Merkel refuzon ofertën e Guterres për të marrë postin në OKB

19 Janar 2022, 18:44Bota TEMA

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar ofertën për të marrë postin e këshilltares së lartë në Kombet e Bashkuara.

Mediat bëjnë me dije se kancelarja i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres javën e kaluar ku e ka falënderuar për pozicionin që i kishte ofruar dhe theksonte se nuk do ta pranonte atë.

Ndër të tjera, theksohet se Guterres i kishte ofruar Merkelit postin e kreut të një organi këshillimor të nivelit të lartë të OKB-së që merret me të mirat publike globale dhe mjedisin.

 

1 komente në “Merkel refuzon ofertën e Guterres për të marrë postin në OKB”

  1. qytetar says:

    Si gjithmone Grua e Ralle.
    Vjen nje moshe qe duhet te terhiqesh.
    Pleqeri te mbare !
    Sa ish Politikane duhet te marrin shembull !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje