prekur nga bronkopneumonia dhe insuficienca e ulët e oksigjenit.
Sipas policisë grupi hetimor ka kryer hetimet e para dhe tashmë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së të miturit.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia.