Shifrat e të prekurve në Shqipëri nga derivatët e Covid-19 po marrin ngjitje në piedestalin e infektimeve. Varianti Omicron ka tejkaluar çdo mutacion të mëparshëm përsa i përket përhapjes te qytetarët.
Përhapja e tij nuk i takon më shumë lirisë gjatë festave, sesa hyrjeve në kufirin shqiptar të personave nga e gjithë Europa, si dhe moszbatimit të masave aktuale të vendosura nga autoritetet shëndetësore.
Rovena Daja shprehet për A2 CNN se “Omicronin e sollën emigrantët dhe turistët”.
“Është natyra e tij që përhapet shpejt, prandaj kemi rritje të ndjeshme të shifrave. Presim që të ketë ulje, por kjo ulje mund të vijë në fund të shkurtit apo në mars”, thotë Daja.
Përhapja më e madhe e këtij varianti është provuar që ndodh në ambiente me shumë njerëz dhe atje ku masat nuk zbatohen:
“Mbi 80% janë me Omicron.
Kamza, Astiri dhe ish-Blloku janë zonat me numrin më të lartë të të prekurve, pasi ka shumë njerëz dhe nuk zbatohen masat. Kemi pasur dhe raste të shtuara në shkolla, ku për një javë është karantinuar një klasë”.
Shqipëria ka aktualisht numrin më të lartë të infektimeve ditore dhe rasteve aktive në Ballkan, pas Serbisë.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria renditet pas Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi për nga numri i të vaksinuarëve, çka shihet si rruga më e sigurt për të shpëtuar nga pandemia.
Bashkia e Tiranes duhet te beje disa rregullime persa i perket orarit te punes se punonjesve te saj, mendoj une si qytetar.
Personeli i saj i mirepaguar nga taksat tona te punoje jo vetem para dite she pese dite te javes.
Sektore te vecante si, qarkullimi i audobuzeve te linjave te Tiranes se Re, Unaza…..apo Kinos….Kombinat jane tejmase te ngarkuara dhe shkktojne jo vetem vonese por edhe tejmbushje te mjeteve . Shkaku; largohen nje numur mjetesh nga qarkullimi nga mungesa e kontrollit.Kovidi eshte treguar shume bujar sa i perket “bashkise”.
Pastrimi i qytetit te shtune e te diele…..Vetem ne Tirane te Shqiperise ben vaki qe dy dite pushimi….dite festash dhe pas dite te mos pastrohet qyteti….
Kazanet e plerave jane ndare nga mbeturina mbledhes te mirfillte duke u futur brenda ne kazane …dhe i shperndajne gjithandej…policia bashkiake ben kontroll makinash(per tu cuditur )detyre kjo e policise rrugore.
Policia bashkiake pas ores TRE (pesembedhjete) nuk ekziston.
Po te shkoni vizitor mbremjeve ne Pogradec do te shikoni nje djale veshur uniformen e pastrim-gjelberimit dhe nje karroce dore shkon kazan me kazan provizor dhe heq plehrat….e castit dhe keshtu vazhdon deri sa largohet edhe vizitori i fundit ne shtepine e pushimit.
Ketu ne Tirane nuk shikon nje kujdestar lulesh sepse mbi vendin e planifikuar per lule parkojne makina…..Policia bashkiake nuk i sheh…..
Cfare jane keto “Kamza, Astiri dhe ish Blloku”, qytete apo fshatra ?