Kufizimi i betonierëve gjatë ditës lehtëson trafikun në kryeqytet

18 Janar 2022, 12:57Sociale TEMA

Në kryeqytet po ndjehen efektet e para të kufizimit të lëvizjes gjatë ditës së betonierëve dhe mjeteve të rënda.
Sipas qytetarëve prej një jave trafiku është më i lehtësuar.

“Është një vendim më se i drejtë dhe i vonuar për mendimin tim”, u shpreh qytetari Shpëtim Kosova.
“Na ka lehtësuar, e ka dhënë efektin e vet ajo”, tha taksisti Halili Hafuzi.

Përpos çlirimit të trafikut, ekspertët thonë se ndalimi i qarkullimit të betonierëve gjatë ditës do të sjellë ulje të ndotjes ambientale.

Në fillim të janarit, Bashkia e Tiranës vendosi të ndalojë qarkullimin për mjetet e tonazhit të rëndë brenda Unazës së Vogël nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Ky vendim u kundërshtua nga ndërtuesit, të cilët duan te punojnë edhe ditën.

Mjetet e tonazhit të rëndë ishin problem për trafikun në Tiranë, por edhe për zhurmat që shkaktojnë në dhjetëra kantiere të hapur.

1 komente në “Kufizimi i betonierëve gjatë ditës lehtëson trafikun në kryeqytet”

  1. Erjona shitësja e fiqve says:

    U bë komplet e kundërta e asaj që duhej bërë. Po çfarë borxhi kanë njerëzit që banojnë në qytet që të dëgjojnë mjete me tonazh të rëndë që bëjnë xhiro gjatë natës? Në çfarë vendi normal të botës e sheh të ndodhë kjo? Ah jo, prit, ishin dy arabë që janë të kënaqur dhe do flasin këta në emër të tërë qytetarëve. Po kujt ja thoni këto përralla?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje