Në prag të vizitës në Shqipëri të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, banorët e qytetit të Laçit që u prekën nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe të cilët kanë marrë banesat e ndërtuara me financimin e Turqisë, janë të entuziazmuar për këtë projekt dhe shprehin falënderimet e tyre për shtetin turk.
Banorët e lagjes së re për Anadolu Agency (AA) tregojnë emocionet e tyre, si dhe shprehin falënderimet për qeverinë turke dhe presidentin Erdoğan, që mundësuan banesat e reja, duke e konsideruar lagjen e re si një lagje të mrekullueshme dhe të veçantë.
Meçan Marra, 67-vjeç, është një nga banorët e Laçit që ka përfituar banesën e re, i cili shprehet se lagjja ku ai do të jetojë është një lagje e veçantë për familjen e tij dhe për të gjithë banorët.
“Ky është një moment historik për Laçin dhe jemi shumë të kënaqur. Edhe ata që nuk kanë për të marrë shtëpi këtu janë të kënaqur me fjalët e Erdoğan-it.
Ky ambient është bërë një lagje që mund të mos e ketë edhe Tirana. Më mirë nuk ka ku të shkojë. I kemi parë, jemi futur brenda, gjë e mrekullueshme, jashtëzakonisht një punë e mrekullueshme. E mbajti fjalën edhe kryeministri ynë me Erdoğan-in”, tha ai.
Një tjetër banor i Laçit që ka përfituar banesë të re është edhe 57-vjeçari Nikoll Çupi, i cili thekson se janë shumë të kënaqur me kontributin e qeverisë turke.
“Me këtë kontribut të qeverisë turke, bashkë me Erdoğan-in që mbajti të gjithë fjalët e dhëna, jemi shumë të kënaqur. Kush ka hyrë dhe parë brenda shtëpinë është tepër i kënaqur. Unë familjarisht jam tepër i kënaqur.
Këto janë shumë të mira. Lagjja për momentin është një gjë e jashtëzakonshme. Ne këtë ia dimë për nder vetëm Erdoğan-it dhe kryeministrit tonë. Me mrekullinë që është bërë këtu në qytetin tonë për në Shqipëri nuk ka lagje më të bukur”, tha Çupi.
Mark Thanaj, 75-vjeç, që do të hyjë së shpejti në banesën e re, tha se lagjja e re është një lagje fantastike. “Ne si familje ndihemi shumë të gëzuar. Unë falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar. Falënderoj Erdoğan-in për zemërmirësinë për shtetin shqiptar dhe për ne”, tha ai.
Projekti i financuar nga Turqia i cili përfshin 522 apartamente, por edhe njësi tregtare dhe qindra vende parkimi, u zhvilluan nga Autoriteti Shtetëror i Zhvillimit Strehimor të Turqisë (TOKI) me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit, ndërsa punimet në Njësinë Administrative Laç në Bashkinë e Kurbinit u realizuan nga kompania Albayrak. Banesat janë dorëzuar me dokumentacionin e nevojshëm dhe familjet do të akomodohen në ditët në vijim.
Shyqyr… qe njerezit te jetojne si njerez!
Keshtu te ndertojet ne te ardhmen. Ndertesa njerzore. Jo me gradaciela dhe pa ambiente argetimi perreth.
vdekja e skenderbeut!!!!!!!!gallat farr shqipot spo e qethin per nanen e baben e tyre biologjik e po e qethin per skenderbeun!!!!! zot mbaju trunin e trazuar,bota ju beri shpi ata prap gili vili,ske cu bene eshte i till lloji i kafshes rraca,musobeti, neto torollaker,yshttt rrace e poshter,e ndyre dhe e pabes….mbase jo te gjithe.
Si e mamin “Bisturia”? Eshte gezuar ndopak per ardhjen e Erdogan trimit?
Parafabrikate, si pallatet me apartamente te Enverit, jane…, por per ata qe kane jetuar ne baranga llamarine, ose ne kulla mesjetare, jane suita me pese yje… Rrofte BABA, dum BABEN…!!!
SHORI SA PER INFO
JANE PALLATE TE VERTETA ME TULLA, LLAC DHE TERMOIZOLIM, JO PARAFABRIKAT SI MENDON TI. POR NESE KE DICKA KUNDRA KAPU DIKU TJETER JO KE PARAFABRIKATI
Keto jane lemosha per ti bër njerzit per budallen se pse nje Zot e di se sa lek na kane vjedhure nga taksat tona Erdogani dhe njerzit afer ti bashke me politikanet tone neper mjet kompanite Turke çë jane vendosure në Shqiprie per te na rrepure nje kriminel dhe diktatore kurre nuke eshte bamires veq ku kane interesa.. Edhe Stlini dhe Maceduni bëni sikure e ndimoni Shqiprine por në të vertet ata ndimonin rregjimin per interesate e tyre edhe ky diktatori i Turqise bën të njejten gje
Po c’thua ooo njeri…?! Mjaft me teorite konspirative… budallalleqe! Gjeni nje fjale te mire, dicka pozitive, sepse jua zbukuron diten dhe shpirtin. Ti gezojne ato 500 familje shtepite e reja!
FLM miku Erdogan!!!!
Falemnderit Erdogan, falemnderit Edi Rama qe na gezuat dhe na e zgjatet jeten me keto miresira dhe sherbime aq te vlefshme per nje jete normale tonen dhe te femijeve tane. Jete te gjate dhe pune te tjera po kaq te mbara.
Shtepi shume te bukura,ambjente shume te mira per femije dhe te ritur.Te njejtat ambiente te fotografuara na i jepni pas nje viti ti shofim
Po ndertojme edhe ne me parate e taksave tona, na falenderoni o mjerane sumperpjete!!
Do Zoti e rrijne shtepi te bukura siç jane ndertuar e nuk kthehen ne shpella qe prodhojne tritol e molotove per te shqyer dyert e k/ministrise.
Ju mjerditurt nuk merrni frymë pa dumbaben….hahhaaha
Erdhi me 17 janar qe eshte vdekja e skenderbeut ky legen po te pakten te kishte zgjedhur nje date tjeter nuk ka bo asgje 500 genoc
id kundra shqiptareve eshte si demshperblim popull budalla hapni Syte
Uroj mos te filloj babezia e zenies se hapesirave te gjelberta per “Bar kafe” sic e kane zakon!
bukur, ja kalojne pallateve te Erionit ne Tirane…
Kompleksi me modern dhe me evropian ne Shqiperi keshtu duhet ndertuar nallbanet tane as pallate nuk dine te bejne