‘Sondazhi’ i qeverisë, qytetarët pyeten për legalizimin e kanabisit

18 Janar 2022, 21:10Sociale TEMA

Qeveria e Shqipërisë do të realizojë një pyetësor për disa nga çështjet më të diskutuara të viteve të fundit.

Në këtë nismës, që kryeministri Edi Rama, e cilëson “Këshillimi Kombëtar”, gjenden 12 pyetje mes të cilave dhe lejimi i kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

Disa nga pyetjet ku kërkohet mendimi i qytetarëve janë mbi procesin e integrimit në BE apo nismën ‘Open Balkan’.

Pyetje e tjera kanë të bëjnë me ekonominë, punësimin, Bashkimin Evropian apo luftën kundër krimit.

Ky pyetësor është anonim dhe mund të plotësohet nga kryefamiljari ose çdo pjesëtar i familjes mbi 18 vjeç.

Ndryshe nga sondazhet profesionale, pyetësori i qeverisë shoqërohet me një shpjegim duke orientuar qytetarët që të zgjedhin një alternativë të caktuar.

Pyetja nëse duhet që “Shqipëria të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak”, shoqërohet me shpjegimin se kanabisi mjekësor ka efekte kurative dhe se shfrytëzimi i kontrolluar ka sjellë ndikim pozitiv jo vetëm në shëndetësi por edhe në ekonomi.

Në këtë rast, qytetari orientohet që të zgjedhë alternativën e parë ku thuhet “Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit mjekësor”.

3 komente në “‘Sondazhi’ i qeverisë, qytetarët pyeten për legalizimin e kanabisit”

  1. Leks1 says:

    Shqiperia eshte vone. Legalizim i duhet total. Mjaft me ju la ne dore trafikanteve kjo bime.

  2. MASkaRaI says:

    Cilsat…. Cfare cilsash mor..?
    Cilsat ua kane dhane Afganeve..,, atehere s’paskeni kuptue hic…
    Hahahhhaaaa

  3. Aprovim formes mjekesore. says:

    Po aman ore bejeni same pare ,jeni te vonuar . Ka shume njerez qe vuajne nga semundje te tmerrshme dhe do benit mire formen mjeksore ta aprovoni sa me shpejt. Do shpetoni jete njerezish dhe do ulni fitimet e trafikanteve. Vecse duhet te kete rregulla shume rigoroze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje